femra
0 0
2
 
Lindjet me operacion.   nga ikubFEMRA 
Nese lindja vjen ashtu sic nuk e kishim parashikuar, atehere nderhyrja me operacion ne kete rast është e nevojshme. Në të shkuarën kjo praktikë ndryshe nga sot që është bërë më e shpeshtë, është përdorur vetëm në raste emergjente, kur lindjet natyrale shfaqnin rrezik për jetën e nenes dhe femijës.
  31 Tet

Percse lindje me operacion?
Kur lindja natyrale bëhet e pamundur për arsye të ndryshme:
-kur fundi i barkut të nënës është tepër i ngushtë dhe nuk mundeson daljen e foshnjes;
-kur fëmiaj është i shëndoshë dhe nuk mund të kalojë normalisht për të dalë jashtë;
-kur rezulton se fëmija në momentin e lindjes është në një pozicion të papërshtatshëm për të lindur në mënyrë natyrale.
 - kur ekziston ndonjë pengesë që ndalon daljen e fëmijës, psh kordoni ombelikal, një cist në trupin e nenes, një malformim i placentës, etj.

Nevoja për të ndërprerë shtatzaninë përpara përfundimit të saj me ane të operacionit për arsye shëndetësore të fëmijës apo nënës ndodh:
- ne rast sëmundje të fëmijës (diabeti, tossiemia ose vonesa në rritjen e tij)
- kur nena ka emoragji;
- lindje binjakesh;
- sëmundje të nënës;
- incompatibilitet i RH.

Nevoja për t`i dhënë fund shtatzanisë:
-tejlodhje e nënës, probleme kardiovaskulare që e pengojnë të përfundojë ciklin e lindjes normale.
-kur koka e femijes nuk hyn ne vrimen e daljes se tij dhe kjo shkakton një vuajtje fatale për nënën.


Ndërhyrja
është një ndërhyrje kirurgjikale që nuk bëhet në sallën e lindjes por në atë të operacionit. Per te realizuar sa më mirë këtë operacion, nevojitet që pjesa të depilohet plotësihst dhe disinfektohet e me pas kirurgu fut një sondë në trupin e nënës dhe fillon të ndërhyjë fillimisht në lëkure, më pas në muskujt e abdominaleve dhe te organit femëror. Në këtë mënyrë behet e mundur nxjerrja e fëmijës dhe pas tij placenta. 
Në një moment të dytë qepen të gjitha pjesët e dëmtuara nga lindja dhe fijet e peut do të hiqen për 5 deri ne 7 ditë pas lindjes. Kjo ndërhyrje zkonisht zgjat nje orë ose një orë e gjysëm.
Operacioni mund të bëhet me anestezi lokale dhe të përgjithshme në raste të urgjencës ekstreme. 


Pas operacioni
Pas këtij operacioni nëna mbahet nën kontrollnë sallën përkatëse. Shpesh lodhja në lindjet me operacion ëhstë më e madhe se ajo e lindjeve natyrale. Fillimi i procesit të të ushqyerit, shpesh sjell dhimbje që kërkojnë një ushqim special.  
Plaga e poeracionit mund të dhëmbi edhe me pas edhe pse shenja nuk është më e dukshme për shkak të qimeve publike. Plaga merr pamjen e saj definitive pas  rreth tetë muajsh, por nuk duhet të ekspozohet në diell të paktën për një vit.
Në raport me fëmijën në këtë rast qumshti i nënës ndodh që mund të vijë më vonë për shkak të lodhjes së nënës nga operacioni. Më pas kurat që ndërmerren për nënën dhe fëmijën pas lindjes me operacion mund të keqinterpretohen nga të dyja palët për shkak të ndarjes që u shkaktohet.

Rikthimi në shtëpi bëhet zakonish pas një jave dhe rikthimi në jetën normale duhet të jetë progresiv dhe me e ngadaltë se një lindje natyrale, por zakonisht pasi kalon një muaj lindja me operacion për nënat do të jetë thjesht një kujtim.


Lindja me operacion dhe eksperienca e nënës
Në varësi të rasteve lindja me operacion mund të jete e parashikuar që më parë ose mund të ndodh që të ndërmerret menjehere në momentin e lindjes kur është e nevojshme. Shumë nëna që i janë nënshtruar lindjes me operacion në momentin e fundit sese ka qënë e nevojshme, thonë se janë privuar nga mundësia për të “lindur”. 

Shumë lindje me operacion?
Edhe pse ne ditët e sotme lindja me operacion është bërë tepër komune dhe në disa klinika ajo i superon 25% të lindjeve (për specialistët, 15% e rasteve është normale që të ndodhë). Megjithatë tek e fundit mbetet gjithnjë një operacion. Komplikacionet e pas lindjes me operacion sa u përket infeksioneve janë trefish më të mëdha se lindja natyrale.


Rritshmëria e lindjve me operacion ka ndodhur:
- për një monitorim më të mirë të fetusit
- një njohje më e mirë e rreziqeve të lindjes së fëmijëve që kane probleme (janë të shëndetshëm dhe  nuk mund të kenë një lindje normale)
- rritja e shtatzanive me rrezik, sidomos shtatzanite me binjake dhe atyre të vonuara.
- Rritja e progresit në teknikat kirurgjike dhe anestetike.
 

salus
Na ndiqni
register
living
Ndarja në çift është një fenomen normal sot
(Por a mund të ruhet së paku miqësia me ishin?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: ikubfemra
ikub #:
 2
810310011





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
arjeta
Para 9 muajsh  
  
Pas lindjes se pare me operacion e prerje cezariane mbas sa kohe mundem pram te mbeten shtatzane a ka ndonjr probleme neqoftesw mbetem mbas nje viti shtatzne faleminderit
     
arunaisa
Para 31 muajsh  
  
sa keq sa keq sa keq ahhahha qe po lind ahaha suada zemer budallca ahhah
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan