0 0
0
 

Faktorët ambientalë që ndikojnë në rritjen e fëmijës


Raportet midis rritjes dhe faktorëve të brendshëm, si dhe midis rritjes dhe ambientit, futen edhe në modelet aktuale të rritjes, por në një formulim të ri.

03 Nën

Rritja staturo-ponderale ndikohet nga faktorë të shumtë, e veçanërisht nga gjendja nutricionale. është e njohur tashmë se kequshqyerja e nënës pengon një rritje fetale normale, duke çuar në fëmijë me kufizim të zhvillimit fetal (IUGR).


Në vendet që nuk kanë probleme kequshqyerjeje (si në USA) diferenca midis peshës së lindjes së fëmijëve të klasave të pasura dhe të varfra është e lehtë, dhe zhduket fare nëse mënjanohen faktorë të tillë konfondues si gjatësia e nënës (që në klasat e privilegjuara  është më e lartë) apo disa sjellje të caktuara (duhan, alkool, drogë, mungesë e kujdesit prenatal, lindje parakohe). Kjo diferencë është e lartë kur kequshqyerja është prezente (si në vendet në zhvillim). Kur kushtet ambientale bëhen të mira mjaftueshëm, pesha mesatare e lindjes në popullatat e të njëjtës etni, që jetojnë në vende të ndryshme, tenton drejt të vlerave të njëjta. P.sh. shpërndarja e shpeshtësisë së peshës së lindjes në popullatat urbane kineze është shumë e ngjashme me popullatat kineze që jetojnë prej shumë vitesh në USA.

Edhe rritja në vitet e para të jetës është e ndikueshmë prej faktorëve socio-ekonomikë. është vënë re se diferencat midis fëmijëve të mirëushqyer në Europë, në Amerikën Latine, Afrikë, Indi janë minimale, ndërsa brenda të njëjtit grup etnik ka diferenca të rëndësishme midis fëmijëve që u përkasin grupeve të ndryshme sociale. Eksperiencat e rikuperimeve shokuese të gjatësisë tek fëmijët e adaptuar, të ardhur nga situata ambientale deficitare, janë sot në rendin e ditës. Vihet re një ngadalësim i zhvillimit kur ambienti është deprimuas në aspektin psikologjik, kur fëmija është i abuzuar, i keqtrajtuar, i stresuar psikologjikisht. Studimet që janë kryer tek fëmijët, të cilët paraqesin defiçite të rritjes në gjatësi si pasojë e çrregullimeve të rënda psikosociale, kanë demostruar se disa prej tyre prodhojnë sasi të ulta të GH, dhe gjatësia e tyre nuk është përmirësuar edhe pas administrimit të këtij hormoni. Këta fëmijë paraqesin përmirësime të dukshme kur largohen nga ambienti i tyre i jetesës dhe vendosen në një ambient normal, mikpritës, ku gjejnë dashuri dhe vëmendje. Nëse fëmija kthehet në ambientin e mëparshëm rritja ngadalësohet apo ndërpritet.
 

Rritja ndikohet gjithashtu edhe nga elementë të natyrës fizike, si temperatura, stina dhe  lartësia nga niveli i detit, por këto efekte nuk janë shumë të mëdha dhe evidentohen vetëm nëse merret në studim e gjithë popullata. Ndikimi i këtyre elementëve bëhet i rëndësishëm kur evidentohen diferencat midis popullatave të ndryshme. Rritja ndikohet negativisht nga ndotja ambientale: ky fakt ka krijuar probleme serioze, sidomos në qytete (Schell & Knutson 2004). Ndotja ambientale krijohet nga substancat kimike (metalet e rënda) dhe nga energjia (zhurmat, rrezatimi) të prodhuara prej aktivitetit human apo natyral, që pasi përhapen arrijnë gjithë popullatën nëpërmjet ujit, ajrit dhe zinxhirit ushqimor. Rritja dhe zhvillimi janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj plumbit, poliklorur bifenilit, tymit të duhanit, zhurmave dhe rrezatimit. Studimet e kryera në zonat afër aeroporteve kanë demostruar se pesha e lindjes është në proporcion invers me dozën e rrezatimit akustik të pësuar. Këto kushte duket se ndikojnë negativisht edhe rritjen staturo-ponderale post-natale, probabilisht nëpërmjet reagimit ndaj stresit, që përfshin aktivitetin sekretor të gjendrave surenale, tiroide dhe të gonadeve. Midis faktorëve të brendshëm, faktorët gjenetikë po marrin gjithnjë e më tepër një rëndësi shumë të madhe. Genet që kontrollojnë rritjen janë të shumtë. Por shprehja e një karakteri gjenetik varet edhe nga fakti se sa i përshtatshëm është ambienti i brendshëm (fiziologjik, metabolik, imunologjik, hormonal) dhe i jashtëm (ushqyerja dhe ushtrimet fizike).


Gjatësia përcaktohet gjenetikisht në një masë të rëndësishme nga pesha, masa muskulare dhe nga karakteristika të tjera, që ndikohen ndjeshëm nga aktiviteti fizik. Disa studiues vlerësojnë që gjatësia varet në masën 90% nga trashëgimia gjenetike, pasi fëmijët i mbushin 6 vitet e para të jetës. Ky kufi i moshës 6 vjeç vjen nga fakti se në periudhën  prenatale dhe vitet e para të jetës, faktorët ambientalë (ushqyerja, kushtet sociale, psikologjike, ambienti fizik) mbizotërojnë ndaj faktorëve gjenetikë dhe mund të fshehin vlerën e trashëgimisë. Për arsye të ngjashme krahasimi midis gjatësisë së fëmijës dhe gjatësisë së të rriturit mund të bëhet vetëm pas tre viteve të para të jetës. Progresi i studimeve gjenetike po vë në dukje – gati paradoksalisht – rëndësinë e madhe të faktorëve ambientalë në procesin e rritjes. Shembulli më sinjifikativ jepet nga raporti midis shprehjes së geneve dhe ushqyerjes. Ushqyerja influencon midis të tjerash, transkriptimin e geneve të receptorëve të GH. Pra, një marrje e pamjaftueshme ushqimore sjell si pasojë prodhim të pamjaftueshëm të IGF-I (Insulinelike Growth Faktor-1), një faktor rritjeje që kontrollohet nga veprimi i GH. Kësaj përshtatjeje ndaj kushteve të jashtme i është dhënë emri plasticiteti i zhvillimit.

Rritja dhe zhvillimi i femijes matet nepermjet: 

1. Peshës

2. Gjatësisë

3. Perimetrit kranial

4. Daljes së dhëmbëve

5. Osifikimit.






em





ilma




Sondazh
Tek partneri që do të dëshironit të kishit
(Cilën nga cilësitë e mëposhtme do te rendisnit te paren)








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: ikubfemra
Lexuar: ikub #:
 0
 3.744 811030011





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan