marketkonekt
0 0
0
 

Makarona në furrë


Kuzhina e huaj

07 Mar
Burimi:

Living.al

Përbërësit:

500 gr makarona,
300 gr mish të grirë,
1 lt salcë,
1 qepë,
1 karotë,
2 lugë vaj,
djathë parmixhano,
1 degë selino,
kripë, piper.


Salca beshamel:

1 lt qumësht,
100 gr gjalpë ose margarinë,
100 gr miell,
kripë,
arrë moskat.

Përgatitja:

Përgatisim kimën duke skuqur qepën në fillim. Shtohet karota e prerë në kubikë dhe selinoja e prerë hollë. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen. Hedhim mbi to salcën duke shtuar kripë dhe piper. Pasi kima të marrë 2-3 valë, e heqim nga zjarri. Vëmë tenxheren me ujë e kripë dhe ziejmë makaronat për 3 minuta. I kullojmë dhe i përziejmë me kimën; më pas i shtrojmë në tavë. Në një tenxhere tjetër, hedhim gjalpin dhe më pas shtojmë miellin. E skuqim lehtë dhe i shtojmë gradualisht qumështin duke e trazuar që të mos krijohen kokrriza. I shtojmë salcës beshamel, kripë, arrë moskat dhe e lëmë të bëhet kemoze. Këtë salcë e hedhim mbi makarona. Shtojmë sipas dëshirës djathë parmixhano dhe e fusim në furrë më 250° për 25 minuta.






em


empty

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Femrat e bukura në politikë
(Mendoni se bukuria është një element ndihmës ne realizimin e detyrës?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
FURRE MAKARONA RECETA
 4.045 1303070019





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb