marketkonekt
0 0
0
 

Rendesia e qumeshtit


Pse është e rëndësishme që fëmija të ushqehet me qumështin e nënës?

11 Tet

 

Pse është e rëndësishme që fëmija të ushqehet me qumështin e nënës?
Qumështi i nënës paraqet ushqim ideal për beben tuaj.

Përparësi për beben:

  • Te qumështi i nënës janë prezente shumë përbërje të rëndësishme të cilat nuk i ka te formula e qumështit.
  • Ai është i sigurtë (i pastër pa bakterie) dhe tretet lehtë.
  • Në 6 muajt e para të jetës, përmes qumështit të nënës plotësohen jo vetëm nevojat e bebes për ushqim, por edhe nevojat për ujë. Ai është ushqim i shkëlqyer edhe për 6 muajt e ardhshëm, i kombinuar me ushqime tjera.
  • çdo herë është i arritshëm kur i nevojitet bebes tuaj (nuk duhet të përgatitet).
  • Fëmija i ushqyer me qumështit e nënës ka gjasa më të vogla se dotë fitojë ndonjë infeksion, alegji ose sëmundje tjera.
  • Fëmija i ushqyer me gji zhvillohet më mirë.

Përparësitë për nënën:

  • Nuk kushton asgjë dhe nuk nevojitet kohë për përgatitje.
  • Ndihmon të ndjeheni të afërt me beben tuaj.
  • Ndihmon trupi juaj pas lindjes të kthehet në normale më shpejt.
  • Mbron nga sëmundje të caktuara (kancer të gjirit dhe vezoreve, dhe osteoporozë).

Fillimi i të dhënurit gji
Edhe pse dhënia gji paraqet punë naturale, shumicës së grave u nevojitet një mësim i vogël. Infermieret në spitale do t'ju ndihmojnë , por zakonisht duhet një kohë e caktuar për të cilën ju edhe bebeja do të bëheni ekspertë për këtë gjë. Jeni të durueshëm dhe kënaquni me beben tuaj.

  • Vendoseni fëmijën në gji, sa më shpejtë që mundeni. Kjo mund të jetë gjatë orës së parë pas lindjes, por mundet edhe më vonë. është e mundshme që fëmija qysh në fillim ta thith fortë gjirin ose vetëm ta provojë në fillim dhe menjëherë ta lëshojë thithin – edhe njëra edhe tjetra janë normale.
  • Jepni fëmijës të pijë aq shpesh sa do ai. Kolostrumi është qumështi i parë dhe ai është shumë i rëndësishëm për beben tuaj (e mbron nga infeksionet).
  • Për disa ditë kolostrumi do të kalojë në qumësht të vërtetë – të pjekur. Qumështi do të bëhet më i lëngshëm, ndërsa ngjyra nga e verdhë do të kalojë në të bardhë të tejdukshme.
  • Me thithjen, gjinjtë tuaja prodhojnë më shumë qumësht. Sa më shpesh që pi foshnja aq më shumë qumësht do të krijohet.
  • Numri i madh i ushqimeve (në 2-3 orë, natën dhe ditën) ndihmon në ardhjen e qumështit.
  • ço hërë duhet t'ia ofroni të dy gjinjtë, gjatë çdo ushqimi, edhe pse në fillim bebeja do të thith vetëm pak nga gjiri i dytë. Herën e ardhshme filloni me atë gji.
  • Kur do të vijë qumështi, gjinjtë bëhen të mpira dhe të dhembshme.
  • I jepni shpesh gji fëmijës dhe me atë do të normalizohet edhe ardhja e qumështit.
  • Ndonjëherë është e nevojshme, në fillim, të mjelni pakëz qumësht që fëmija të mund të thith më mirë.

Kapja e thitihit
është e rëndësishme që bebeja ta kap thtithin sa më shpejt që mundet. Kjo do t'i mundësojë më mirë të thithë dhe të nxjerrë më shumë qumësht. Gjithashtu ky është parandalimi më i mirë kundër thithave të plasura dhe të dhembshme dhe nga mastiti.

