Gjumi, efektet pozitive dhe dëmet që sjell mungesa e tij   
Gjumi është një nga proceset më të rëndësishme jetësore të organizmit tonë. Duke qenë i tillë, një studim më i fundit i vë vulën çështjes se sa orë gjumë duhet të flemë….
Nga shqip 01 Maj
 
0
0

Sa orë gjumi nevojiten për të rikuperuar sa më mirë energjitë e harxhuara gjatë ditës? Teoritë për këtë çështje janë të ndryshme. Deri në fund të shekullit të kaluar, mendohej se mjaftonin 4 deri në 5 orë, por kërkimet që kishin çuar në këtë konkluzion nuk ishin të bindshme. Ndërkohë një studim më i kujdesshëm është kryer nga David Dinges, nga Laboratori i Kronobiologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, i cili ka ekzaminuar një duzinë vullnetarësh për të parë se çfarë efektesh do të shkaktonte privimi i gjumit. Së bashku me kolegun e tij, Hans van Dongen, Dinges, i ndau vullnetarët në tre grupe në bazë të numrit të orëve të gjumit në ditë për dy javë: në grupin me katër, shtatë dhe tetë orë gjumë. Përgjatë një dite, dy studiuesit kryen testin e vigjilencës psikomotorike te subjektet e mostrës, konsiderohet sistem i besueshëm për të vlerësuar të metat e gjumit.

Përgjatë këtij tipi analizash, kampioni (personat vullnetarë që merrnin pjesë në eksperiment) u vendos përballë një kompjuteri për disa minuta, ku iu la për detyrë të shtypnin butonin e hapësirës në tastierë sa herë që shfaqej një numër mbi ekran. Me kalimin e kohës, ata që kishin fjetur më shumë, pra tetë orë, treguan një standard të mirë, ndërsa grupet me nga 4 deri në 6 orë gjumë përkeqësoheshin javë pas jave. Dinges në këtë mënyrë zbuloi se 8 orë gjumë janë ideale dhe rigjeneruese. Në fund të fundit, një gjumë i mirë u bën mirë të gjithëve, është i nevojshëm për të karikuar trupin dhe mendjen me energjinë e nevojshme për të përballuar jetën stresuese të çdo dite. Miguel Servantes thoshte me të drejtë: “I bekuar qoftë ai që shpiku gjumin, kapuçin që mbulon të gjitha mendimet e njeriut, ushqimin që heq urinë, ujin që shuan etjen, zjarrin që largon të ftohtin, monedhën me të cilën mund të blesh gjithçka, peshoren e cila barazon mbretin dhe të varfrin”.

Të flesh 8 orë gjumë është një bekim për mirëqenien tonë. Një gjumë i mirë ka fuqinë të rikarikojë energjitë tona, përmirëson humorin, mbron shëndetin e zemrës dhe sistemin tonë imunitar. Sigurisht që me jetën frenetike që bëjmë, të flesh shumë dhe mirë është pak luks. Ndërkaq, është mjaft e vërtetë që mungesa e gjumit influencon negativisht mbi jetën tonë dhe për këtë arsye është thelbësore që të bëjmë sa të mundemi që të flemë sa më mirë.
 
Kur nuk flemë për një natë:

-Lëkura “vuan”. Nëse nuk pushojmë mjaftueshëm lëkura jonë do të hakmerret. Për këtë fakt kur të zgjohemi në mëngjes do të kemi një çehre të zbehtë dhe sy të nxirë;
 
- Ekziston rreziku që të marrim vendime të gabuara. Pjesa e trurit që kontrollon logjikën, dorëzohet, ndaj është shumë më e lehtë që ne të bëjmë gabime;
 
- Rritet ndjeshmëria ndaj dhimbjeve. Pagjumësi shteron rezervat tona të serotoninës dhe kjo çon në një rritje të ndjeshmërisë së dhimbjeve të ndryshme;
 
- Bëhemi shumë nervozë. Lodhja mund të na çojë në një gjendje ankthi dhe nervozizmi në rritje.
 
Nëse nuk arrini të flini për disa net me radhë:
 
-Është e vështirë që të arrini të përqendroheni. Pas disa netëve pa gjumë, kapaciteti ynë i përqendrimit dëmtohet rëndë, madje edhe për të kryer detyra të thjeshta.
 
- Shfaqet rreziku për t’u sëmurur nga diabeti. Të humbasësh orë të shumta gjumi për disa ditë redukton aftësinë e mbajtjes së ekuilibrit të nivelit të sheqerit në gjak.
 
Mungesa e gjumit për një kohë të gjatë çon në:
 
-Obezitet. Pak gjumë shkakton ndryshime metabolike, të cilat grumbullojnë më lehtë yndyrën;
 
-Sëmundje kardiovaskulare
 
Pa bërë aspak pushim, muskujt e zemrës mbingarkohen; kjo mund të shkaktojë rritje të presionit të gjakut apo një trashje e muskujve të zemrës;
 
-Shqetësime psikologjike
 
Fjetja e paktë mund të shkaktojë luhatje humori dhe kjo është e lidhur me fillimin e depresionit;
 
-Ul ose shkatërron funksionin e sistemit imunitar; sistemi imunitar mund të ndalë së funksionuari në mënyrën më efikase.





   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
raiffeisen
living
Vera është në prag.
(Do të parapëlqenit të kishit )



time.al


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
EFEKTE GJUMI JETA NDIKIMI
1305010035








Reklame
Pepsi


Reklame
Hako_0317
Reklame
spitali amerikan


Reklame
Digitalb