digitalb
0 0
19
 
Ushqimi ne shtatzani   
Mënyra e ushqimit dhe tradita e të ushqyerit, ka ndikim shumë me tepër në shëndetin tonë..
Nga ikub.al 11 Tet

Mënyra e ushqimit dhe tradita e të ushqyerit, ka ndikim shumë me tepër në shëndetin tonë se sa është menduar më parë, e kjo sidomos është më e shprehur gjatë shtatzënisë.

Në shtatzëni vlejnë gati të njëjtat rregulla për ushqimin dhe mënyrën e të ushqyerit si edhe jashtë shtatzënisë

  • Ushqim me shumë vlerë dhe i shumëllojshëm
  • Ushqim i pasur me vitamina dhe minerale
  • Sheqer dhe yndyra në sasi sa më të vogla
  • Te kursehet kripa e kuzhinës
  • Prodhimet nga drithërat të pa përpunuar (kokrra e tërë) çdo ditë
  • Të mos konsumohet duhan.

Gjatë shtatzënisë duhet pasur kujdes në këto këshilla:

  • Mos përdorni-konsumoni alkool
  • Marrja e lëngjeve ne sasi të mjaftuara
  • Jo mish të freskët (rrezik të infektoheni me toksoplazmozë)
  • Mos përdorni qumësht të pa zier-përpunuar termikisht si dhe prodhime nga qumështi i pa zier, (rrezik të infektoheni me listeriozë).

Gjatë shtatzënisë kërkesat për kalori dhe materie ushqimore shumë pak shtohen. Nga muaji i 4-të i shtatzënisë duhet të merren gjithsejtë 200-300 kalori shtesë në ditë, krahasuar me periudhën jashtë shtatzënisë. Sasia e gjithmbarshme e materieve ushqyese nuk duhet të shtohet, e sidomos jo sipas thash e thënave të merret ushqim sa për dy. Përparësi duhet dhënë prodhimeve ushqimore të cilat janë të varfra me kalori, ndërsa të pasura me vitamina dhe materie minerale (perime, pemë, patate, ushqime me drithëra me kokrra të pa përpunuara-të tëra, peshk, prodhime qumështi). Shtimi i lejuar i peshës trupore duhet të sillet nga 11-15 kg.

është shumë me rëndësi shpërndarja në mënyrë të barabartë e marrjes së shujtave. Duhet që të largoheni nga mos marrja e ushqimit në periudha të gjata gjatë ditës. Hani mëngjes mirë! Mos harroni qe te merrni sasi të vogla të ushqimit edhe në mes shujtave kryesore (mëngjesit dhe drekës)! Për të plotësuar me siguri nevojat ditore me materie ushqimore, është kusht që të merret një shujtë ditore e nxehtë me patate, perime, sallatë, dhe copëza mishi ose peshku.

  • Me përdorimin e kripës së kuzhinës të jodizuar, ju bëni prevenimin e mungesës së jodit. Marrja në sasi të mjaftuara të jodit, ndihmohet dhe sigurohet edhe gjatë marrjes së ushqimeve me qumësht dhe peshk.
  • Me marrjen e ushqimeve nga drithërat, pemët si dhe perimet te cilët nuk janë përpunuar-nuk u është larguar korja-lëvozhga, ju ndihmoni në parandalimin e obstipacionit (zbrazja rrallë e zorrës së trash), që është një dukuri e shpeshtë gjatë shtatzënisë.
  • Sasia e pirjes së lëngjeve duhet të jetë në rreth 1-1.5 litër brenda 24 orëve. Ka veprim të mirë pirja e ujit mineral si dhe çajet e pemëve dhe bimëve, zakonisht pa sheqer ose me shumë pak sheqer. Mos përdorni kafe dhe çaj shumë të fort, koka kola, fanta e të ngjashme.

GJëRA PRAKTIKE

QUMëSHTI DHE PRODHIMET E QUMëSHTIT:

Materie me vlerë-
Ushqyese

Sasia e propozuar

Gjëra ushqimore të propozuara

Gjëra ushqimore që nuk propozohen

Proteina

Nga muaji i 1-rë deri në muajin e 6-të të shtatzënisë 400 - 500 ml/ditë qumësht me yndyrë dhe 20 - 30 g djathë

Nga muaji i 7-të deri në muajin e 9-të të shtatzënisë 500 - 600 ml/ditë qumësht me yndyrë dhe 50 g djathë

Qumësht i pasterizuar pa ia larguar yndyrën, jogurt, kos me (3.5% yndyrë),

Djathë me yndyrë (Gouda, Edamer) veçanërisht të pasur me kalcium

Qumësht të cilit i është hequr yndyra e sidomos me mungesë të vitaminave të tretshme në yndyra (A,D,E,K)

Materie minerale: kalcium, fosfor, magnez, zink, jod

Jogurt frutash, desertë qumështi të përgatitura me, kakao, sheqer në sasi të mëdha, ndërsa me pakë vlera të vlefshme yndyrash

Vitamina: sidomos vitamina A, B1 dhe B2.

Djathë i freskët i varfër me kalcium


VEZëT

Materie me vlerë-
Ushqyese

Sasia e propozuar

Gjëra ushqimore të propozuara

Gjëra ushqimore që nuk propozohen

Proteina

2-3 vezë në javë

Vezë të freskëta por jo të fermave por të fshatit

Duhet llogaritur edhe vezët të cilat u shtohen ushqimeve brenda javës

Oligo elemnete-te rralla

 

Vitamina
A, B2,D

 

MISHI DHE PRODHIMET E MISHIT:

Materie me vlerë-
Ushqyese

Sasia e propozuar

Gjëra ushqimore të propozuara

Gjëra ushqimore që nuk propozohen

Proteina

Sasia ditore 100 - 120 g
(një shnicël e vogël është rreth100 g)

Të gjitha llojet e mishrave të përpunuara termiskisht-ziera

Suxhuk dhe sallame te ndryshme

Mineralet: hekur, zing
dhe bakër

Në mishin e derrit vitaminë B1, në mishin e viçit dhe të gjedheve zink

Sallamet dhe suxhuku përmbajnë rrethë 50% yndyrëra

Vitamina: sidomos B1 dhe B6


Mëlçi viçi: Studimet Britanike tregojnë se mëlçia mesatarisht përmban në 100 g 13-39 g Vitaminë A (44.000-130.000 IE). Dëmtimet e embrionit munden me ndodhë në tremujorin e parë të shtatzënisë gjatë marrjes së sasisë së Vitaminës A 25.000-40.000 IE në ditë. Kjo dozë arrijnë me rastin e marrjes së 10 g të mëlçisë së viçit në ditë. Mish të freskët gjegjësisht mish gjysme të pjekur (Steak), nuk duhet konsumuar-ngrënë

BUKë:

Materie me vlerë-
Ushqyese

Sasia e propozuar

Gjëra ushqimore të propozuara

Gjëra ushqimore që nuk propozohen

Materie Proteinike

3-4 pjesë buke në ditë përmbajnë rreth150 g)

Bukë dhe prodhimet prej drithërave të pa përpunuar (bukë e zezë)

Buka e bardhë

Elemente te rralla oligo elemente

çdo ditë të dytën ditë nga një pjatë me grimca buke 30-40 g

Grimcat e bukës se bardhe ose prodhime të ngjashme

Tost

Vitamina: B1, B6, acid folik

Kifle dhe të ngjajshme

 

PATATE

Materie me vlerë-
Ushqyese

Sasia e propozuar

Gjëra ushqimore të propozuara

Gjëra ushqimore që nuk propozohen

Materie Proteinike

Në ditë 3 patate me madhësi mesatare
(rrethë 150-200 g)

Patate të ziera

Pumë fri (pommes frites)

 

Pire patate

patate të pjekura ose të përgatitura në yndyra (çips, patate të fërguara)

Vitamina
B1, B2, C dhe oligoelemente

ushqime të tjera të përgaditura nga patate të ziera

 

PESHKU

Materie me vlerë-
Ushqyese

Sasia e propozuar

Gjëra ushqimore të propozuara

Gjëra ushqimore që nuk propozohen

Materie Proteinike

çdo 2 javë 1-2 porcione me peshk (rreth 150-200 g)

Peshk deti sidomos i pasur me jod

të gjitha llojet e peshkut që përmbajnë shumë yndyra

Jod

P.S. Sipas mundësive peshku të mos përpunohet-mbështillet me ve e miell!

YNDYRëRAT

Materie me vlerë-
Ushqyese

Sasia e propozuar

Gjëra ushqimore të propozuara

Gjëra ushqimore që nuk propozohen

Putër: vitaminei të tretura në yndyrëra A, D, E, K

Në ditë rrethë 30 g puter/margarinë
dhe rrethë 10 g vaj (një lugë të madhe gjelle)

Putere e margarne të ndryshëm që ndodhën në vaj luledielli, ulje i pasur me acid linolik, vaj farëra drithrash

Dhjam: i pasur me pak vitamina të tretshme në yndyrëra si dhe acidin linolik

Margarina: vitamina
A, D, E, K, acidi linolik

Dhjam-yndyrëra që nuk vërehen në : suxhuk, sallame, majonezë, qipse pumfrit ( pommes), në ëmbëlsira

Këshilla praktike : Puteri të përdorët për lyerje, ndërsa për gjellë dhe pjekje, të përdoret margarina, vajin për sallatë, si dhe vaji të mos i nënshtrohet temperaturave të larta pasi e humbet acidin linolik.

PERIMET

 

Materie me vlerë-
Ushqyese

Sasia e propozuar

Gjëra ushqimore të propozuara

Gjëra ushqimore që nuk propozohen

Oligoelemente

Sasitë-dozat ditore:
100-200 g perime, dhe (një pjatë-me perime të freskëta)

Speca, spinaq, bizele, qepë hudhra, domate, etj.

Perime të konservuara në kanaqe ose enë qelqi

Materie që nuk tretën

ß-caroten (provitaminë A), vitamin C, acid folik

Acidi folik është shumë i ndieshëm në temepratura të larta, për ate nuk duhet që të zihen shumë! Të gjitha llojet e perimeve duhet të lahen mirë para përdorimit!

PEMëT

Materie me vlerë-
Ushqyese

Sasia e propozuar

Gjëra ushqimore të propozuara

Gjëra ushqimore që nuk propozohen

Oligoelemente

Sasia-dozat:
100-200 g pemë të freskëta dhe eventualisht një gotë e vogël e lëngut nga pemë të freskëta

Pemë të freskëta në vartësi prej stinës së vitit. Dimrit (lëng limoni-lëng natyral)

rrush, banane, (pemë të pasura me shumë kalori.

Materie që nuk treten sidomos pemët e freskëta

Lëngje që përgatiten dhe nektar (Ujë sheqer, nektar)

Vitamina: C, acid folik

Pemë të konzervuara (përmbajnë sasira të mëdha sheqeri!)

Përdorimi i pemëve është i përshtatshëm për mes-shuajte (më mirë se sa të përdoren ëmbëlsira). Pemë ose lëngje të pëgaditura nga pemë të freskëta mund të përzihen me qumsht ose me jogurt. Para se të hahen pemët duhet të shpërlahën mirë ose të qërohen.

LENGJET

Materie me vlerë-
Ushqyese

Sasia e propozuar

Gjëra ushqimore të propozuara

Gjëra ushqimore që nuk propozohen

Mbajtja e balancit të lëngjeve dhe funksionimi veshkëve

1-1,5 l në ditë (duhet llogaritur supën dhe qumështin)

ujë mineral, çaj pemësh e bimësh-lulesh mundësisht pa sheqer

të gjitha llojet e pijeve të përgaditura me sheqer, lëngjet e pemëve me nektar, kola, fanta, kafe e fort, çaj i i fort i zi (rusi)

 

ëMBëLSIRA, AKULLORE

Materie me vlerë-
Ushqyese

Sasia e propozuar

Gjëra ushqimore të propozuara

Gjëra ushqimore që nuk propozohen

Kalori të padëshiruara nga mielli i bardhë, sheqeri dhe yndyrat!

mundësisht të mos përdorën

për fat të keq, nuk mundem asgjë t'ju propozoj

Bonboniera, çokolata, bonbone, mbushje me çokolatë, desertë të gatshme.

Sheqeri të përdorët me kujdes! Mjalti, nuk ka përparësi ndaj sheqerit!
Në vend të ëmbëlsirave më mirë është të merren pemë të freskëta ose sallatë me pemë, një gotë qumësht, ose një gotë lëngu të fituar me shtrydhjen e pemëve të freskëta.

 

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 19 810110506





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
gjylfidane xhemajli
Para 6 muajsh  
  
e kam ni kshtill ju lutem te me ndimoni jam shtazen 7 muaj nuk po muj me ahger mengjes po vjedhii ju lutem shka me ahger ma shum per femijen per mo fercu ju lutem kthema pergjigjjen

     
gjylfidane xhemajli
Para 6 muajsh  
  
duhet me pas kujdes per ushqimin qi hajna ju lus fermrav qe jan shtazen te mos arbojrtojn femij e vet

     
gjylfidane xhemajli
Para 6 muajsh  
  
mashallah duhet mu rujt mir per femijen e par haha happyy jam shum per femijen e par ishlaalh zoti ju jep krejve
     
sabina dauti
Para 8 muajsh  
  
jam shtatzan jam muajin e7 dhe kam diabetin por me qfar ulet diabeti ilart
+0     
Jeta
Para 8 muajsh  
  
??
     
Dada
Para 10 muajsh  
  
Interesante: www.ebuy.al
-1     
FLORI
Para 15 muajsh  
  
kam nusen ne muajin e pest te shtatzanis cdo menges ha nga nje banane dhe rrushin e konsumon se tepermi a mos jan te demshme ju lutem dua nje pergjigje.
+4     
jeta
Para 23 muajsh  
  
Te lumt shum mir me keshillove qe te perdor sasin e ushqimit ne ate qe duhet perdorur gjat shtatzanis.te lumt
-2     
ida
Para 24 muajsh  
  
jam shtatzene 3 mujshe dua te di cfar te ha me shume qe ta bej bebin me floke shume
+13     
libade xhekaj
Para 26 muajsh  
  
kam ni keshill amun mem nimu se jam shtatzan nmujin e3 po kam probleme ne ushqim po ju preferoj qa muj mehanger
+3     
rina 79
Para 27 muajsh  
  
hhhhh
     
rina 79
Para 27 muajsh  
  
jam shtatezen ,po nuk jom ka muj me nderpre cigaren a mundem se paku 5 cig ne dite me i pi flm
+4     
linda
Para 27 muajsh  
  
un kam mbetur shtatzan mas 4 vite jam shum e lumtur
+8     
Beta
Para 32 muajsh  
  
edhe une kam degjuar se ne shtatzani duhet me henger ma shume peme dhe perime edhe une jam shtatzane ne muajn e e 3
+1     
Beta
Para 32 muajsh  
  
edhe une kam degjuar se ne shtatzani duhet me henger ma shume peme dhe perime edhe une jam shtatzane ne muajn e e 3
+2     
linda
Para 34 muajsh  
  
nuk kum pas femij 10 vite tash kum met me inikcia
+0     
linda
Para 34 muajsh  
  
nuk kum pas femij 10 vite tash kum met me inikcia
+1     
dona
Para 35 muajsh  
  
une jom shtatzen.po une kam degjuar se gjat shtatzenis te pordoren sa mshum pem pamar para sysh se qefar ,veq kam degjuar se pemet jan vitamini ma i porshtateshem por foshnjen,si asht menidimi jua pra ,flm ju pershendes
+1     
tina
Para 41 muajsh  
  
shum mir keni shkruar per shtatzanin kisi kshilla duen gjat shtatzanis
+7     


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as