amg
0 0
0
 

Shëndeti: Zbulohet "sekreti: që na mban elegantë


Trupi i njeriut përmban dhjetë herë më shumë baktere sesa qeliza, por njëra prej tyre zbulohet se ndihmon tretjen dhe ndoshta do të shërbejë në të ardhmen si kurë për mbipeshën.

15 Maj
Burimi:

Shqip

Bakteri që jeton në zorrë është përdorur për të ndaluar mbipeshën dhe diabetin e llojit 2 në studime të kryera me kafshë, bëjnë të ditur shkencëtarët. Kërkimi i publikuar së fundmi tregoi se një supë që përmban një specie të caktuar bakteri mund të ndryshojë në mënyrë dramatike shëndetin e një miu obez.

Mendohet se ky bakter ndryshon përmbajtjen e zorrëve dhe mënyrën se si absorbohet ushqimi. Teste të ngjashme tashmë duhet të kryhen me njerëzit për të parë nëse i njëjti bakter mund të përdoret për të ruajtur linjat.

Trupi i njeriut është përplot me baktere, – organizma të vogla që për nga numri janë më të shumtë se sa qelizat e trupit, ose më saktë, dhjetë herë më shumë. Dhe ka gjithashtu prova se ky koleksion bakteresh ose “mikrobioma” ndikon te shëndeti.

Studime të ndryshme kanë treguar se dallimet në llojet dhe sasitë e baktereve që gjenden në zorrë kanë lidhje me masën trupore të njerëzve.

Ndërkohë, operacionet e bajpasit gastrik kanë treguar se ndryshojnë edhe balancën e baktereve në zorrë.

Kërkuesit në Universitetin Katolik të Louvain në Belgjikë, punuan me një specie të vetme të bakterit Akkermansia muciniphila. Kjo përbën zakonisht 3 deri në 5 për qind të baktereve të zorrëve, por niveli i tyre është më i ulët te njerëzit në mbipeshë.

Minjtë e vendosur në një dietë të pasur me yndyrë – gjë që i çoi ato në vendosjen e tre deri në katër herë më shumë dhjamë se sa normalisht – u ushqyen me këtë baktere.

Minjtë mbetën më të shëndoshë se sa kushërinjtë e tyre të patrajtuar, por humbën rreth gjysmën e peshës së tepërt pavarësisht se nuk kishte ndryshime të tjera në dietën e tyre.

Ata shënuan gjithashtu edhe nivele më të ulëta të rezistencës ndaj insulinës, një simptomë kyçe e diabetit të llojit 2.

Prof. Patrice Cani, nga Universiteti Katolik i Louvain, i tha BBC: “Natyrisht ky është një përmirësim, por ne nuk e kthyem tërësisht obezitetin. Ne gjithsesi realizuam një rënie të konsiderueshme të masës dhjamore”.

“Ky është demonstrimi i parë që tregon për një lidhje direkte mes një specie të caktuar bakteri dhe metabolizmit.”

Duke shtuar bakteret, u shtua edhe trashësia e mukusit të zorrëve, gjë që ndalon disa materiale për të kaluar nga zorrët te gjaku. Ajo ndryshoi gjithashtu edhe sinjalet kimike që vinin nga sistemi tretës – gjë që ndryshon mënyrën se si yndyra përpunohet në pjesën tjetër të trupit.

Rezultate të ngjashme u arritën duke shtuar një lloj fibre në dietë, e cila solli rritjen e nivelit të Akkermansia muciniphila. Prof. Cani tha se qe “befasuese” që vetëm një specie, nga ato mijëra baktere që gjenden në zorrë, kishte një efekt të tillë.

Ai tha se ky “është hapi i parë” drejt përdorimit të këtyre baktereve për parandalimin apo mjekimin e obezitetit dhe diabetit të llojit 2 dhe se disa forma terapish me baktere mund të përdoren në një të ardhme të afërt.

Prof. Colin Hill, një mikrobiolog në Universitetin e Kork tha: “Është studim shumë interesant. Ne kemi pasur shumë të dhëna që lidhnin bakteret me peshën por kjo është hera e parë që një ndërhyrje duket se funksionon. Gjithsesi nuk mendoj se është e mundur dhe ndihmuese që të hash kek kremoz, çipsa dhe sallam gjithë ditën dhe pastaj të marrësh baktere për të shmangur mbipeshën”.

Ai tha se studimi ka gjasa do të ndihmojë në të kuptuarit më të mirë të faktit se çfarë ndodh në zorrë, që mund të sjellë një këshillë distike më të mirë për njerëzit që po përpiqen të humbasin peshë.

Deklarata

“Ne nuk e kthejmë tërësish obezitetin, por kemi arritur të realizojmë një rënie të fortë në masën dhjamore”

Prof. Patrice Cani

Universiteti Katolik i Louvain

Reagimi

“Nuk mendoj se është e mundur dhe ndihmuese që të hash kek kremoz, çipsa dhe sallam gjithë ditën dhe pastaj të marrësh baktere për të shmangur mbipeshën”.

Prof. Colin Hill

Universiteti i Korkut






register


ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0 1305150086





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan