Shtatzania dhe lindja ne muajin e pare   nga ikubFEMRA 
Kujdesi para lindjes (pjesa 1)
  06 Jan
 
0
0

Urime! Ju keni vendosur të bëni një fëmijë. Që ky fëmijë të jetë sa më i shëndetshëm, ju duhet të filloni të kujdeseni menjëherë për të dhe për veten tuaj. Kujdesi për një jetë të re fillon që tani. Kujdesi para lindjes nënkupton këshillimin, ndjekjen dhe trajtimin tuaj gjatë shtatzanisë, deri në fillimin e aktivitetit të lindjes. Objekti i kujdesit para lindjes është që të sigurojë ju dhe çdo grua shtatzënë se shtatzania do të përfundojë me lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe pa dëmtuar shëndetin e nënës. Kontrolli i kujdesshëm para lindjes ju ndihmon të ruani shëndetin gjatë shtatzanisë, zbulon në kohë dhe bën të mundur trajtimin e patologjive dhe krijon kushtet për lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe në kohën
e duhur. Kjo bën të mundur gjithashtu dërgimin tuaj në qendra më të specializuara, në rast se keni probleme. Shtatzania është një ngjarje fiziologjike, e natyrshme në jetën tuaj, por në 5-20% të rasteve mund të ndërlikohet me procese patologjike, të cilat rrezikojnë shëndetin tuaj apo të fëmijës.

KëSHILLIMI PARA MBETJES SHTATZëNë
Mbarëvajtja e shtatzanisë varet nga shëndeti para saj, prandaj këshillimi para se të mbeteni shtatzënë, është pjesë e rëndësishme e kujdesit para lindjes. Ky lloj këshillimi i jep përparësi gjithashtu shtatzanive të planifikuara. Ai merr rëndësi të veçantë, sepse zbulon në kohë rastet të cilat duhen trajtuar që herët, sikurse janë ato me diabet mellitus, hipertension, apo sëmundje të tjera metabolike
apo të trashëguara. Në mënyrë të përmbledhur këshillimi para konceptimit gjendjes së ushqyerjes, ekspozimit ndaj ilaçeve, helmeve dhe problemeve sociale, për çdo grua që mendon të mbetet shtatzënë.
• Identifikimi i sëmundjeve ekzistuese dhe gjetja e rrugëve për të parandaluar problemet qe rrjedhin prej tyre.
• Përcaktimi i gjendjes gjenetike të çiftit.
• Diskutimi i gjendjes së imunizimit (vaksinimet që keni bërëderi tani).
• Kryerja e analizave të ndryshme, të cilat mund të jenë të nevojshme për gjendjen tuaj tani.
• Këshillimi mbi ushqyerjen, mbipeshën apo nënpeshën.
• Diskutimi mbi gjendjen sociale dhe financiare.
• Vlerësimi i kujdesit para lindjes dhe përparësitë që ai ofron përgjatë shtatzanisë, lindjes dhe periudhës së lehonisë.caktuara dhe planit individual për çdo nënë të ardhshme.
2. Gjatë shtatzanisë duhet të bëhen disa vizita dhe këto të realizohen nga një personel i kualifikuar.
3. Gjatë këtyre vizitave duhet të diagnostikohen problemet e mundshme dhe faktorët e rrezikut për ju dhe bebin.
4. Duhet të vlerësohet me kujdes mirëqenia e bebit.
5. Gjatë kësaj periudhe duhet të sigurohet edhe një edukim i vazhdueshëm shëndetësor për ju si nënë e ardhshme. Mos harroni se vizitat para lindjes janë shumë të rëndësishme dhe se kontrolli juaj dhe i bebit, sado i rrallë, eshtë gjithmonë më mirë se sa të mos vizitoheni fare. përbëhet nga:
• Identifi kimi i rreziqeve të mundshme, nëpërmjet historisë riprodhuese dhe mjekësore familjare,





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Start Tour
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Nëna dhe fëmija
Fibank
MAX LED WALL Durres
Mes punës në shtet dhe asaj në privat
(Cilën do të preferonit?)

FILXHANI SOT

Një mashkull i vërtetë nuk ndalet kurrë se i treguari femrës...
RECETA E DITES

Makarona furre me djathë dhe mish të grirë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk dua të jetoj më me atë…


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
901060014









Reklame


Reklame
Digitalb
Reklame
ventouris


Reklame
inTV