0 0
0
 

Ç'përfiton biznesi e qytetari nga falja e detyrimeve fiskale?


03 Qer 13

Nga përllogaritjet e Ministrisë së Financave, vetëm falja e detyrimeve të prapambetura shkon në rreth 40 miliardë lekë të reja.

Burimi:

ikub.al

Në seancën e jashtëzakonshme plenare të datës 30 maj, deputetët votuan me 67 vota pro propozimin për ligjin "për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor ", të ndryshuar". Në bazë të këtij propozimi, neni 34 i ligjit ndryshon përkatësisht: data 31dhjetor 2011 bëhet 31 dhjetor 2013". Sipas propozimit të kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho, afati i legalizimit të kapitalit dhe falja e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor shtyhet deri në fund të këtij viti. Ky propozim u vlerësua nga mazhoranca si një iniciativë e suksesshme dhe mundësi e shtuar për përkrahjen e biznesit dhe kategorive të tjera të popullsisë.
Ligji për faljen e detyrimeve i jep fund dhe mbyll një kapitull, ku evazioni dhe informaliteti kanë qenë dominant për t’Iu adresuar një epoke të re të konkurrencës dhe veprimit të ligjit. Rritja e kapaciteteve administrative, forcimi i zbatimit të ligjit dhe njëkohësisht ulja tërësore e barrierave fiskale dhe administrative për biznesin, tashmë e kanë bërë të qartë se qenia në treg, sipas ligjit, pagimi i taksave të ulëta sipas ligjit, ka një kosto më të ulët për biznesin, se sa fshehja e tyre dhe manipulimi i të gjithë aktivitetit të tyre ekonomik dhe kapitaleve që disponojnë
Ndërkohë, në seancën e jashtëzakonshme, opozita nuk dha pranimin e saj për të përfshirë në votim, projektligjin "Për legalizimin e kapitalit, dhënien e amnistisë për disa vepra penale dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor", (propozuar nga Këshilli i Ministrave), miratimi i të cilit kërkon shumicën e cilësuar prej tri të pestave. Edhe pse Kryeministri Sali Berisha dhe përfaqësuesit e mazhorancës bënë thirrje për të kaluar këtë projektligj të rëndësishëm për mbështetjen e biznesit, opozita theksoi ndër të tjera se, Aministia nuk ka marrë mendimin e grupeve të interesit dhe të biznesit.
Nga përllogaritjet e Ministrisë së Financave, vetëm falja e detyrimeve të prapambetura shkon në rreth 40 miliardë lekë të reja. Sikur opozita të kishte dhënë konsensusin dhe do të kishte votuar, ligji do të përfshinte dhe amnistinë penale për disa kundravajtje penale që lidhen kryesisht me tatimet dhe taksat si dhe një sërë çështjesh që sot janë në ndjekje dhe gjykim nga prokuroria apo sistemi gjyqësor për fshehjen e taksave, të klasifikuara si kundravajtje penale.
Pavarësisht kësaj, ky ligj është gjithëpërfshirës jo vetëm për sa i përket subjekteve që u drejtohet, por edhe fushës së mbulimit të tij. Ai ofron një garanci solide që qytetarët dhe bizneset, që nuk kanë deklaruar apo paguar taksat e tatimet, të deklarojnë dhe legalizojnë këto kapitale dhe të shkëpusin njëherë e përgjithmonë lidhjet me një të kaluar fiskale problematike, jotransparente dhe antiligjore.

Çfarë përfshin ligji që u miratua në Kuvend:

-Legalizimin e kapitalit (të vlerave monetare) të qytetarëve dhe personave fizikë;

-Rivleresimin e aseteve të qytetarëve dhe të bizneseve;

-Vetëdeklarimin e detyrimeve tatimore për periudhat e mëparshme për të gjithë komunitetin e biznesit;

-Faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore për qytetarët dhe për bizneset, përfshi dhe gjobat për makinat;

-Faljen e faturave të papaguara të energjise elektrike dhe të ujësjellësave deri në momentin që këto shërbime janë ofruar nga kompani në pronësi të Qeverisë.

Çfarë nuk është përfshirë në këtë iniciativë, në ligjin e miratuar nga Kuvendi?

-Nuk përfitojnë nga legalizimi i të ardhurave monetare apo nga falja e disa prej detyrimeve tatimore, zyrtarët si dhe personat e lidhur me ta, që kanë apo kanë pasur detyrimin për deklarim te pasurisë se tyre. Ky ligj në përgjithësi, nuk do të prekë asnjë nga procedurat administrative apo penale që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka ndërmarrë apo do të ndërmarrë në të ardhmen ndaj personave që kanë detyrimin ligjor për të bërë deklarimin e pasurisë. Natyrisht, jashtë këtij ligji mbeten të gjitha ato vlera monetare apo pasuri të krijuara nga krimi i organizuar, trafiku dhe korrupsioni.


Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »

Ofertë për çdo regjistrim nga Kopshti dhe Çerdhja Tweety...
Për çdo regjistrim deri në fund të muajit Gusht përfitoni një muaj falas.

Dritare & dyer, profile Plastike, Alumini, Druri nga 4.900 lek/m2
ALPLAST-AG, kompania e vetme shqiptare qe punon me produkte te cilat nuk e ndotin mjedisin dhe ruajne shendetin e njeriut.

Shiten apartamente ne Himare,,,
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).


microsoft



SONDAZH
Vjedhja e Bankës dhe politika
(Heshtja e të dyja krahëve të politikes në lidhje me vjedhjen e Bankës tregon:)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
Lexuar: ikub #:
 0
BIZNES FALJA FISKAL LIGJ PERFITIM
 756 1306030024





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga