amg
0 0
0
 

NENTE MUAJ PR T`U RRITUR


Shtatzania dhe nente muajt qe e karakterizojne.

11 Tet

 

Muaji i pare

Organet e embrionit. Ne javen e katert te shtatzanise embrioni juaj tashme ka zemren dhe stomakun. Ketu jemi ne fazen fillestare te organogjenezes, pra te zhvillimit te organeve te embrionit. Ne kete stad nuk eshte ende e dallueshme qartesisht, por shihen disa njolla te erreta. Ne kete stad dhe truri fillon zhvillimin e tij. Shqisat po fillojne te zhvillohen, por bebja yt, qe eshte vetem nje embrion nuk ka ende gojen dhe syte.

 

Muaji i dyte

Ne muajin e dyte te shtatezanise truri i embrionit zhvillohet me ritme te shpejta, ashtu sikurse stomaky, pankreasi. Shtylla kurrizore dhe venat e gjakut fillojne te formohen. Kembet dhe duart fillojne te zgjaten. Zemra tregon zhvillimin  e dukeshem te pjeses se majte dhe te djathte te saj. Ne kete faze zhvillohen nervat dhe gjuha gjithashtu, por fetusi ende nuk sheh dhe degjon. Te gjitha keto organe te formuar jane te dukshme tashme. Bebja fillon te levize dhe mund te shohim levizjet e zemres se tij ne ekografi.

 

Muaji i trete.

Ne kete stad fetusi trefishon vellimin e tij. Qelizat nervore zhvillohen me tej. Skeleti vazhdon rritjen, dhe artikulimet jane funksionale: gishtat perkulen dhe formojne grushtin, por ende levizjet e tij nuk jane te kontrolluara nga truri. Bebeja yt ne kete faze nuk eshte me embrion, por nje fetus.

 

Muaji i katert

Ne kete faze mushkrite nuk jane ende te formuara plotesisht, por lengu amoniak hyn dhe del ne hapsiren e tyre. Veshet fillojne te kapin tinguj dhe retinat e syve  jane te ndjeshme ndaj drites edhe pse fetusi nuk sheh ende plotesisht. Fetusi mund te hap gojen dhe te levize qepallat e syve.

 

Muaji i peste

Ne kete faze shumfishimi i qelizave nervore ka perfunduar, muskujt fillojne te tkurren. Nese fetusi eshte femer formihet vagina. Seksi I fetusit ne kete faze eshte I dukshem ne ekografi.  Qepallat e syve mbulohen nga qerpiket. Iridi I syve merr ngjyre dhe bebja fillon te thithe gishtin e tij. Bebeja fle nga 16 deri ne 20 ore ne dite. Bebeja yt eshte shume aktiv. Ne fund te muajit te peste femija mban keto permasa: rreth 16 cm gjatesi dhe peshon 500 g.

 

Mujai i gjashte

Formimi i organeve gjenetike ka perfunduar ne kete faze. Shfaqen thonjte dhe nervat plotesohen me mire. Bebeja yt degjon dhe ragon ndaj tingujve dhe prekjes. Ai eshte rreth 33 cm dhe peshon rreth 900 gr.

 

Muaji i shtate

Kjo eshte etapa e fundit e plotesimit te sistemit nervor. Levizjet e bebes jane te komanduara nga truri tashme dhe jane levizje te rregullta. Retina e syve hyn ne funksion dhe fillon te perceptoje driten. Bebeja fillon te beje perdredhje te verteta ne barkun  e nenes se tij. Ai eshte rreth 37 cm dhe peshon rreth 1500 gr.

 

Muaji i tete

Gishtat e bebes jane plotesisht te formuara dhe ai eshte i ndjeshem ndaj dhimbjes. Bebeja ne kete faze ushqehet me lengun limfatik qe e rrethon. Urinin shpesh dhe rrotullohet e leviz shume duke i krihuar vetes me shume hapsira. Ai eshte rreth 43 cm dhe peshon 2200 gr.

 

Mujai i nente

Ky eshte dhe muaji thelbesor ku femija merr zhvillimin perfundimtar. Truru plotesohet plotesisht dhe cdo gje zhvillohet me shpejtesi. Ne kete faze bebeja pozicionohet me koken poshte dhe eshte gati per te lindur. Reflekset e tij jane te gjtha aktive dhe ai eshte gati per tu perballur me boten e jashtme. Ne kete faze perfundimtare ai eshte 50 cm i gjate dhe peshon 3200 gr.

 









ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: ikubfemra
ikub #:
 0
810110494





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan