amg
0 0
1
 

Vaksinimi i Femijeve


Vaksinimi nënkupton përdorimin e vaksinave apo toksoideve për nxitjen e sistemit imun për prodhimin e antitrupave, si dhe për nxitjen e përgjigjes imune qelizore, të cilat mbrojnë ndaj agjentit infektiv.

05 Nën

Vaksinimi nënkupton përdorimin e vaksinave apo toksoideve për nxitjen e sistemit imun për prodhimin e antitrupave, si dhe për nxitjen e përgjigjes imune qelizore, të cilat mbrojnë ndaj agjentit infektiv – ky është imunizimi aktiv. Imunizimi pasiv synon mbrojtjen e përkohshme nëpërmjet përdorimit të antitrupave të gatshëm.

Vaksina është një suspension i mikroorganizmave të zbutur apo të vrarë, ose pjesë antigjenike të tyre. Toksoidi është toksinë e modifikuar bakteriale. Nëngrupet e vaksinave janë:

A. Vaksina nga mikroorganizma të vrarë (me nxehtësi apo lëndë kimike). Janë të pastërta, me pak efekte anësore, por japin imunitet të shkurtër, gjë që kërkon përsëritjen e shpeshtë të dozave. Kombinimi i tyre me vaksina të tjera nuk ka asnjë problem. Në këtë grup futen vaksina e pertusit, tifos, tërbimit, gripit, poliomielitit (vaksina e inaktivizuar IPV).

B. Toksoide, të cilat përgatiten nga toksina pa aftësi toksike (pas një përpunimi fizikokimik),

por me aftësi imunizuese. Quhen edhe anatoksina. Bëjnë pjesë anatoksina difteritike dhe ajo tetanike.

C. Vaksina nga ekstrakte kimike të baktereve. Vaksina ndaj vibrionit të kolerës, ndaj salmonelave, shigelave, pneumokokut, meningokokut.

D. Vaksina me mikrobe të gjallë, të zbutur. Mikrobet i nënshtrohen pasazheve për humbjen e virulencës. Japin më shumë efekte dytësore e ndoshta edhe rikthim të shtamit vaksinal në të egër. Në lindje bëhet BCG dhe Hepatiti viral I. Të dyja janë vaksina të gjalla dhe mund të interferojnë midis tyre në krijimin e përgjigjes imune. Prandaj bëhen në një ditë ose me një interval 3-4 javë nga njëra-tjetra. Tek ky grup futen BCG, hepatit B, tifo, paratiofo, poliomielit (vaksina orale OPV) fruth, rubeolë, parotit.

E. Vaksinat sintetike, të prodhuara me metodat e inxhinierisë gjenetike.

 

Kalendari i vaksinimit.

Në vende të ndryshme ka ndryshime në kalendarin e vaksinimit, sipas situatës infeksioze

të çdo vendi, por gjithmonë duhen patur parasysh udhëzimet e OBSH-së. Vaksinat mund

të jenë të detyrueshme ose jo. Në kalendarin e vaksinimit futen vaksinat e detyrueshme.

Kalendari ynë i vaksinimit:

 

Mosha Vaksina

Në lindje

2 muaj

4 muaj

6 muaj

12 muaj

18-24 muaj

5 vjeç

6 vjeç

15 vjeç

 

Gratë shtatzëna

BCG, Hepatiti viral (doza I)

DTP, OPV I, Hepatit viral II

DTP II, OPV II

DTP III, OPV III, Hepatit viral III

Fruth / F-R / F-R-P fakultative

DTP riv.I, OPV riv.I

OPV riv. II

BCG riv.I (Mantoux neg.)

fakultative, DT riv.II

DT riv.III

Në çdo periudhë barre një dozë TT.

 

Në situata të veçanta epidemiologjike mund të këshillohet vaksinimi ndaj pneumokokut, meningokokut, gripit, IPV, varicelës, kolerës, tifos etj. Futja në kalendarin tonë e vaksinave ndaj H.influence, parotitit, rubeolës i takon një të ardhmeje të afërt.

Vaksina e BCG – vaksinë e gjallë, përftohet nga zbutja e bacilit Calmet-Genin.

Pasazhimi bëhet në terrene të veçanta, duke pregatitur disa shtame vaksinale me veti të ndryshme imunologjike. Shtami i prodhuar në Institutin Paster është shtami më i fortë, jep 60-80% imunitet. Shtame të Glaxo dhe Tokyo përmbajnë shtame të buta, me imunitet nën nivele mesatare (vaksina BCG protektive jep 30-80% imunitet). Imuniteti zgjat 10-20 vjet. Pas kësaj bëhet një test tuberkuline për të vlerësuar gjendjen imune të pacientit dhe nevojën për rivaksinim.

 

Kushtet teknike: ruhet në 4°C, reziston 28-30 ditë, përdoret i/dermale në muskulin deltoid.

 

Efektet anësore: Reaksioni lokal në lëkurë (më i shpeshti). Në përgjithësi aplikimi i BCG

shoqërohet me një papul, që evoluon në pustul e ulçeracion, që normalisht duhet të mbyllet për tre muaj. Mbyllja e shpejtë nuk është pozitive, sepse tregon për kontakt të mëparshëm me bacilin. Vonesa në mbyllje vjen nga mbivendosja e infeksioneve banale apo nga imunodefiçenca relative.

 

Limfadenopatia shoqëruese: është reagim normal pas vaksinës. Limfadenopatia është aksilare dhe submandibulare ipsilaterale. Nuk do të ishte normale nëse do të shfaqeshin shenjat e inflamacionit, supuracionit dhe fistulizimit. Nëse ka supurin duhet bërë drenimi dhe duhen dhënë antituberkularë.

Diseminim hematologjik (në raste imunodefiçencash) – duhet mjekuar me 3-4

antituberkularë.

 

Kundërindikacionet:

- imunodefiçencat dhe HIV në stadet e avancuara,

- gravidanca

- trajtimi me imunosupresorë (kortikosteroidë, kemioterapi, anabolizantë)

- prematuranca nuk përbën kundërindikacion.

 

Vaksina e Hepatitit viral B – tregtohen dy lloj të kësaj vaksine. E para prodhohet nga derivatet e plazmës së pacientëve me Hepatit kronik Hbs Ag+. E dyta është vaksina rekombinante, e prodhuar nga purifikimi i plazmideve të ADN virale. Realizon mbrojtje 80-95%.

Ka rëndësi të veçantë aplikimi tek fëmijët e lindur nga nëna sero-pozitive (Ag+) dhe nga nëna që nuk u dihet statusi imun. Mund të aplikohet edhe tek prematurët. Kushtet teknike: ruhet në 4°C, por edhe në ambient deri në 48 orë. Vendi i aplikimit është muskuli deltoid. Nuk rekomandohet aplikimi në muskujt glutealë, sepse jep imunogjenicitet të ulët. Doza: 1 ml (5-10g i substancës aktive).

Intervali midis dozës I dhe II mund të shtyhet edhe dy muaj, ndërsa intervali midis dozës II dhe III duhet të jetë minimumi 4 muaj. Titri 10UI/ml i antiHbs AG është mbrojtës. Efektet anësore: beninje dhe të tolerueshmë. Shumë rrallë mund të japë reaksione alergjike. Disa autorë raportojnë komplikacione neurologjike (poliradikuloneurit, mielit), por me incidencë shumë të ulët.

 

Vaksina e DTP – vitin e parë të jetës bëhen tre doza të kësaj vaksine dhe rreth moshës 4- 6 vjeç bëhen dy doza rivaksinimi. çdo 5-10 vjet duhen bërë doza riapeli (Td, DT, Tt). Nëmoshat fëminore rivaksinimi preferohet me DT, sepse sasia e toksoidit difterik e tetanik në vaksinë është më e madhe. Pas 10 vjetësh bëhet Td, ku sasia e toksoidit tetanik është tre herë më e madhe se ajo e toksoidit difterik. Tt ose TT është toksina tetanike për aplikimin e booster-dozave në rastet e profilaksisë për plagët apo në gravidanca. Kushtet teknike: doza 0.5ml, aplikohet i/m, preferohet zona antero-laterale e kofshës. Aplikohet si trevaksinë apo edhe si pentavaksinë (plus IPV dhe Hemofilus)

 

Efektet anësore: lokale – eritema në 1/3 e rasteve, edema në 2/5 e rasteve, dhimbje në

gjysmën e tyre.

Sistemike: temperaturë, përgjumësi, grindje, të vjella, anoreksi, të qara të vazhdueshme më tepër se 3 orë, konvulsione me apo pa temperaturë. Asnjëra nga këto nuk përbën kundërindikacion absolut për vazhdimin e vaksinimit. Kur gjykohet që DTP nuk duhet të përdoret vazhdohet me DT.

 

Kundërindikacione absolute:

- Encefalopatia postvaksinale,

- Shoku anafilaktik,

- Interesim akut, i rëndë i SNQ brenda 7 ditëve pas vaksinimit (turbullime të rënda të ndërgjegjes, mosreagim ndaj ambientit, konvulsione).

Rivaksinimi në këto raste bëhet me DT pas vitit të parë të jetës.

 

Vaksina e Poliomielitit – vaksina orale OPV është vaksinë e gjallë, e zbutur. Nuk ka nevojë për aplikime tek të rriturit në kontakt me të sëmurët, sepse me kalimin e kohës krijohet imunitet natyral.

 

Kushtet teknike: nuk shoqërohet me ujë kur merret, sepse virusi shkatërrohet. Doza: 1-2 pika.

 

Efektet anësore:

- Poliomieliti pasvaksinal paralitik (efekti më i rëndë)

- Sindroma Guillain-Barre (e rrallë).

 

Kundërindikacionet:

- Defiçitet imunitare të lindura e të fituara

- Imunosupresioni.

- HIV

- Reaksionet e mëparshme anafilaktike

- Reaksione anfilaktike nga streptomicina dhe neomicina (janë përbërës të vaksinës).  Kundërindikacione relative: moshat e avancuara, gravidanca, infeksionet e traktit g-i shoqëruar me diarre.

 

Vaksina e Fruthit – gjendet në formën e monovaksinës (siç gjendet tek ne), në formën e dy-vaksinës (fruth+rubeolë) dhe në formën e tre-vaksinës (fruth+parotit+rubeolë). Kushtet teknike: bëhet rreth moshës 12 muaj, jo më parë se 9 muaj, përveçse në raste epidemie.

 

Efektet anësore: të pakta, të lehta.

- Mund të shfaqet temperaturë për 1-2 ditë me shifra të larta 39-40°C, pa konvulsione, pa alterime të gjendjes së përgjithshme.

- Ekzantemë makulo-papuloze morbiliforme, që ka të njëjtën kohëzgjatje me

temperaturën.

- Anafilaksia (shumë rrallë)

- Encefalit / Encefalopati postvaksinale.

 






register


ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: ikubfemra
ikub #:
 1
811050014





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Tejsa
Para 9 muajsh  
  
Shume e detajuar...flm
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan