amg
0 0
0
 

Krem karamel


Artikull me foto

03 Dhj

Në një enë porcelani ose plastmasi (jo alumini) rrihen vezët me sheqer, pak e nga pak shtohet, qumësht i nxehtë, duke e përzier vazhdimisht derisa të shkrihet sheqeri. Në fund shtohet vanilje ose cipë limoni dhe sipas dëshirës mund të shtohet pak sheqer i djegur i shkrirë me ujë, për t'i dhënë aromë dhe ngjyrë. Masa e përgatitur hidhet nëpër forma që vendosen në tavë me ujë të vakët dhe vihen në furrë derisa të mpiksen dhe në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe. Në mungesë të furrës krem karameli mund të përgatitet edhe mbi zjarr duke i vendosur format në një tenxhere të cekët. Hidhet ujë derisa të arrijnë përgjysmë, mbulohen me kapak dhe lihen sa të mpiksen. Në këtë rast në sipërfaqe nuk krijohet cipë e kuqe. Në qoftë se krem karameli përgatitet në tavë me korent, atëhere gjatë pjekjes ajo vendoset në një tavë tjetër me ujë të vakët. Kjo bëhet që ajo të mos piqet më tepër nga sa duhet dhe të mos lëshojë lëng. Në qoftë se nuk kemi kushte për ta vendosur tavën në ujë të vakët, atëherë shtohen vezë më tepër dhe piqet si zakonisht. Për 1 litër qumësht duhen: vezë 5-6 kokrra, sheqer 1 filxhan caji, vanilje ose lëkurë limoni.









ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0
812030042





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan