10 aromat e parfumeve që duhen ndierë këtë verë.   
Ju njohim me 10 parfume që shtëpitë më të famshme të modës promovojnë këtë verë.
Nga Cosmopolitan 21 Qer
 
0
0

Ju mund të jeni  ende duke përdorur parfumin  tuaj të pranverës, dhe nëse është kështu, ok. Por nëse ju jeni gati për të ndërruar parfumin tuaj, ne ju sugjerojmë të t’u hidhni një sy  këtyre  parfumeve nga disa prej shtëpive më  të preferuara të modës për veshjet dhe parfumet tuaja verore. Shopping të mbarë!

 

 

1. I freskët dhe i pastër...me esencën e agrumeve, shalqirit, gjetheve,kastravecit, zambakut të ujit,myshk ky lëng ndihet “super” në lëkurën tuaj. Është një prej aromave që duhet përdorur në përditshmërinë tonë.

2. Eau de Outdoors. Është i frymëzuar nga natyra dhe sigurisht kombinon aromat e gjetheve jeshile, zambakut të ujit dhe drurit të sandalit.

3. Një kokteil tropikal. S’mund të largoheni nga puna për të shkuar me pushime? Provoni frymëzimin që ju fal Saint Tropez,me aromën e boronicave të kuqe, luleve të ishujve të Comorës, myshkut të bardhë do t’ju dhurojë ndjesi të këndshme tropikale.

4.    Një "must  have " mesdhetar. Pas rivierës italiane, kjo aromë  është perfekte për një largim në fundjavë ose si aroma që ju shoqëron gjatë ditës. Përmban përzierje të agrumeve, barbarozës, qelibarit, etj

5.      Një parfum nate. Sensual, i përshtatshëm për stinën e verës, kjo përzierje përmban: esencë nga druri i Sandalit, vanilje, shafran, jasemin. Nëse ju duhet një parfum për netët e verës, është i duhuri.

6.      Eau so Fresh. Emri i tij do të thotë “uji i gëzimit”, me një ngjyrë që i ngjan detit Mesdhe, ky parfum do të thotë “luks.” E duam këtë parfum sepse kombinon grep-frutin, ylang-ylang, ujë jasmin, limon, jasemin, myshk të butë duke lënë pas aromë jashtëzakonisht tërheqëse.

7. "Subtly sexy." Ndoshta ju nuk do ta ndieni, por partneri juaj do ta kupojë menjëherë që ju jeni aty kur të ndiejë përzierjen e aromave të  myshkut, bozhureve, jaseminit.

8.      Aromë e ëmbël dhe romantike “chic”. Ky lloj parfumi ka historinë e vet, në sajë të kombinimit të këndshëm (të agrumeve italiane, bizeleve të ëmbla, myshkut të bardhë dhe karameleve), është një aromë që nuk ju braktis nëse dëshironi të lini përshtypje të fortë.

9.      “Trés Chic.” Me ujin aromatik të trëndafilave, me këtë parfum të jeni të sigurta që do të tërhiqni vëmendjen rrugëve.

10.       Aroma lulesh, jo shpuese! Ky parfum lejon të ndihet era e jaseminit, përmban esenca të drurit, vaniljes, bimëve bishtajore . Është një balancë mes aromave femërore dhe atyre mashkullore.

 






   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Bukuria
raiffeisen
living
Sot ka platforma vendase për blerjet online
(A jeni të kënaqur me shërbimin dhe produktet që ofrojnë?)


FILXHANI SOT

Çfarëdo qe te ndodhe, beso tek jeta, beso tek e nesërmja, be...
RECETA E DITES

Kek me proshutë dhe mustardë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Jeta e vështirë e një jetimi


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: o.zh
ikub #:
MARKA MODA PARFUM VERA
1306210031






Reklame
Pepsi


Reklame
Hako_0317
Reklame
spitali amerikan