marketkonekt
0 0
0
 

Duar perfekte me thonj artificialë


Artikull me foto

25 Dhj

Nuk mund të kemi duar të bukura, nëse thonjtë nuk janë të trajtuar mirë dhe bukur. Me thonj të trajtuar dhe të bukur nuk nënkuptohet vetëm që ata të jenë të gjatë. Një grua mund të mbajë gjithmonë thonj të shkurtër, sepse puna që ajo bën, e kërkon një gjë të tillë, pasi mendon se është më praktike ose edhe sepse ata mund të thyhen shpesh. Atëherë lind pyetja, se çfarë duhet të bëjmë në këto raste? Një zgjidhje mund të jetë vendosja e thonjve artificialë. Më parë, vënia e tyre mund të realizohej vetëm nëpër estetika, ose nëpër qendra që e ofronin këtë shërbim, por sot gjërat janë bërë më të thjeshta, sepse duke disponuar mjetet e duhura dhe me pak praktikë mund t'i rregullojmë thonjtë në shtëpi.
Produktet
Ekzistojnë shumë tipe thonjsh artificialë si: të gjatë, të shkurtër, me majë etj. Në këtë mënyrë, ju keni mundësi të zgjidhni thonjtë që ju përshtaten. Ato mund të hiqen dhe të priten me lehtësi, në këtë mënyrë ju mund të ndërroni vazhdimisht pamjen e tyre. Ose mund t'i mbani për javë të tëra, duke pritur që thonjtë tuaj natyralë të rriten dhe më pas të bëni trajtimin e tyre. Në çdo rast, e rëndësishme është të përdorni produktet e duhura dhe të ndiqni disa rekomandime.
Si realizohet aplikimi i tyre ?
Për këtë ka disa etapa, me të cilat duhet proceduar me shumë kujdes.
1. Në radhë të parë duhet të bëhet përgatitja e thonjve natyralë, pra pastrimi dhe rregullimi i tyre.
2. Më pas aplikoni një produkt antimikrobesh.
3 Provoni të vendosni me kujdes thonjtë artificialë. Me anë të një lime, përshtatini sa më shumë me thonjtë tuaj natyralë.
4. Vendosni solucionin ngjitës tek thonjtë natyralë dhe mbi to vendosni thonjtë artificialë, duke i mbajtur në këtë gjendje për të paktën 30 sekonda.

Heqja e thonjve
Por, nëse me kalimin e kohës dëshiron të heqësh thonjtë artificialë, kjo mund të realizohet me procedura shumë të thjeshta.
1. Për të hequr ngjitësin mos përdorni kurrë aceton, por një heqës të posaçëm.
2. Hiqni lehtësisht pjesën anësore të thoit.
3. Aplikoni përsëri pak solucion heqës dhe më pas shkëpusni thonjtë plotësisht.
Si trajtohen, kurohen thonjtë artificialë?
1. Mund t'i trajtoni thonjtë artificialë njëlloj sikur të ishin natyralë, pra t'i prisni, limoni, lyeni etj.
2. Mos e hiqni smaltin me aceton, por përdorni produkte specifike.
3. Për të rregulluar cepat e thonjve, përdorni një limë të përshtatshme, jo atë që përdoret për thonjtë natyralë, sepse janë shumë delikatë.
Gjithmonë ekziston frika se pas vendosjes së thonjve artificialë, thonjtë tanë natyralë mund të dëmtohen dhe mund të kemi probleme e rritjen e mëtejshme të tyre. Më poshtë janë dy metoda, të cilat mund të përdoren për të mos dëmtuar thonjtë tuaj natyralë.

Metoda 1
1. Hiqini thonjtë artificialë me material të posaçëm( mos provoni kurrë t'i tërhiqni ato)
2. Pastroni thonjtë natyralë dhe ata artificialë nga të gjitha materialet ngjitëse.
3. Aplikoni sërish ngjitësin dhe duke vënë thonjtë artificialë në vend.
Metoda 2
Korrigjoni formën me një produkt të ndryshëm.
1. Aplikoni produktin me penel, nga pjesa e brendshme e thoit drejt pjesës së jashtme.
2. Me një facoletë pastroni zonat ku xheli ka ardhur në kontakt me lëkurën.
3. Aplikoni përsëri ngjitësin dhe rivendosni thonjtë artificialë në vend.
4. Kjo teknikë përdoret edhe në rastet kur aplikohen pika në thonj, të nevojshme këto për të pasur një efekt thjesht zgjatjeje.                                                                                                                                                

Lyerja ose make-up i thonjve artificialë
Kur kemi thonj artificialë, ne mund t'i lyejmë dhe zbukurojmë vazhdimisht ata me çdolloj produkti, pa pasur frikë se do dobësohen apo prishen, siç ndodh me thonjtë natyralë. Ekzistojnë produkte të shumëllojshme, me të cilat mund t'i japim thonjve shumë efekte. Ne mund të realizojmë dizenjo të ndryshme tek thonjtë; mund të vendosim gurë të vegjël me shkëlqim, të pikturojmë mbi ta, etj.






em





ilma




Sondazh
Këngëtaret e reja
(Performancat e tyre shoqërohen prej shumë të rinjsh dhe adoleshentë. Ata ndodhen aty se ju pëlqen?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
 3.722 812250003





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

empty