digitalb
0 0
8
 
PROBLEMET E MËDHA TË SHTATZANISË   nga ikubFEMRA 
Artikull me foto
  06 Jan

Gjatë shtatzanisë, krahas problemeve të vogla, të cilat nuk kanë nevojë për trajtim, apo trajtohen
pa u shtruar në maternitet,ndodhin edhe probleme të mëdha, të cilat mund të rrezikojnë jetën tuaj dhe të fëmijës. Pikërisht për këto arsye ato trajtohen në maternitet. Këtu po përmendim vetëm disa nga problemet e mëdha të shtatzanisë, sa për t’u njohur me to. Për çdo shqetësim apo pyetje që të keni, ju tashmë e dini që duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj.
Komplikacionet madhore të shtatzanisë janë:
• Hemorragjitë e hershme të shtatzanisë
• Abortet me ndërlikimet e tyre
• Shtatzanitë jashtë mitrës
• Hemorragjitë e vonshme të shtatzanisë
• Placenta previa (vendosja e placentës para qafës së mitrës)
• Shkolitja para kohe e placentës
• Dhimbjet e forta të barkut
• Ethet me karakter të ndryshëm
• Rreziku i lindjes para kohe
• Anemitë e rënda
• Pre-eklampsia dhe eklampsia (sëmundjet e tensionit të lartë të shtatzanisë)
• Sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
ushtrimet fizike të moderuara janë të pranueshme gjatë shtatzanisë, por ju duhet të pushoni të paktën
për 1-2 orë pas tyre. Sportet e rrezikshme dhe ushtrimet fizike të sforcuara duhet të shmangen.
Ushtrimet në klasa me punonjës të specializuar dhe ushtrimet aerobike janë gjerësisht të përdorshme
dhe mjaft të dobishme gjatë shtatzanisë. Nëse jeni mësuar me ushtrimet aerobike para shtatzanisë,
mund t’i vazhdoni ato edhe gjatë saj. Mund të themi pa ngurrim se shumë probleme për ju dhe fëmijën
gjatë shtatzanisë mund të vijnë si pasojë e një jete të ndenjur e pa lëvizje si, për shembull, tensioni i
lartë gjatë shtatzanisë.
Punësimi Nëse keni një punë jo të lodhshme, me pak lëvizje, mund të vazhdoni të punoni normalisht gjatë shtatzanisë. Punësimi që kërkon aktivitet  të shprehur fi zik dhe lodhje trupore, kërkon vlerësim të kujdesshëm nga mjeku i familjes dhe ai gjinekolog, për të vendosur vazhdimin e mëtejshëm. Duhet pasur parasysh që çdo grua ka gjendje shtatzanie të ndryshme dhe tolerancë të ndryshme ndaj aktivitetit fizik.
Aktiviteti fizik rrit nevojën për oksigjen të nënës dhe rrit punën e zemrës, duke ulur në të njëjtën kohë prurjen e oksigjenit në placentë, për pasojë ulet oksigjeni për bebin.
KUJDESI I PëRGJITHSHëM PëR VETEN TUAJ
Ushtrimet
Përgjithësisht duhet të themi se ushtrimet fizike të moderuara janë të pranueshme gjatë shtatzanisë,
por ju duhet të pushoni të paktën për 1-2 orë pas tyre. Sportet e rrezikshme dhe ushtrimet fizike
të sforcuara duhet të shmangen. Ushtrimet në klasa me punonjës të specializuar dhe ushtrimet aerobike janë gjerësisht të përdorshme dhe mjaft të dobishme gjatë shtatzanisë. Nëse jeni mësuar me ushtrimet aerobike para shtatzanisë, mund t’i vazhdoni ato edhe gjatë saj. Mund të themi pa ngurrim se
shumë probleme për ju dhe fëmijën gjatë shtatzanisë mund të vijnë si pasojë e një jete të ndenjur e pa
lëvizje si, për shembull, tensioni i lartë gjatë shtatzanisë.
Aktualisht në Shqipëri, nuk kemi të dhëna apo studime të sakta për punësimin e grave shtatzëna, por
dihet që gratë në vendin tonë edhe gjatë shtatzanisë bëjnë punë të rënda fizike, gjë e cila mund të sjellë
në përfundim tragjik të shtatzanisë. Nga ana tjetër, studimet kanë treguar se pesha e bebeve të lindura
nga nëna që bëjnë punë të rënda, është deri në 400 gram më e vogël se ajo e bebeve, nënat e të cilave
bëjnë punë normale, apo nuk kanë punuar fare. Kjo shpeshtësi është 20 herë më e lartë tek nënat që punojnë në fushë. Gjithashtu, nëse keni punë me qendrim të gjatë në këmbë, jeni në rrezik më të madh për lindje para kohe, se sa gratë me punë të tjera. është mirë që t’i shmangni punët e rënda, dhe t’ju sigurohen periudha të përshtatshme pushimi gjatë ditës. Nëse keni pasur probleme dhe komplikacione gjatë shtatzanive të mëparshme, duhet të shmangni punët fizike.
Udhëtimet. Udhëtimi me tren, avion apo me makinë, nuk ka efekte të dëmshme gjatë shtatzanisë, më i dëmshëm mund të jetë largimi nga mjeku, i cili ndjek shtatzaninë. Natyrisht udhëtimet e gjata duhet të bëhen me leje të mjekut dhe mbasi të jenë marrë masat e duhura për çdo lloj problemi që mund të rezultojë gjatë udhëtimit. çdo gjë do varet edhe nga mosha e shtatzanisë në momentin e udhëtimit. Kujdes duhet në rastet e udhëtimeve me makinë, kur rrugët nuk janë në gjendje të mirë. Në këto raste
rekomandohet një shpejtesi mesatare dhe shmangia e sipërfaqeve të thyera (gropa etj).
Banjat Gjatë shtatzanisë banjat janë më se të rekomandueshme. Vetëm në tremujorin e tretë nuk rekomandohen banjat në vaskë me ujë shumë të ngrohtë, sepse mund të sjellin marrje mendsh dhe gjendje të fikëti.
Veshja Gjatë shtatzanisë rekomandohen veshje të lehta, praktike dhe të rehatshme. Nuk duhen të përdoren veshje të shtrënguara, por sa më të lirshme, sepse pengohet qarkullimi i mirë i gjakut. Veshjet këshillohen të jenë prej pambuku, dhe rritja e masës së gjoksit, kërkon përdorimin e të brendshmeve të lirshme, me numër më të madh se më parë dhe prej pambuku, gjithashtu. Nuk këshillohen këpucë me taka të larta apo të ngushta. Ato duhet të jenë sa më të rehatshme, për të mos e bërë ecjen të lodhshme. Probleme të tretjes dhe të jashtëqitjes Gjatë shtatzanisë jashtëqitja fillon të çrregullohet, si pasojë e lëshimit të muskulaturës së lëmuar, shtypjes së mitrës mbi zorrën e trashë në fillim të shtatzanisë dhe nga pjesa e paraqitur në fund të saj. Përveç bezdisjes së shkaktuar nga kapsllëku,
kalimi i materialeve të forta fekale nëpër zorrën e trashë mund të shkaktojë çarje të dhimbshme të saj dhe të japë hemorragji nga zorra e trashë. Nëse nuk keni pasur probleme të tilla gjatë shtatzanisë, mund ta shmangni këtë gjendje me shtimin e lëngjeve, ushtrimeve jo të rënda fizike, dhe kur është e nevojshme me laksativë (ilaç kundër kapsllëkut) të lehtë.
Marrëdhëniet seksuale Ka gjithmonë një dyshim në opinionet e popullit se marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë aborte apo lindje para kohe. Natyrisht nëse mbas një kontakti
të tillë vërehen hemorragji vaginale apo dhimbje të forta të barkut, ky rrezik bëhet i dukshem. Në fakt, mendimi se kontaktet seksuale gjatë shtatzanisë janë të dëmshme për ju apo fëmijën, duhet të
zhduket një herë e përgjithmonë. Kontaktet janë të ndaluara vetëmnë rastet kur rreziku për abort apo
lindje para kohe është i vërtetuar nga mjeku specialist gjinekolog. Pranohet gjerësisht nga të gjithë
specialistët se për gra të shëndetshme dhe shtatzani pa rrezik, marrëdhëniet seksuale nuk janë të
dëmshme. Edhe në muajt e fundit të shtatzanisë, marrëdhëniet seksuale nuk janë të ndaluara. Megjithë studimet e shumta, nuk është gjetur lidhje midis lindjes para kohe dhe shpeshtësisë së kontakteve seksuale. I vetmi problem mbetet gjetja e pozicionit të duhur, sidomos në muajt e fundit të shtatzanisë.
Shpëlarjet vaginale Shpëlarjet vaginale mendohet të përdoren vetëm kur janë të domosdoshme,
sepse shpesh mund të jenë të dëmshme, ndonjëherë edhe nga keqpërdorimi nga vetë gratë. Ato përdoren kur ka sekrecione të shtuara vaginale, të cilat tregojnë për një infeksion vaginal dhe të rekomanduara nga mjeku. Sidoqoftë nuk duhet përdorur “poire” (pompë, e cila çon material të lëngët
me presion) llastiku, dhe nuk duhet të futet kanjula (maja e kësaj pompe) më thellë se 6-7 cm brenda
në vaginë.
Kujdesi për dhëmbët Mjaft protokolle të ndjekjes para lindjes përfshijnë edhe kontrollinm rutinë të dhëmbëve. Koncepti se shtatzania e rëndon prishjen e dhëmbëve, ende nuk është i vërtetuar. E vetmja gjë që dihet me siguri është që gjatë shatzanisë ju keni më shumë nevojë për kalcium, mungesa e të cilit mund të sjellë dëmtime të dhëmbëve. Procedurat normale me anestezi lokale mund të kryhen gjatë shtatzanisë pa problem, ndërsa ndërhyrjet më të vështira të cilat kërkojnë anestezi më të thellë, është mirë të shtyhen për tremujorin e dytë të saj. Në rastet e infeksioneve të rënda të dhëmbëve, të quajtura absese, trajtimi me antibiotikë është i domosdoshëm, por ky i fundit duhet të zgjidhet në bashkëpunim
me gjinekologun.
Kujdesi për gjoksin dhe barkun Kujdesi për thithat e gjirit është trajtuar edhe më sipër, edhe rëndësia
e tij gjithashtu. Ndërsa përdorimi i kremrave të ndryshëm për lyerjen e gjirit apo barkut për të parandaluar striet (të çarat e lëkurës), nuk është i provuar nga asnjë studim shkencor. Ato nuk bëjnë dëm, sidoqoftë, por janë të kushtueshme për ekonominë e familjes. Në përgjithësi përhapja e këtyre strieve përputhet me rritjen e mitrës dhe shtesën në peshë të nënës. Këtu duhen parë edhe mundësitë e parandalimit të tyre. Tani po diskutohet gjithnjë e më shumë se rritja e konsumit të lëngjeve nga gruaja shtatzënë, luan një rol shumë të madh në parandalimin e strieve, madje shumë më tepër se kremrat apo vajrat nga më të kushtueshmet.
Duhani Nënat të cilat pijnë duhan gjatë shtatzanisë, lindin fëmijë me peshë më të vogël se sa pjesa tjetër e popullatës. Monoksidi i karbonit dhe nikotina, të cilët janë përbërësit kryesorë në përmbajtje të duhanit, janë shkak për efektet negative tek bebi. Krahasuar me gratë të cilat nuk pijnë duhan, nëse pini,
ju jeni më të rrezikuara të bëjnë aborte spontane, plasje para kohe të membranave, hemorragji gjatë
tremujorit të dytë apo të tretë të shtatzanisë, si dhe prapa-mbetje të zhvillimit fizik të bebit.
Alkooli është e provuar që përdorimi i alkoolit gjatë shtatzanisë është mjaft i dëmshëm dhe këshillimi
para lindjes konsiston në ndalimin e plotë të tij gjatë kësaj kohe. Përbërësit e pijeve alkolike e kalojnë barrierën e placentës dhe shkojnë direkt në gjakun e e bebit. Etanoli ka rezultuar shumë i rrezikshëm, sidomos në tremujorin e parë të shtatzanisë. Efektet që alkooli mund të japë tek bebi janë:
• Prapambetje e zhvillimit të bebit në bark
• Keqformime të fytyrës
• çrregullime të sistemit nervor qendror . Për fat të mirë këto efekte pushojnë së vepruari, menjëherë sapo të ndaloni marrjen e alkoolit.
Droga Përdorimi kronik i drogave është mjaft i rrezikshëm gjatë shtatzanisë, sidomos për bebin dhe mirërritjen e tij. Vuajtja kronike brenda barkut të nënës, nënpesha, vdekjet para lindjes, janë disa nga komplikacionet serioze që shkakton përdorimi i drogave dhe janë të dokumentuara mirë. Na duhet të theksojmë gjithashtu se midis grave që përdorin narkotike, shkëmbimet e shpeshta të shiringave,
çojnë në 50% mundësinë e infektimit të bebit nga virusi HIV (SIDA) apo hepatiti B.
Kafeina Nga të gjithë specialistët rekomandohet kufizimi i përdorimit të kafeinës gjatë shtatzanisë, megjithëse deri tani nuk është vënë re ndonjë veprim i dëmshëm i saj ndaj bebit.
Ilaçet. Me përjashtime të rralla, çfarëdolloj ilaçi që përdoret tek ju, e kalon placentën dhe për pasojë arrin tek bebi. Prandaj ju nuk duhet të merrni asnjë lloj ilaçi, pa marrë mendimin e specialistit (gjinekologut).

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 8
901060016





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
adela saliu
Para 2 muajsh  
  
Prsh vajza jam shtatzen jam 21javshve aka ndonje problem se bebin tim nuk e ndjej aq shum...neqofese dini dicka ju lutem me informoni
     
Edona
Para 11 muajsh  
  
Jam shtatzen javen e 40-t kam probleme me barkun spo muj te ha asgje sepse kam jashtqitje,dhe kam probleme me zorr trash..
     
fatlume
Para 11 muajsh  
  
jam shtat zene 5 javesh kom tri fmi po me thot deoktori perta abortuar kije rezik temat por kur e kam lint vajzen e tret kum pas mas operacjonit xhok derdhje me thon ene linjen e kom rezik cka te boj
     
Besa
Para 22 muajsh  
  
Jom shtatzan ne muajin e dyt kom mestracione te kafta qe 3 jav mjeku mka than me pushu sa ma shum deri sa te forcohet mitra edhe 3 dit e kom kontrollen e ardhshme po po kom shpesh dhimt ne bark nuk jan shum te forta po as te lehta jo vazhdoj me pas ende mestracione te kafta qka mendoni ju a osht shum e rrezikune shtatzania jem.
+3     
bruna
Para 26 muajsh  
  
pershendetje quhem bruna.jam ne muajin e 9 kam shum probleme nje her ne muaj shkoj per vizita dhe i kam treguar per problemet qe kam.dhe gjithnje me thon jan normale....kam shum dhimbje barku,shum djeg'je kur urinoj,ne analizat qe bej per infeksion me dalin mir.kam shum te perzira shpesh dhe vjell,jam renduar shuum saqe sngrihem dot vet nga krevati.ju faleminderit per mirkuptimin pres pergjigjen tuaj me pa durim.
+1     
selina
Para 27 muajsh  
  
Pershendetje jom 22vjrce jom ne shtatzanin 2 jom ne mujin e 2 tshtatzanis por kom problem me buken gjdo gje qe po e ha po mhertit dhe po vjelli shpesh po mligshtohet trupi skom fuqi as rond me kap dhe pokom mujore tbardha shum,nshtatzanin e 1jom kon shum mir skom pas aqshum probleme si kto t2,kom edhe dhimbje tbarkut nganjer mi rrok gerrqi komt mdhombin.Flm
+1     
amina
Para 35 muajsh  
  
te sugjeroj nje vizite tek mjeku qe te ka ndjekur gjate shtatzanise dhe sa me shpejt madje...
+0     
anila oxha
Para 35 muajsh  
  
cfare ndoll kur bebin nuk e ndjen duke levizur ose e ndjen shum pak.ne nje koh qe je ne muajin e 7 te shtatzanis dhe bebi gjat gjith shtatzanis ka qene shum aktiv dhe per dy dit resht e sheh qe po leviz shum pak ose nuk po e ndjen pothuajse fare.a ka ndonji problem serioz kjo
+2     


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as