  • Gjeni një pozitë konforte. Shumica e grave preferojnë të japin gji në pozitë të ulur, por ju nëse nuk ndjeheni mirë kështu, mundeni edhe në pozitë të shtrirë ose anësh.
  • E kapni beben ashtu që të mundeni ta afroni afër vehtes, me fytyrën, mjekrën dhe gojën përballë thithit.
  • Buza e sipërme e bebes duhet të jetë te maja e thithit ndërsa buza e poshtme 2.5 cm nën thithin.
  • Koka dhe qafa e bebes duhet të jenë në vijë të drejtë.
  • Sigurohuni që goja e bebes është e hapur gjërë dhe se gjuha e sa është poshtë dhe e nxjerur jashtë .
  • Që ta detyroni ta hap gjërë gojën , i bini ngadalë me thithin.
  • Shpejt afrojeni beben në gji. I hiqni gishtat që të mos pengojnë.
  • Pasi që do ta pranojë thithin, mjekra e bebes e prek gjirin tuaj. Goja e bebes duhet të jetë e hapur gjërë dhe pjesa më e madhe e areolit (pjesa e pigmentuar rreth thithit) duhet të jetë në gojën e bebes, kryesisht në anën e mjekrës. Kontrolloni që bebja nuk e thith vetëm thithin.
  • Pas disa thithjeve duhet të fillojë të thith dhe të gëlltis barazi, gjatë disa minutave. Pastaj mund të ndërpres pakëz, të pushojë para se të fillojë sërish.
  • Pasi që të mbarojnë me pirjen, bebet zakonisht e lëshojnë thithin. Nëse bebeja juaj nuk bën kështu, ose nëse e zë gjumi me thithin në gojë, hiqeni me kujdes – ndërpritni me dhënien gji ashtu që do ta futni gishtin në këndin e gojës së bebes.
  • Zakonsiht, thithat janë të ndjeshme dhe dhëmbin në fillim të dhënies gji. Kjo ndërpritet menjëherë pasi të fillojë të rrjedh qumësht dhe pasi puthitja është e drejtë.
  • Nëse është i lënduar thithi, ose nëse dhembja vazhdon edhe gjatë dhënies gji, hiqeni beben dhe filloni sërish nga fillimi. Që ta ndërpritni thithjen, futeni gishtin në këndin e gojës së bebes.
  • Nësa thithat janë të plasura dhe me dhembje, mundeni ta shkurtoni pakëz thithjen, por edhe më tutje është e nevojshme ta ushqeni me gji.
  • Nëse dhembja perzison ose keqësohet, këshillohuni me mjekun tuaj.
  • Bebeja juaj do të mësohet të thith më shpejtë, nëse nuk i jepni cuclla dhe shishe derisa të arrihet pirja gji dhe derisa nuk siguroheni që shkon mirë, gjatë disa javëve.

Gromësimi

  • Bebet gjatë pirjes gji thithin ajër. Mundohuni ta hudh ashtu që pasi të mbarojë me pirjen do ta drejtoni beben, me kokën të mbështetur në krahun tuaj, dhe me dorën tuaj lehtë do t'i bini në shpinë, që të gromësijë - nëse nuk keni sukses për disa minuta mos u brengosni. Bebet thithin më shumë ajër derisa qajnë se sa gjatë vetë pirjes gji.
  • Shpesh ndodh gjatë gromësimit bebeja të vjell qumësht. Ndonjëherë duket se vjell sasi më të mëdha por prapë të mos jetë e sëmurë. Nëse nuk jeni të sigurtë, konsultohuni me infermieren e patronazhit ose me mjekun.

Si do të gjendeni kur do të ktheheni në shtëpi?
Kur do të ktheheni nga materniteti në shtëpi me beben e re, ju presin shumë gjëra që duhet t'i mbizotëroni, edhe pse jeni të lodhur nga vetë lindja dhe nga ajo që zgjoheni më shumë herë gjatë natës. Kryesore është ta kuptoni qe ju paraprin një proces në të cilin do të adaptoheni mes vehte, ju me beben tuaj, dhe ajo me ju. Ju ë dy ende mësoheni.

  • Siguroni që të ndjeheni konfort gjatë dhënies gji. Përdorni jastëk për mbështetje. Relaksohuni, kjo ndihmon që t'ju vijë më shumë qumësht.
  • Kontrolloni a kap bebeja mirë thithin. Nëse ndjeni dhembje, kërkoni ndihmë.
  • Ia jepni në fillim njërin gji, e pastaj edhe tjetrin. Herën e ardhshme veproni anasjelltas. Në këtë mënyrë stimulohet ardhja e qumështit dhe do të ketë më shumë qumësht për më vonë kur do të zmadhohen nevojat e bebes. është e rëndësishme komplet të zbrazet njëri gji.
  • Disa nëna kanë sukses në dhënien gji, ashtu që gjatë njërit ushqim e japin njërin gji, në të ardshmin tjetrin.
  • Sa më shpesh jepni gji aq më shumë qumësht do të vijë. Nëse jeni të brengosur dhe mendoni se keni pakëz qumësht, mundohuni disa ditë bebeja të thith më shpesh.
  • Të porsalindurit kanë nevojë për më shumë ushqime (8-10 herë) për 24 orë. Nëse ju mbingarkon ajo që jepni gji tërë kohën, provoni ta ushqeni beben në 2-3 orë.

Bebeja juaj nuk dallon natë - ditë
Ndihmoni bebes ta mësojë dallimin mes natës dhe ditës. Bebet më të vogla kanë nevojë për ushqime të natës, por ju do të lodheni nëse kjo është shpesh.

  • Siguroni mjaftueshëm ushqime gjatë ditës. Nëse fle shumë gjatë, gjatë ditës (3-4 orë është mjaft) zgjoheni me kujdes. Xhvisheni dhe i bini ngadalë derisa të zgjohet.
  • Gjatë ditës, e leni të luajë pas pirjes gji.
  • Ushqimet e natës i bëni të bezdisshme, ndaleni dritën dhe ndërpritni me dhënien gji, sa më shpejt që mundeni.

Ku të drejtoheni për këshillë?

  • Pediatri juaj
  • Motra e patronazhit
  • Klinika e Pediatrisë – Ambulanca e Neonatologjisë





em





ilma




Sondazh
Këngëtaret e reja
(Performancat e tyre shoqërohen prej shumë të rinjsh dhe adoleshentë. Ata ndodhen aty se ju pëlqen?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: ikubfemra
Lexuar: ikub #:
 0
 2.151 810110534





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

dga