marketkonekt
0 0
2
 

PËRCAKTIMI I MOSHËS SË SHTATZANISË


Artikull me foto

06 Jan

Për të përcaktuar sa më saktë moshën e shtatzanisë dhe datën e parashikuar të lindjes, duhet të
përdoren të gjitha informacionet në dispozicion:
• Dita e parë e periodave të fundit
• Përmasat e mitrës gjatë vizitës nga barku dhe asaj vaginale.
• Matja e gjatësisë nga fundi i mitrës deri në mes të kockës pubike.
• Matja e përmasave të bebit me anë të ekografisë (që në gjuhën popullore quhet “eko”).
• Rezultatet e vizitave ekografike. Mosha e shtatzanisë vlerësohet duke u nisur nga dita e parë e periodave të fundit, atëhere kur kemi të bëjmë me cikle të rregullta menstruale dhe kjo ditë është e sigurt.
Kur do të lindë fëmija?
Një shtatzani normale zgjat 40 javë, nga dita e parë e periodave të fundit. 40 javë janë dhjetë muaj
hënorë ose nëntë muaj kalendarike. Nëqoftëse e mbani mend mirë ditën e parë të periodave të fundit
dhe keni pasur një cikël të rregullt, bebi do të lindë normalisht pas 9 muajve e 7 ditëve nga dita e parë e
periodave. Një mënyrë e shkurtër për ta llogaritur është: nga dita e parë e periodave të fundit zbriten
tre muaj dhe shtohen mbi të 7 ditë. Për shembull nëse periodat e fundit kanë qenë më 7 maj, muaji i pestë, zbrit tre muaj, mberrin në 7 shkurt, i cili është muaji i dytë, shtohen 7 ditë dhe data e mundshme e lindjes rezulton 14 shkurt.
Si mundet që madhësia e mitrës të ndihmojë në përcaktimin e moshës së shtatzanisë?
1. Deri në javën e 12-të, që do të thotë tre muajshe, përmasat e mitrës janë të tilla që nuk dallohen
nga barku, vetëm me vizitën gjinekologjike te mjekut ose personelit shendetësor. Ajo që ndihmon më shumë, sidomos në rast paqartësie, është ekografia.
2. Nga java 13-të deri në javën e 24-t të shtatzanisë, që do të thotë muaji i gjashtë, mitra preket mirë nga barku dhe përcaktohet me lehtësi madhësia e saj, duke matur distancën nga kocka pubike deri në fundin e mitrës.
3. Pas javës së 24-t të shtatzanisë mitra bëhet e dukshme edhe me sy të lirë, kështu që si për ju, ashtu edhe për personelin mjekësor është më i lehtë përcaktimi i madhësinë së saj në raport me moshën e shtatzanisë.
Përse është i rëndësishëm vlerësimi i madhësisë së mitrës?
Nëqoftëse rritja e mitrës nuk përputhet me rritjen e moshës së shtatzanisë, dyshohet për prapambetje
të rritjes së bebit, gjë e cila shoqërohet me dëmtime të mundshme të bebit. Nëse dyshoni për diçka të tillë, duhet të drejtoheni menjëherë tek mjeku specialist, sepse vihet në rrezik jeta ose e ardhmja e bebit. Përveç kësaj dyshohet edhe për sasi të pakët të lëngut amniotik (ujrat që rrethojnë bebin), vdekje të bebit brenda në mitër, apo plasje para kohe të membranave. Sa u tha më sipër ka vlerë për rastet
kur madhësia e mitrës është më e vogël se sa duhet të ishte, në raport me moshën e shtatzanisë.
Por ka raste kur kjo madhësi është më e madhe se duhet të ishte për moshën e dhënë. Në këto raste
dyshohet për:
• Shtatzani me shumë fëmijë (dy ose më shumë).
• Sasi të shtuar të lëngut amniotik (ujrat që rrethojnë bebin).
• Fëmijë me peshë të madhe (mbi 4 kg.).
• Diabet të nënës.
PSE ëSHTë E NEVOJSHME VIZITA VAGINALE GJATë SHTATZANISë?
Vizita vaginale e kryer me dorë nga mjeku gjinekolog, është vizita më intime që bëhet gjatë shtatzanisë. Jo të gjitha gratë shtatzëna e lejojnë me dëshirë këtë ekzaminim, sidomos në fillim të saj. Për këtë arsye një vizitë vaginale mund të kryhet vetëm pasi ju jeni informuar me hollësi nga mjeku për llojin e vizitës, pasi ju është marrë leje dhe ju është thënë një arsye bindëse për të bërë vizitën. Ju duhet ta dini që kur mjeku e kërkon këtë lloj vizite, ka një arsye të mjaftueshme dhe se ai i di mirë rastet kur kjo vizitë dëmton shtatzaninë.
Në kontrollin e parë vizita vaginale bëhet për:
• Përcaktimin e diagnozës: shtatzani.
• Vlerësimin e moshës së shtatzanisë.
• Zbulimin e keqformimeve të aparatit gjenital të gruas.
• Vlerësimin e sekrecioneve vaginale.
• Vizitën e saktë të qafës së mitrës, e cila mund të sjellë probleme me rritjen e shtatzanisë.
• Mundësisht për marrjen e Paptestit.
Në kontrollet e tjera para lindjes vizita vaginale kryhet për të:
• përcaktuar gjendjen e rrezikut të abortit.
• përcaktuar rrezikun e lindjes para kohe.
• konfirmuar pamjaftueshmërinë e qafës së mitrës për të mbajtur shtatzaninë deri në fund.
• vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës, para se të stimulohet artificialisht aktiviteti i lindjes në fund të shtatzanisë.
• vlerësuar pjesën paraqitëse të bebit, para se të fillojë aktiviteti i lindjes.
• vlerësuar rrugët e lindjes.
Vizita vaginale nuk këshillohet vetëm në rastet kur keni pasur hemorragji para lindjes në shtatzanitë
e mëparshme dhe kur kanë plasur membranat dhe ka rrjedhje ujrash, para se të fillojë aktiviteti
i lindjes.
VIZITAT E ZAKONSHME
Kontrollet e zakonshme gjatë shtatzanisë janë:
1.
Përcaktimi i nivelit të hemoglobinës
2. Testet urinare për albuminë, glukozë dhe infeksion (mundësisht mbjellje e urinës)
3. Vlerësimi i shkallës së pastërtisë vaginale
4. Grupi i gjakut dhe faktori Rh 

5. Testet serologjike për sifiliz
6. Pap-testi, edhe kur qafa e mitrës
duket normale me sy të lirë
7. Një vizitë ekografike, nëse ekziston mundësia.
Në këtë pikë është me interes të sqarojmë që vizita ekografi ke është me rëndësi gjatë shtatzanisë, por
nuk duhet tepruar. Tre vizita ekografi ke janë të domosdoshme dhe të mjaftueshme për nëntë muaj.
Vizita e parë duhet të bëhet gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë për të:
• përcaktuar moshën e shtatzanisë
• vërtetuar që shtatzania është brenda në mitër
• vërtetuar praninë e një fëmije, apo më shumë
• vërtetuar zhvillimin normal të shtatzanisë
Vizita e dytë duhet bërë gjatë tremujorit të dytë dhe sidomos në javën e 23-24-t të shtatzanisë për të:
• vërtetuar ecjen normale të shtatzanisë
• përjashtuar keqformimet e mundshme të fëmijës, sepse në këtë moshë janë formuar krejtësisht
organet e tij.
• përcaktuar vendosjen e placentës.

 Vizita e tretë duhet bërë gjatë tremujorit të tretë për të:
• përcaktuar mënyrën e vendosjes së bebit (me kokë ose jo)
• përcaktuar një peshë të përafërt të bebit
• përcaktuar me saktësi vendosjen e placentës. Kur një shtatzani zhvillohet normalisht, këto tre vizita janë të mjaftueshme. Vizita të tjera ekografike janë të nevojshme vetëm nëse mjeku specialist i sheh të domosdoshme, në varësi të situatave të cilat mund të krijohen, dhe në varësi të gjendjes tuaj dhe të bebit.
VIZITA E DYTë PARA LINDJES
Që në vizitën e parë ju do të ftoheni nga personeli mjekësor për t’u kthyer sërish në shërbimet e kujdesit të nënës dhe fëmijës, për vizita të tjera dhe duhet të mbani mend që kjo është shumë e rëndësishme. Shpeshtësia e këtyre vizitave do të varet nga gjendja juaj dhe e fëmijës. Kur çdo gjë ecën normalisht, vizitat duhet të bëhen çdo muaj deri në muajin e 7-të, më tej çdo dy javë, ndërsa në muajin e nëntë çdo javë. Natyrisht në rastin e shfaqjes së problemeve nuk do të ruhet kjo shpeshtësi. Në çdo vizitë do të maten presioni i gjakut dhe pesha juaj.
Cilat janë qëllimet e vizitës së dytë para lindjes?
1.
Vlerësimi i vizitave të zakonshme të bëra mbas vizitës së parë, duke marre masa për trajtimin e problemeve që mund të dalin. Nëse niveli i hemoglobinës rezulton i ulur, jepet ilaçi përkatës si dhe mjekohet infeksioni vaginal, kur vërtetohet prania e tij me mbjellje.
2. Hartimi dhe zbatimi i protokolleve që do ndiqen për gratë me shtatzani me rrezik të lartë.
3. Vlerësimi i ecurisë së shtatzanisë.
4. Këshillimi për ushqyerjen, veshjen dhe mënyrën e jetesës.
5. Nëse Faktori Rh rezulton negativ, bëhet testi i imunizimit për të vendosur pastaj protokollin e ndjekjes së mëtejshme.
Cilat janë situatat për të cilat ju duhet të vizitoheni patjetër nga mjeku specialist?
• Mosha juaj më e vogël se 17 vjeç apo më e madhe se 35 vjeç
• Histori familjare për keqformime gjenetike apo të trashëguara
• Shtesë në peshë mbi 13 kg gjatë shtatzanisë
• Dobësia (në peshë)
• Gjatësia nën 145 cm
• Ekspozim ndaj lëndëve dëmtuese: radiacioni, infeksionet virale apo lëndë kimike.
• Përdorimi i duhanit
• Prania e vazhdueshme e faktorëve stresues dhe të problemeve psikologjike
• Vështirësi për të mbetur shtatzënë
• Keqformime të vërtetuara të mitrës apo të qafës së mitrës
• Prania e fibromiomave të ditura më parë, apo të diagnostikuara gjatë vizitës së parë para lindjes
• Nëse janë bërë ndërhyrje të mëparshme kirurgjikale, sidomos në sferën gjenitale.
• Pamjaftueshmëri e qafës së mitrës, e vërtetuar gjatë shtatzanive të mëparshme
• Fëmijë të lindur të vdekur apo që kanë vdekur menjëherë mbas lindjes, në shtatzanitë e mëparshme
• Lindje të shumta (mbi katër lindje)
• Dy ose me shumë aborte të mëparshme spontane
• Lindje të mëparshme para kohe
• Lindje të mëparshme të fëmijëve të vegjël për moshën e shtatzanisë
• Interval i shkurtër ndërmjet lindjeve (më pak se një vit)
• Lindje të mëparshme të fëmijëve me peshë mbi 4000 gram
• Lindje të mëparshme të fëmijëve me keqformime të lindura
• Lindje të vështira të mëparshme (asfiksi e bebit në lindje)
• Tension i lartë gjatë shtatzanive të mëparshme
• Lindje të mëparshme me operacion apo forceps
• Ngushtim i kockave të legenit, i lindur apo i fituar
• Paraqitje jo normale të fëmijës në lindjet e mëparshme
• Shtatzani të mëparshme me shumë fëmijë
• Gjendje depresive mbas lindjeve të mëparshme
• Kur ka pasur sëmundje të diagnostikuara më parë të zemrës, tension të lartë, sëmundje të veshkave, tëmushkërive, diabet, sëmundje të gjakut, të tiroides, epilepsi, sëmundje malinje të mëlçisë, përdorim
droge apo alkooli.
• Probleme të abuzimit fizik në familje.
• Hemorragji vaginale gjatë shtatzanisë, pavarësisht nga ngjyra e errët apo e hapur (dyshohet për ndërprerje të shtatzanisë)
• Të vjella të shpeshta, të cilat vështirësojnë gjendjen e përgjithshme
• Ankesa gjate urinimit
• Dhimbje barku të çfarëdo lloj natyre
• Rrjedhje ujrash para se të fillojë aktiviteti i lindjes
• Tejkalimi i dates se parashikuar për lindje (më shumë se një javë)
• Pakësimi i lëvizjeve të bebit (më pak se 12 lëvizje në 24 orë). Asnjë ilaç nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë pa rekomandimin e mjekut specialist gjinekolog.
VIZITAT E RADHëS

Vizitat e radhës shpesh mund të jenë pa probleme. Më lart kemi folur për shpeshtësinë e këtyre vizitave, të cilat duhet të respektohen nga ju, pavarësisht nëse ndjeni shqetësime apo jo. Vetëm mjeku mund të thotë me siguri se gjithçka po ecën normalisht. Gjatë vizitave të radhës, nëse vërtetohet prania e një keqformimi të fëmijës, ju dhe pjesëtarët e tjerë të familjes duhet të informoheni menjëherë dhe t’ju jepen mundësitë e zgjidhjes. Gjithmonë ju mbetet ju të vendosni se çfarë duhet bërë më tej. Në vizitat e tremujorit të tretë matet rregullisht (në çdo vizitë) presioni arterial, sepse kjo është periudha kur mund të shfaqen ndryshime të rrezikshme të tij dhe përcaktohet albumina në urinë, e cila flet për funksionimin e veshkave. Gjithashtu vlerësohet pesha juaj për shtesa të tepërta.
SI DUHET VLERëSUAR GJENDJA E BEBIT?
Rritja e bebit vlerësohet në çdo vizitë para lindjes. Deri në javën e 12-të vërehet vetëm rritja e mitrës deri mbi kockën pubike, aq sa mund të preket edhe nga ju vetë. Nga java e 18-të deri në javën e 22-të, në varësi të numrit të lindjeve, ju filloni të ndjeni lëvizjet e fëmijës (në shtatzaninë e parë ndihen më vonë, kurse në të tjerat më herët) dhe të prekni madhësinë e mitrës, e cila arrin deri në nivelin
e kërthizës. Këto të dhëna të thjeshta ju tregojnë se fëmija po zhvillohet normalisht. Në muajin e shtatë mund edhe të preken pjesë të vogla të bebit, si këmba apo dora nëpërmjet barkut. Mjaft rëndësi në këtë periudhë e deri në fund ka edhe numri i ,lëvizjeve të bebit dhe tonusi i tyre. Kur këto lëvizje janë mbi 12 për gjithë orët që jeni zgjuar dhe ato ndihen të forta e shoqërohen ndonjëhere edhe me deformime të
barkut, do të thotë që fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore. Lëvizjet e fëmijës vërtetohen nga
pyetjet që ju bëhen, ose nëpërmjet një ekografie të zgjatur deri në 20-30 minuta. Në rastet kur në të
kaluarën tuaj ka pasur probleme obstetrikale, ju do të këshilloheni të shënoni në një bllok çdo lëvizje
të fëmijës, mundësisht çdo ditë në tre muajt e fundit të shtatzanisë. Rrahjet e zemrës së fëmijës janë
një parametër i rëndësishëm për vlerësimin e mirëqenies së tij. Ato mund të dëgjohen nëpërmjet
një stetoskopi apo fetosoni, rreth javes së 20-të të shtatzanisë e deri në fund të saj, kryesisht përreth
kërthizës. Normalisht ato janë 120-160 rrahje/minutë. Kur numri i rrahjeve është më pak se 120/
minutë, kërkohet ndërhyrje e mjekut specialist gjinekolog. Në rast se janë më shumë, nuk do të thotë
domosdoshmërisht se ka problem për bebin, sepse varet edhe nga gjendja juaj emocionale. Sidoqoftë,
duhet të jetë në vëmendje të veçantë të mjekut. Në rastet me komplikacione të rënda, nga mjeku
kërkohen vlerësime të tjera më të veçanta të gjendjes së bebit. Ju duhet të keni parasysh që, nëse
nga dita e parashikuar për lindje ka kaluar më tepër se një javë (maksimumi i tolerancës është dy
javë), të drejtoheni urgjentisht tek mjeku specialist gjinekolog, sepse është një periudhë kur rrezikohet
jeta e bebit.
VAKSINIMI
Rekomandimet për vaksinimet e gruas shtatzënë janë të pjesshme dhe të paplota, për shkak të zhvillimeve të reja dhe të shpejta në këtë fushë. Në praktikën e deritanishme mund të thuhet se vaksinimi me vaksina virale të gjalla nuk rekomandohet në disa raste gjatë shtatzanisë (si fruthi dhe shytat) dhe i kufizuar në raste të tjera si poliomieliti, i cili u bëhet vetëm grave të ekspozuara ndaj
rrezikut; po kështu edhe për ethet e verdha, vaksina u bëhet grave të cilat udhëtojnë në zonat e rrezikut.
Vaksinat virale inaktive dhe ato bakteriale mund të përdoren njëlloj si nga pjesa tjetër e popullsisë.
Imunoglobulinat këshillohen si parandalim pas ekspozimit ndaj rrezikut të hepatitit B, tërbimit, tetanozit, variçelës, edhe gjatë shtatzanisë. Vaksinimi ndaj tetanozit është i detyruar në mjaft vende të botës,
si edhe në vendin tonë. Zakonisht bëhen dy doza imunizimi kundër tetanozit gjatë shtatzanisë, duke
filluar nga tremujori i dytë i saj.






em





ilma




Sondazh
Këngëtaret e reja
(Performancat e tyre shoqërohen prej shumë të rinjsh dhe adoleshentë. Ata ndodhen aty se ju pëlqen?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 2
 41.126 901060017





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Soni
Para 43 ditesh  
  
A eshte e mundur qe femija te linde me keqformime nese eshte ngjjizur gjate diteve te fundit te periodave? (dmth trupi nuk ka qene plotesisht i paster)
     
hasan_zekaj@live.com
Para 18 muajsh  
  
gjinia e bebes
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

empty