marketkonekt
0 0
0
 

Horoskopi vjetor


2010

04 Dhj

Dashi
Karriera:Një vit përplot me batica dhe zbatica. Do t’ju paraqiten shumë pengesa gjatë realizimit të projekteve tuaja, mirëpo duhet të jeni të përgatitur që të luftoni deri në pikë të fundit, për të arritur gjerë tek synimi që ia keni vënë vetes. Me fillim të stinës së vjeshtës, e deri në fund të këtij viti, do të përballeni me pengesa të mëdha, dhe nuk do t’ju lejojnë që puna profesionale të zhvillohet sipas parashikimeve tuaja. Me rëndësi të madhe është që mos t’i leni punët përgjysmë, dhe mos filloni punë të reja pa i përfunduar ato të nisura më herët. Me një fjalë, vetëm përkushtimi mund t’ju sjellë suksese në karrierë.
Partneri: Të lindurit në dekadën e parë dhe të dytë të kësaj shenje, duhet ta shfrytëzojnë periudhën nga muaji shkurt gjerë në muajin maj, që t’ia kushtojnë partnerit, pasi që muajt të tjerë do të jenë shumë të vështirë. Mirëpo për të lindurit në dekadën e tretë yjet parashohin një vit të lumtur bashkëshortor.
Shëndeti: Sipas parashikimit të yjeve, këtë vit do të ballafaqoheni me probleme të ndryshme shëndetësore, andaj mos hezitoni të bëni kontrolle të rregullta shëndetësore.

Demi
Karriera:
Sipas parashikimit të yjeve për vitin 2010, për të lindurit në shenjën e Demit, do të jetë një vit mesatar – andaj suksesi në punën profesionale herë pas here do të ketë ngecje. Mirëpo, kjo nuk është arsye që ju të dorëzoheni, pasi që yjet ju ndihmojnë që të bëni investime kapitale, dhe ta rimëkëmbni biznesin tuaj. Pra, planifikojeni mirë këtë vit, dhe kërkoni më shumë sesa ju ofrojnë, dhe padyshim se do të dilni fitimtarë pasi që e keni përkrahjen e Jupiterit. Nuk do të ishte keq edhe nëse luani edhe në lojëra të fatit. Por, personat e lindur në dekadën e tretë, duhet të jenë shumë syçelur dhe të kujdesshëm në çdo vendim që ndërmarrin, pasi që mund të jenë të mashtruar edhe pse e kanë përkrahjen e Jupiterit.
Partneri: Për të lindurit në dekadën e parë dhe të dytë të kësaj shenje, ky vit do t’ju sjellë shumë stabilitet në jetën bashkëshortore, dhe do të fitoni besim të ndërsjellë me partnerin. Mirëpo të lindurit në dekadën e tretë, duhet të jenë më të kujdesshëm karshi partnerit, sepse ende janë në fazën e iluzioneve - por nga mesi i vitit e tutje do t’ju buzëqeshë fati.
Shëndeti: Për të lindurit në shenjën e Demit, yjet ju ndihmojnë që të keni një vit me shëndet stabil, me plot vitalitet

Binjakët
Karriera:
Personat e lindur në dekadën e parë, gjatë vitit 2010 do të kenë shumë përparësi në sferën e biznesit. Angazhimi i tyre në maksimum, fatmirësisht do të sjellë edhe të ardhura të majme, sidomos në pjesën e parë të vitit. Marsi dhe Saturni do të kenë ndikim të përhershëm, dhe kështu do t’ju mundësojnë që në rrugë të pastër (ligjore) të arrini ngritje në karrierë. Pra, është koha që këta persona mund të vënë gurthemelin e karrierës së tyre. Sa i përket personave të lindur në dekadën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje, duhet të jenë më të vëmendshëm, për shkak të një shpërputheje mes pozicioneve të Jupiterit dhe të Diellit. Dhe, nëse kjo ndikon në planet që i keni ideuar, kjo duhet t’ju nxisë të ruani pozicionin e tashëm që keni.
Partneri: Personat e lindur në dekadën e parë të kësaj shenje i pret një vit shumë i lumtur, madje edhe i pabesueshëm në aspektin pozitiv të fjalës. Kjo nuk mund të thuhet se do t’u ngjajë personave të lindur në dekadën e dytë dhe të tretë, në fakt jo një periudhë kaq e ndritur, mirëpo, edhe ata do të shijojnë momente lumturie në lidhjen e tyre.
Shëndeti: Deri në muajin mars personat e lindur në dekadën e parë duhet të kenë kujdes, sepse ndikimi i Jupiterin mund t’i nxisë të hanë më shumë ushqim sesa është nevoja dhe kjo mund të ketë pasoja për shëndetin e tyre. Edhe pse me më pak efekt, kjo këshillë vlen edhe për personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje.

Gaforrja
Karriera:
Personave të lindur në dekadën e parë të kësaj shenje, do t’ju ngecin punët, pasi që Saturni bën një linjë të vështirë më Diellin e lindjes, dhe kjo sjellë, për fat të keq, gjerë tek ngecjet në aspektin profesional. Nga muaji prill deri në vjeshtë do të mund t’ju përcjellin këto bllokada. Mirëpo, kjo nuk ka të bëjë me personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje, pasi që ata kenë mbështetjen e yjeve që asgjë mos t’ju ndalojë që të shkojnë drejt suksesit. Ndërsa në aspektin financiar do t’ju presin befasi të shumta.
Partneri: Nga parashikimi i yjeve, shihet se do të jeni më të lumtur sesa që po pritni nga ky vit. Do të jeni shumë romantikë, andaj shfrytëzojini momentet e veçanta dhe përjetoni kënaqësinë e vërtetë ne krahët e partnerit. Herë pas here ju duhet të luftoni për fatin tuaj, gjë për të cilën e dini se do të dilni fitimtarë.
Shëndeti: Personat e lindur në dekadën e parë të kësaj shenje, duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi gjendjes shëndetësore, dhe mos ta lënë anash veten e tyre por të ndërmarrin hapat e nevojshëm. Mirëpo ata të lindur në dekadën e dytë dhe të tretë do të kenë një gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Luani
Karriera:
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm gjatë periudhës së parë të vitit, pasi që konjuksioni i marsit ju sjell vështirësi dhe ju bënë të padurueshëm, dhe natyrisht mund të bëni gabime fatale. Mirëpo nga muaji gusht, keni Saturnin në anën tuaj, që do t’ju ndihmojë të bëni përmirësime dhe të orientoheni drejt suksesit. Megjithatë, këto ndryshime nuk mund të ndodhin brenda natës, por duhet të jeni konsekuent dhe të durueshëm, se ato që do t’i arrini do te jenë afatgjate.
Partneri: Një vit me shumë harmoni dhe lumturi në lidhjen tuaj, mirëpo që ta mbani gjallë jetën bashkëshortore ju duhet më shumë angazhim, dhe dhurata më e bukur për partnerin tuaj do të jenë koha që do ta ndani së bashku me të.
Shëndeti: Falë pozitës së mirë te yjeve, personat e lindur në shenjën e Luanit, nuk duhet të brengosen për shëndetin e tyre, përveç që, here pas here, kanë nevojë të pushojnë.

Virgjëresha
Karriera:Aspekti financiar gjatë vitit 2010 nuk do të shënojë ndonjë ngritje fascionuese, e as rënie të ndjeshme. Në stinën e pranverës, për shkak të pozitës së Jupiterit, mund të ndesheni me vështirësi në realizimin e projekteve tuaja – por nëse i përmbaheni planit që keni dhe nuk lejoni përzierjen e njerëzve tjerë në projektet tuaja, atëherë suksesi nuk do të mungojë. Pra, suksesin në aspektin profesional mund ta arrini vetëm më përkushtim të shtuar dhe me durim. Kujdes të shtuar duhet të keni në aspektin financiar, sepse mund të jepni më shumë se që mund të përballojë xhepi juaj. Yjet ju këshillojnë po ashtu të jeni më vigjilentë, sepse dikush nga jashtë do të përpiqet t’ju mashtrojë në biznes.
Partneri: Shumë shpesh ju sillet në mendje se nuk keni fat në dashuri, por nga pjesa e dytë e vitit 2010, do të jeni nën ndikimin e planetit të dashurisë - Venerës, gjë që do të krijojë stabilitet me partnerin.
Shëndeti: Yjet ju propozojnë që të jeni shumë të kujdesshëm me shëndetin tuaj, gjatë këtij viti, pasi tentoni të jeni shumë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Do të ishte mirë të merreni me sporte të ndryshme, posaçërisht me fitnes, dhe rëndësi të veçantë duhet t’i kushtoni ushqimit të cilin e konsumoni.

Peshorja
Karriera:
Gjatë vitit 2010, për ju peshore do të ketë një stagnim në zhvillimin profesional dhe financiar, pra do të ballafaqoheni më shumë probleme të paparashikuara. Andaj, duhet të tregoni anën tuaj të fortë dhe të jeni sa më fleksibil dhe të durueshëm, në mënyrë që ta tejkaloni këtë vit të vështirë. Megjithatë, duhet të punoni shumë po qe se mendoni të mos përmbyseni – asgjë nuk do t’ju dhurohet, çdo gjë duhet të fitohet me mund të madh këtë vit.
Partneri: Gjatë vitit 2010, duhet që më shumë kohë t’i kushtoni partnerit, pasi që yjet janë duke i përkrahur më shumë shenjat tjera këtë vit. Andaj, ngjalleni jetën tuaj bashkëshortore, dhe mos lejoni t’ju mësojë askush se si duhet jetuar në bashkëshortësi.
Shëndeti: Një vit me probleme të shumta shëndetësore, andaj kushtoni më shumë rëndësi gjendjes suaj gjatë kësaj periudhe, dhe për çdo ndryshim të vogël që e ndjeni në trupin tuaj, drejtohuni tek mjeku.

Akrepi
Karriera:
Nga pranvera, fillon t’ju prijë e mbara dhe punët do t’ju shkojnë sipas planit tuaj si në profesion ashtu dhe në aspektin financiar. Falë pranisë së Jupiterit, i cili formon trigon me Diellin e lindjes. Pra mos u bëni skeptik kur paraqiten mundësi të reja punë, por pranojini si një zhvillim i juaj i mëtutjeshëm, ku do të hapen horizonte të reja për ju. Keni mundësi të mira, që të vazhdoni shkollimin me ndihmën e punëdhënësit. Merrini përgjegjësitë mbi vete dhe do të filloni një karrierë të suksesshme, pasi që edhe në aspektin financiar, yjet ju sugjerojnë të investoni se do të keni përfitime të mëdha.
Partneri: Ju pret një vit shumë i rëndësishëm sa i përket dashurisë – më në fund mund të kurorëzohet lidhja e juaj dhe të krijoni familje. Pra, është një vit që ka shumë kohë që e ëndërroni. Varet nga ju si do ta shfrytëzoni.
Shëndeti: Falë energjisë pozitive që keni nga ana e yjeve, do t’ju përcjellë një vit me shëndet të mirë dhe pa ndonjë komplikim.

Shigjetari
Karriera:
Në qoftë se i përvisheni punës, atëherë padyshim që edhe suksesi nuk do të mungojë – një zhvillim i hovshëm ju pret në aspektin profesional, i cili është i lidhur ngushtë edhe me të ardhurat financiare. Me rëndësi për ju është që, punën ta filloni me metoda të reja, dhe të keni një linjë të qartë të gjërave që duhet t’i përfundoni dhe vetëm kështu mund ta arrini qëllimin që ia keni parashtruar vetes. E tërë kjo ju përket personave të lindur në dekadën e parë dhe të dytë të kësaj shenje, ndërsa personat e lindur në dekadën e tretë, do të ballafaqohen me vështirësi të ndryshme dhe jo çdoherë do t’ju shkojnë punët sipas parashikimeve. Por me rëndësi është që mos të nguteni por obligimet t’i përfundoni në qetësi.
Partneri: Në fillim të vitit mund të ballafaqoheni me mosmarrëveshje të vogla, mirëpo duhet të ndjeheni fatlum, se ju pret një vit i lumtur dhe me befasi të shumta. Do të kaloni çaste edhe më të mira, nëse përballeni me realitetin dhe nuk ju shmangeni obligimeve.
Shëndeti: Falë pozitës së mirë të yjeve, ju pret një vit me shëndet shumë të mirë dhe pa komplikime, megjithatë, duhet t’i kushtoni kujdes ushqimit, se mund të vijë gjerë tek shtimi i pakontrolluar i peshës – andaj do të ishte e mirëseardhur të merreni me sport.

Bricjapi
Karriera:
Puna: Saturni dhe Plutoni ju japin mbështetje, andaj gjatë vitit 2010 nuk do të duhej të keni probleme në aspektin financiar. Megjithatë, menaxhimi jo i duhur mund t’ju shkatërrojë në aspektin profesional por edhe atë financiar. Duhet të jeni vetëkritikë dhe të mos lejoni hasmëri të panevojshme në sferën e biznesit. Mos hyni në biznese ku mendoni se nuk mund t’ia dilni mbanë – pra, duhet ta testoni vetveten para së të niseni në aventura të biznesit. Kujdes duhet të keni edhe nga premtimet e njerëzve – sepse mund të shndërroheni në pre të mashtrimeve. Kjo nuk vlen për personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje, të cilët mund të përparojnë në karrierë, pas pasur të gjitha këto pengesa.
Partneri: Vetëm të lindurit në dekadën e parë, mund të ankohen se fati nuk po ju buzëqeshë, mirëpo për të lindurit në dekadën e dytë dhe të tretë, mund të thuhet se është viti i tyre i lumturisë, gjë që deri më tash mund t’u ketë tingëlluar si fjalë e huaj.
Shëndeti: Të lindurve në dekadën e parë, ju nevojitet më shumë pushim dhe kujdes më i veçantë për shëndetin e tyre, përderisa të lindurit në dy dekadat tjera nuk kanë arsye për ankesa.

Ujori
Karriera:
Që të përfitoni dhe të keni një karrierë solide, ju nevojitet kurajë dhe trimëri. Personat e lindur në dekadën e parë, mund të kenë përfitime të mëdha, dhe lirisht mund të thuhet se është viti i karrierës me shumë shanse që të përparojnë. Personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë, duhet të jenë të lumtur me atë që posedojnë – pra, atë që e kanë përfituar në të kaluarën duhet ta stabilizojnë dhe mos të kërkojnë më tepër gjerë në fund të nëntorit, kur edhe ju ofrohen shanse për një karrierë të re.
Partneri: Edhe pse gjatë viteve të fundit lidhja juaj ka qenë mjaft e tensionuar, dhe vështirë të besoni që harmonia ju takon edhe juve, atëherë përgatituni për një stabilitet dhe për një lidhje me shumë dashuri. Personat e lindur në dekadën e dytë do të jenë më të durueshëm dhe tolerantë, pasi që nuk janë larg stabilitetit të jetës bashkëshortore.
Shëndeti: Që t’ju largoheni ankesave, atëherë bëhuni mjek i vetvetes – lëvizni sa më shumë, merruni me fitnes, si dhe konsumoni ushqim të shëndoshë, dhe padyshim që vitaliteti nuk do t’ju mundojë.

Peshqit
Karriera
:Falë pozitës së mirë të Jupiterit, gjatë tremujorit të parë të vitit, do ta ndjeni lumturinë në ambientin kolegial, si dhe do të ndodhin befasi në aspektin financiar. Shumë oferta pune do t’ju ofrohen gjatë vitit 2010, mirëpo duhet t’i analizoni mirë, dhe ato që ju përshtaten mos i refuzoni, se janë shanse të mira të zhvillimit tuaj intelektual. Të lindurit në dekadën e fundit të kësaj shenje, duhet të jenë më të kujdesshëm në marrjen e vendimeve, dhe mos të tentojnë të përfitojnë nga situata, sepse në fund do të dështojnë.
Partneri: Personat e lindur në dekadën e parë dhe të dytë, janë më të lumturit ndër dymbëdhjet shenjat tjera, mirëpo ata të lindurit në dekadën e tretë të kësaj shenje, ju duhet ende kohë dhe të përdorin mënyra të reja stabiliteti.
Shëndeti: Edhe në aspektin shëndetësor, do të jetë një vit shumë me fat për të lindurit në shenjën e peshqve, përjashtim do të kenë të lindurit në dekadën e tretë, të cilët do t’i përcjellë një melankoli gjatë tërë vitit.

 






em


empty

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Femrat e bukura në politikë
(Mendoni se bukuria është një element ndihmës ne realizimin e detyrës?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
 3.809 812040035





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb