marketkonekt
0 0
0
 

Këshilla për nënat e reja


Artikull me foto

21 Nën

Të kujdeseni për foshnjën tuaj është obligim shqetësues dhe përgjegjës. Por, mos u shqetësoni. Më kryesore është të jeni të qetë dhe t'i ndiqni shenjat që do t'ua japë bebja juaj, që t'ju tregojë se ka nevojë për ju.
Në qoftë se nuk jeni të sigurtë për diçka ose keni ndonjë pyetje rreth kujdesit për fëmijën tuaj, lirisht drejtohuni te pediatri juaj. Asnjë pyetje nuk është e tepërt. Shëndeti dhe mirëqenia e bebes tuaj është në vend të parë.
Kur të thërras mjek?
Patjetër thërriteni pediatrin nëse vëreni: temperaturë të lartë mbi 37.6 C e matur nën sqetull mjek (matni disa herë – mund të jetë më shumë i veshur ose temperatura e jashtme të jetë më e lartë), ndryshim në sjellje (qan pa ndërprerë, rëndë qetësohet, nuk mund ta zgjoni), nëse nuk pi, nëse urinon pak (normalisht pelenat duhet të jenë të lagura gjatë çdo ndërrimi të pelenave – 6 herë gjatë ditës), nëse vëreni më shumë se 4 jashtëqitje si ujë gjatë 8 orëve, nëse nga sytë tajitet sekret i dendur dhe i verdhë, nëse shfaqet skuqen dhe nëse ka të ënjtur rreth kërthizës, nëse paraqitet e verdhëza, nëse kollitet, nëse ka ndryshim në ngjyrën e lëkurës ose nëse thjesht ju duket se bebja “nuk duket mirë”.
Mësoni t'i kuptoni sinjalet që ua dërgon bebeja juaj
Të gjitha bebet kanë shumë mënyra të ndryshme me të cilët ua bëjnë me dije se çfarë u nevojitet. Secila bebe e ka gjuhën e saj speciale “gjuhën e bebeve”, e cila dallon nga cilado tjetër. Duke u kujdesur për beben tuaj, ju do të mësoni t'i identifikoni shenjat e saj. Kur bebeja juaj do të luaj ose do të jetë me ju, ato janë shenja që ju thërrasin të afroheni. Kur ka nevojë për pauzë ose pushim, ajo dërgon sinjale me të cilat ju udhëzon se duhet ta lini. Nëse nuk i njihni dhe nuk i kënaqni këto sinjale, më shpesh fëmija reagon me të qarë. Ndiqeni shprehjen e fytyrës dhe sjelljen e fëmijës dhe do t'i kuptoni sinjalet!
Fakte që duhet t'i dini
Duhet të keni disa njohuri të përgjithshme për bebet.
Bebet më mirë shohin fytyra/objekte në largësi prej 20-30 cm. Ata mund ta dallojnë të bardhën nga e zeza dhe fytyrat e njerëzve.Bebet duan të ndëgjojnë zëra, por më së shumti e duan zërin e nënës/të familjarëve. Ata e kthejnë kokën kah vendi prej nga vjen zëri. Shumica e bebeve duan që t'i merrni në përqafim, t'i mbani në duar ose t'i mbështetni te qafa. Kështundjehen më mirë dhe ndjehen më të sigurtë. Gjatë javëve të para të jetës bebet në mënyrë refleksive qeshin. Diku nga 3-4 javë, bebja juaj ju qesh si përgjigje ndaj të folurit tuaj dhe kujdesit tuaj. Bebet normalisht i lëvizin duart dhe këmbët, ndonjëherë rrinë të shtrirë qetë ose dridhen.
Cikluse të ditës
Gjatë 24 orëve bebet kalojnë nëpër disa cikluse/periudha, të cilat ndërrohen në mes veti: periudha në të cilat flejnë e pastaj periudha në të cilat janë të zgjuara.
Gjumë i qetë. Gjatë kësaj periudhe bebja e juaj rri e shtrirë qetë, megjithatë kohë pas kohe mund të shqetësohet dhe të dridhet. Mund të jenë prezente lëvizje të thithjes. Në këtë periudhë është shumë rëndë ta zgjoni, kjo nuk është kohë e mirë ta ushqeni ose t'i drejtoheni.
Gjumë aktiv. Në këtë gjendje mund të vëreni se bën lëvizje me trupin dhe fytyrën, lëvizje të thithjes dhe të të qeshurit, ndërsa kapakët e syve kohë pas kohe përpëliten. Në këtë gjendje, bebeja juaj mund të zgjohet lehtë.
Përgjumësi. Në këtë gjendje përgjumësie bebeja juaj është pak e hutuar dhe bën lëvizje të ngadalshme (hiqet). Mezi i ngre kapët e syve. Kjo është gjendja që i paraprin zgjuarjes. Pritni që të shihni a do të flejë ende ose do të zgjohet. Që ta zgjoni në këtë periudhë i jepni të shohë diçka, të ndëgjojë ose të pijë gji.
Zgjuarsia. Në gjendje të zgjuar bebeja juaj bën lëvizje të ndryshme. Sytë e saj janë të hapura, ndërsa shikimi i kthjellët. Lehtë fokusohet në fytyrë, zë ose lëvizje të objekteve dhe është i përgatitur të jetë me ju. Mundohuni t'i flisni qetë, i jepni të shohë diçka, të ndëgjojë, të pijë gji. çelsi i suksesit është të mos bëhet asgjë me forcë, por gradualisht, hap pas hapi.
Zgjuarsi aktive. Në këtë gjendje, aktiviteti i fëmijës tuaj është më i madh (bën lëvizje të ndryshme, proteston). Kohë është të mundoheni t'i jepni gji.
Të qarët
Kur qanë bebja bën grimasa dhe lëvizje të shumta të trupit. Me të qarët bebja tregon se e ka mjaft nga ajo që ia bëni dhe se duhet të ndërpritni ose të provoni me diçka tjetër. Prindërit duhet të mësojnë ta kuptojnë të qarën. E qara është gjuha e bebes.
E gatshme për lojë
Shenjat që vijojnë tregojnë se bebja juaj është gati për lojë: ndërpret me lëvizjet, ju ngacmon – sheh në fytyrën tyaj, ju afrohet, i kthen sytë kah ju, ju qesh, kërkon ushqim, zvarritet, gugat, kokën e ka të ngritur, fytyra është e qartë. Kur do t'i vëreni këta shenja është koha t'i flisni, ta shëtisni, ta ushqeni ose të luani.
Koha është ta ktheni barkas
Bebet duhet të flejnë në shpinë. Megjithatë periudha të shkurta duhet t'i kalojnë të shtrirë në bark. Kjo ndikon mirë për muskujt e qafës dhe e stimulon zvarritjen.
Shenja që tregojnë se bebeja do ta leni të qetë (i flihet)
E kthen kokën anësh, qan, shpinën e lakon, e zë gjumi, shtyhet anësh, i kthen sytë nga ana tjetër, e mbledh ballin, kapakët e syve i bienë, bën grimasa etj. Duhet të ndërpritni me atë që e keni bërë gjer atëherë (pirje gji, luajtje, mbajtje në dorë). Ndonjëherë beben vetë do ta zërë gjumi ose vetëm me një pauzë të vogël.
Shenja që tregojnë se do të pi gji
Kapakët e syve i lëviz shpejt, bën lëvizje të thithjes me gojën dhe me gjuhën, i vë duart në gojë, bën lëvizje me trupin, lëshon zëra të caktuara. Duhet të keni kujdes në këto shenja, e jo ashpër të lëvizni me orën, që ta ushqeni fëmijën. Mos e zgjoni nga gjumi i thellë që t'i jepni gji, kjo mund të jetë frustruese edhe për beben edhe për ju.
Si ta qetësoni kur është e shqetësuar
Kur bebja juaj është e shqetësuar, mund ta ndihmoni me disa aktivitete, që zakonisht e qetësojnë.
Ia tregoni fytyrën tuaj që të sigurohet se jeni aty, e luhatni, vendoseni në krevatin e tij, i flisni me zë të qetë, e merrni në duar, i këndoni ose i gugatni, ia ndërroni pelenat që të jetë të thata dhe të ndjehet konfort, përkëdheleni te koka, këmba ose shpina, i ofroni të pijë.
Ndonjëherë bebeja do të qetësohet vetë pa asnjëfarë ndihme. Atë e bën ashtu që i thith gishtat ose tërë shuplakën, i afron duart kah goja, e ndërron pozitën e shtrirjes, kërkon të shohë fytyra dhe të dëgjojë zëra.
Njihni zërat e stomakut kur e mundojnë.
Lidhshmëria juaj me fëmijën dhe zhvillimi i hershëm i trurit
Shkencëtarët kanë vërtetuar se relacioni juaj me fëmijën ka ndikim mbi trurin e tij, në më shumë mënyra. Mënyra në të cilën ju intereaktoni me fëmijën tuaj në vitet e hershme dhe eksperiencat të cilat ia jepni, kanë ndikim të madh në zhvillimin e tij emocional dhe mësimin. Bebet e mbajnë mend mënyrën se si i shihni, shprehjet e fytyrës tuaj, zërin tuaj derisa i gugatni, këndoni, flisni dhe lexoni.
Ata e mbajnë mend ndjenjën si i mbani në duar dhe i luhatni, erërat familjare bile edhe shijen e lëkurës tuaj. është shumë e rëndësishme prekja: e mbajtura në dorë dhe luhatja e stimulon trurin e bebes të lëshojë hormone të rëndësishme, që i mundësojnë të rritet. çelsi i lidhjes së fortë mes juve të dyve është dashuria juaj. Shprehja e dashurisë tuaj ka ndikim mbi mënyrën në të cilën truri i bebes i formon konekcionet. Nëse këta konekcione përsëriten në moshën e hershme, ata do të mbeten të përjetshme.
Nëse fëmijës në moshën e hershme rrallë i flitni ose i lexoni, ai më vonë mund të ketë vështirësi në të shprehur. Hulumtimet kanë treguar se lidhshmëria me fëmijën tuaj, i ndihmon më vonë më mirë të ballafaqohet me stresin në jetën e përditshme. Kjo lidhshmëri i aktivizon sistemet biologjike që janë të rëndësishme për adaptim në stres. Fëmijët me lidhshmëri të fortë me prindërit në periudhën e hershme, më vonë më lehtë adaptohen në stres.






em





ilma




Sondazh
Këngëtaret e reja
(Performancat e tyre shoqërohen prej shumë të rinjsh dhe adoleshentë. Ata ndodhen aty se ju pëlqen?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: ikubfemra
Lexuar: ikub #:
 0
 2.408 811210029





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

dga