femra
0 0
0
 
Qellimet dhe parimet e nje kontrolli dhe kujdesi para lindjes   nga ikubFEMRA 
Artikull me foto
  06 Jan

Qëllimi i kontrollit të mirë gjatë shtatzanisë është të sigurojë shëndetin tuaj dhe të ruajë bebin të shëndoshë deri në lindje. Kjo mund të arrihet nëpërmjet hapave të mëposhtëm:
1. Kontrolli para lindjes duhet t’i nënshtrohet rregullave të caktuara

VIZITA E PARë
Vizita e parë duhet të kryhet sapo të dyshoni se jeni shtatzënë. Vizita e parë para lindjes nënkupton takimin tuaj të parë me shërbimet dhe personelin shëndetësor, të cilët duhet t’ju shërbejnë gjatë shtatzanisë.
Në çfarë moshe të shtatzanisë duhet të kryhet vizita e parë?
Sa më herët që të jetë e mundur,sapo të mungojnë periodat (që ndryshe ju i quani: zakonet,cikli menstrual ose menstruacionet)sidomos kur i keni pasur të rregullta. Duhet të keni parasysh se llogaritja e moshës së shtatzanisë bëhet duke u nisur nga dita e parë e periodave të fundit. Ju
duhet të regjistroheni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore (konsultore), për të siguruar kujdesin dhe kontrollin për veten tuaj gjatë gjithë shtatzanisë.
Cilat janë qëllimet e vizitës së parë para lindjes?
1.
Të nxirret në pah një histori e hollësishme familjare dhe personale.
2. Të bëhet një vizitë e hollësishme fizike e të gjitha sistemeve të organizmit.
3. Të përcaktohet saktë mosha e shtatzanisë dhe ditae parashikuar për lindje.
4. Të bëhen analizat bazë laboratorike (gjendja e tanishme e numrit të rruazave të kuqe të gjakut, grupi i gjakut dhe Rhezusi, gjendja e veshkave,nëpërmjet analizës së urinës, pastërtia vaginale etj.).
5. Të raportohen në maternitet gratë, shtatzania e të cilave paraqet rrezik të lartë.

VLERAT E HISTORISë
Një histori e plotë do të përmbajë:
1. çdo të dhënë në lidhje me shtatzanitë e mëparshme.
2. Historinë e shtatzanisë së tanishme
3. Historinë e plotë shëndetësore individuale.
4. Të dhëna për ilaçet e mundshme që merrni, apo për alergjitë që mund të keni.
5. Historinë shëndetësore familjare.
6. Gjendjen social-ekonomike të familjes ku jetoni. çfarë është e rëndësishme të dihet për shtatzanitë e
mëparshme?
1. Përcaktimi i numrit total të shtatzanive (lindje, aborte apo shtatzani jashtë mitrës). Ky informacion
mund të japë të dhëna të rëndësishme, si për shembull:
• Nëse keni lindur më shumë se pesë fëmijë, duhet të dërgoheni në spital për të lindur sepse në
momentin e lindjes mund të paraqiten rreziqe, si hemorragjia.
• Nëse keni bërë më shumë se tre aborte gjate tremujorit të parë të shtatzanisë, kjo flet për mundësinë
e anomalive të trashëguara të çiftit. Abortet e bëra gjatë tremujorit të dytë flasin për pamundësi
të mbajtjes së shtatzanisë nga dëmtime të lindura apo të fituara të qafës së mitrës.
• Nëse ka pasur më parë një shtatzani jashtë mitrës, duhet të siguroheni që shtatzania e tanishme
është brenda mitrës.
2. Pesha e bebeve të lindura më parë, mosha e shtatzanisë në lind   jet e mëparshme, mënyra e lindjeve të mëparshme sipas radhës si dhe të gjitha vdekjet e bebeve para apo pas lindjes. Personeli shëndetësor duhet të dijë:
• Nëse keni pasur lindje fëmijësh me peshë të vogël (hipotrofe), që të kërkohet shkaku.
• Nëse keni lindur fëmijë të tjerë para kohe, për të marrë masat në kohën e duhur, që këtë herë të
mos ndodhë.
• Nëse keni lindur bebe me peshë mbi 4 kg, gjë e cila mund të sugjerojë një diabet tuajin dhe vështirësi në lindje.
• Mënyrën e lindjeve të mëparshme: nëse keni lindur me forceps apo me vacuum (lindje me aparat ku kërkohet ndërhyrja e mjekut) duhet të dërgoheni në një qendër të specializuar, nëse keni lindur më parë me operacion, duhet të gjendet shkaku përse është bërë dhe të vendoset për mënyrën e lindjes në fund të shtatzanisë së tanishme.
• Nëse ka pasur një apo më shumë vdekje të bebeve gjatë lindjes, keto ju vendosin në një shkallë
të lartë rreziku për lindjen e tanishme. Duhen bërë përpjekjet për të gjetur shkaqet e vdekjeve të shkuara, të gjenden faktorët të cilët mund të ndikojnë edhe në shtatzaninë e tanishme. Nëse nuk gjenden shkaqe, rreziku i përsëritjes është i lartë.
3. Problemet e mëparshme gjatë aktivitetit të lindjes si dhe tensioni i lartë në shtatzanitë e mëparshme.
• Nëse keni pasur tension të lartë gjatë shtatzanive të mëparshme, ju duhet të kontrolloheni më shpesh se numri i rekomanduar i vizitave dhe sapo te shfaqni një problem, (sado të vogël në dukje) të dërgoheni në një qendër të specializuar. I njëjti qëndrim mbahet edhe në rastet kur keni pasur hemoragji vaginale para se të lindnit.
• Duhet të sigurohemi për mbarëvajtjen e fazës së parë të aktivitetit të lindjes dhe të fazës së fundit
të tij, si dhe për mbarëvajtjen e periudhës placentare, hemoragjitë e mundshme, apo kyretazh (pastrim i hapësirës së mitrës me kyretë) mbas lindjes. Të gjitha këto duhet të dihen, sepse problemet në shtatzanitë e mëparshme kanë shumë mundësi të ripërsëriten edhe në shtatzaninë e tanishme. Pra e thënë më qartë, kur keni bërë një ose më shumë herë lindje para kohe, jeni në rrezik të lartë për ta bërë përsëri.
Për çfarë do të pyeteni në marrjen e anamnezës së shtatzanisë?
• Pyetja e parë që do t’ju bëhet kur dyshoni se jeni shtatzënë dhe shkoni të kontrolloheni, është se
kur ka qenë dita e parë e periodave të fundit, në mënyrë që të saktësohet mosha e shtatzanisë
dhe të përcaktohet data e përafërt e lindjes.
• Kërkohen probleme të ndryshme mjekësore që mund të keni pasur në fillim të shtatzanisë si: sëmundje me temperaturë të lartë, shenja të infeksionit urinar apo çfarëdolloj hemorragjie vaginale.
• Kujdes i duhet kushtuar shenjave të vogla që mund të keni gjatë kësaj shtatzanie si: të përziera apo të vjella, dhimbje stomaku apo kapsllëk, fryrje të kyçeve të këmbëve ose duarve.
• Do të pyeteni nëse shtatzania është e planifikuar dhe e dëshiruar apo jo dhe nëse keni pasur ndonjë
periudhë infertiliteti (pra jeni përpjekur të mbeteni shtatzënë, por nuk keni arritur), prej sa vjetësh jeni e martuar dhe sa kohë ka që dëshironi një fëmijë.
Përse është e rëndësishme historia e kaluar mjekësore?
Disa gjendje shëndetësore mund të përkeqësohen gjatë shtatzanisë, për shembull nëse keni sëmundje të zemrës, mund të rëndoheni gjatë shtatzanisë, apo një tension i lartë mund të çojë deri në atë që në gjuhën mjekësore quhet preeklampsi apo eklampsi, gjë që do të thotë gjendje shumë e rrezikshme për jetën tuaj.

Prandaj ju do të pyeteni nëse keni pasur ndonjëherë ndonjë nga problemet e mëposhtme:
• Tension të lartë.
• Diabet.
• Sëmundje reumatizmale apo sëmundje të tjera të zemrës.
• Epilepsi (sëmundje toke).
• Astmë.
• Tuberkuloz.
• Sëmundje psikike.
• Sëmundje të tjera të përgjithshme.
Përse është e rëndësishme pyetja për ilaçet e marra apo alergjitë?
Sepse nëpërmjet marrjes së ilaçeve të përdorura nga ju kuptohen sëmundjet që keni kaluar, nëse
nuk kanë dalë në pah deri në atë moment; gjithashtu, disa ilaçe janë mjaft të dëmshme për bebin dhe
mund të rrezikojnë edhe jetën e tij. Edhe alergjitë janë të rëndësishme sepse në rast se do të jepen ilaçe, mjeku duhet të jetë i sigurt që ato nuk shkaktojnë alergji, të cilat rrezikojnë jetën tuaj. Cilat janë operacionet e kryera më parë, të cilat duhet t’i tregohen patjetër mjekut? Operacionet e kryera në aparatin gjenital si: lindje të mëparshme me operacion, heqja e mishit të huaj në mitër, ndërhyrje të kryera në qafën e mitrës, riparimet e rrugëve të komunikimit urogjenital, ndërhyrjet kirurgjikale në
zemër, të cilat kërkojnë medoemos edhe asistencën e mjekut specialist të zemrës në çdo hap të shtatzanisë, deri mbas lindjes.

Përse është e rëndësishme historia familjare?
Në rastet kur keni familjarë me sëmundje si diabeti apo hipertensioni, kur keni në familje lindje me
dy ose më shumë fëmijë njëherësh (binjakë ose trinjakë), kur keni raste që kanë kaluar hemorragji të
rëndë mbas lindjes, apo persona me prapambetje mendore, rritet mjaft rreziku i shtatzanisë për ju
dhe fëmijën.
Përse informacioni për gjendjen tuaj social-ekonomike është i rëndësishëm?
• Sepse nëse pini duhan apo alkool, bebi mund të lindë i vogël për moshën e shtatzanisë dhe me
keqformime.
• Sepse nëse ju kanë braktisur, keni nevojë për ndihmë të veçantë të organizmave përkatëse për veten
dhe për bebin.
• Sepse gjendja e keqe ekonomike rrit rrezikun për tuberkuloz, kequshqyerja rrit rrezikun për lindjen e një fëmijë të vogël në peshë dhe keqtrajtimi fizik shkakton lindje para kohe apo trauma të tjera obstetrikale, si shkëputja para kohe e placentës.
 

VIZITA FIZIKE
Ku përqendrohet vëmendja gjatë vizitës fizike?
Pamja juaj e përgjithshme ka një rëndësi të madhe, si tregues i gjendjes së saj shëndetësore
Vizitohen me kujdes sistemet dhe organet e mëposhtme:
• Gjëndra tiroide
• Gjoksi
• Aparati i frymëmarrjes
• Aparati i qarkullimit të gjakut dhe zemra
• Organet që gjenden në bark
• Organet e jashtme dhe të brendshme seksuale.
çfarë shihet në gjendrën tiroide?
Nëse është e zmadhuar, duhet të referoheni tek mjeku specialist për ekzaminime të mëtejshme dhe e
gjithë ndjekja e shtatzanisë duhet të bëhet nga ekipi, i përbërë nga gjinekologu dhe endokrinologu.
çfarë është e rëndësishme në vizitën e gjinjve?
• Thumbat e gjinjve, të cilat nëqoftëse janë të futur nga brenda duhet të përpunohen gjatë shtatzanisë për t’u përgatitur për ushqyerjen me gji të bebit.
• Shihet nëse ka masa të forta në gji apo rrjedhje të tij, të cilat kërkojnë pastaj kontrolle të mëtejshme.
• Gjatë takimeve me personelin mjekësor, ju do të nxiteni të ushqeni me gji fëmijën tuaj, do t’ju bëhen të ditura avantazhet e tij, në krahasim me çfarëdolloj ushqimi tjetër artificial.

Si përgatitet gjiri për ushqyerjen me gji?
Përgatitja e gjirit për ushqyerjen me gji të fëmijës duhet të fillojë gjatë muajit të fundit të shtatzanisë
dhe jo më parë, sepse mund të fillojë aktiviteti i lindjes para kohe. Kjo përgatitje bëhet me anë të masazhimit të thumbave të gjirit dhe pastaj të gjithë gjirit, gjë e cila shton qarkullimin e gjakut në gji
dhe ndihmon lëvizjen e qumështit në kanalet e tij. Në të njëjtën kohë ndreqen disa anomali të thumbit të
gjirit, (kur ai është i futur brenda), të cilat pengojnë më vonë ushqyerjen e bebit, sepse ai nuk e kap
dot gjirin. Masazhi i gjirit realizohet duke e kapur gjirin me të dy duart, gishtat e mëdhenj qëndrojnë në pjesën e sipërme të gjirit, kurse pjesa tjetër e dorës (pëllëmba) mban pjesën e poshtme të tij. Në vazhdim të dy duart rrëshqasin ngadalë drejt thumbit të gjirit. Kjo procedurë kryhet 10 deri në 15 herë për secilin gji. Ndërsa rrotullimi i thithit bëhet duke e kapur me delikatesë atë me gishtin e madh dhe tregues dhe duke e rrotulluar (një herë në drejtim të akrepave të orës dhe një herë në drejtim të kundërt me to), duke e mbajtur gjithmonë thithin midis dy gishtave. Një procedurë e tillë bëhet 30 sekonda për secilin thith të gjirit. Kjo ndihmon që thithi të zmadhohet dhe të forcohet dhe të përgatitet kështu për ushqyerjen e ardhshme me gji, si dhe të mbrohet thithi nga dëmtimet apo çarjet që mund të ndodhin më pas, gjatë ushqyerjes me gji.
çfarë është e rëndësishme për t’u vizituar në aparatin e frymëmarrjes dhe në zemër?
1. Zakonisht gjatë kësaj vizite ju zhvisheni nga mesi e sipër dhe personeli shëndetësor vrojton shenjat e mëposhtme: deformime të kafazit të kraharorit, anomali të shtyllës kurrizore, vështirësi në frymëmarrje.
2. Duhet të matet tensioni arterial dhe pulsi.
3. Dëgjohen me stetoskop rrahjet e zemrës dhe mushkëritë, me qëllim diagnostikimin e zhurmave në zemër dhe në mushkëri. Nëse këto zhurma janë të pranishme, ju do të referoheni në qendra më të specializuara për këto probleme.
Si vizitohet barku në vizitën e parë?
Para kësaj vizite ju duhet të keni boshatisur fshikëzën e urinës, të jeni e shtrirë në kurriz dhe me jastëk nën kokë.

Shenjat që kërkohen janë:
• Shtresa të tepruara dhjami.
• Prania e shenjave, cikatrierve (ndërhyrje kirurgjikale të mëparshme).
• Forma dhe përmasat e mitrës.
• Keqformime të tjera të dukshme.
• Kontrollohet barku me dorë për përmasat dhe ndjeshmërinë e mëlçisë, shpretkës, veshkave, si dhe nëse ka masa të tjera të papërcaktuara mirë në hapësirën e barkut.
Si vizitohet mitra gjatë vizitës së parë?
Mitra preket nëpërmjet murit të barkut dhe kjo gje bëhet për të përcaktuar formën, madhësinë dhe
fortësinë e saj. Duhet pasur parasysh se ky veprim mund të bëhet vetëm kur paraqiteni për kontroll mbas javës së 13-të të shtatzanisë, që do të thotë mbas muajit të tretë. Gjithashtu në këto momente shihet nëse mitra mund të ketë masa jo normale, si miomat, të cilat kanë tendencë të rriten gjatë shtatzanisë dhe mund të shkaktojnë abort, lindje para kohe, apo dhimbje të forta të barkut.
çfarë duhet parë në organet e jashtme dhe të brendshme seksuale?
1. Shenja të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të cilat shpesh duken me sy të lirë, nga
prania e “plagëve” apo rrjedhjeve karakteristike.
2. Dëmtime të qafës së mitrës nga ndërhyrje të mëparshme, apo nga fillimi i një procesi tumoral. Për të përjashtuar këtë të fundit është mirë të merret një Pap-test që në vizitën e parë.
3. Shihet nëse qafa e mitrës është e hapur apo jo.
4. Gjatë vizitës vaginale me dy duar (bimanuale), shihet qartë madhësia e mitrës në raport me moshën e shtatzanisë si dhe përjashtohen masat e mundshme në vezore. 

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
register
living
Ndarja në çift është një fenomen normal sot
(Por a mund të ruhet së paku miqësia me ishin?)



Ariel


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0
901060015





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan