amg
0 0
1
 

Lindja


Pjesa e 3

07 Jan

BEBI LINDI - PO TANI?

Sapo fëmija lind, ai duhet të fshihet me një pelenë të ngrohtë, derisa të pihen krejtësisht ujrat dhe gjaku. Ndërkaq është prerë kordoni i kërthizës, pastaj fëmija mbulohet me një pelenë tjetër të ngrohtë dhe vendoset mbi bark të nënës. Sipas rastit, mundet që fëmija të vendoset mbi një tavolinë ngrohëse
të posaçme dhe pasi janë kryer veprimet e mësipërme, i jepet nënës. Ndonjëherë mundet që të pastrohen me anë të thithjes lëngjet e gojës dhe të hundës të fëmijës. Fëmija kërkon menjëherë nënën.
Pak minuta pas lindjes, fëmija fillon të hapë gojën, sikur kërkon diçka dhe hap sytë. Njëkohësisht
fillon të drejtohet për nga nëna dhe vepron kështu sepse instiktivisht kërkon nënën e vet. Kjo do të
thotë që fëmija ndihet më mirë kur është afër nënës. Për këtë arsye, kërkojini personelit që t`jua sjellë
fëmijën pranë, sapo ka lindur. Kjo është një mënyrë për ta filluar jetën ashtu si duhet! Fëmija duhet të mbrohet nga të ftohtit. Që nga momenti që ka lindur dhe në vazhdim, fëmija duhet të mbrohet nga të ftohtit. Në fakt, duke qenë ende i paformuar, i porsalinduri mund të humbasë shpejt temperaturën trupore. Temperatura e ulët trupore, në se nuk trajtohet, bëhet shkak jo vetëm përsëmundjeje, por edhe për dëmtimin e fëmijës. Për këtë arsye është thelbësore ruajtja e një temperature normale trupore.

Temperatura trupore mund të ruhet:
(1) duke e mbajtur ngrohtë fëmijën (kontakt të drejtëpërdrejtë lëkurë me lëkurë të nënës me fëmijën,
temperaturë të përshtatshme të mjedisit, veshje të ngrohta, inkubator, ngrohës etj.).
(2) duke e ushqyer, domethënë duke e vënë sa më herët që të jetë e mundur në gji,
(3) duke shmangur rrymat e ajrit (hapjet dhe mbylljet e shpeshta të dyerve dhe dritareve).
Kujdesuni që bebi të mos të fusë në gojë vetëm thithin, por dhe një pjesë të të zezës së gjirit (aureolës).
Kërthiza. Një nga veprimet që bëhen në sallë të lindjes, është prerja e kordonit dhe kujdesi për të. Kërthiza pritet rreth 3 cm larg nga lëkura dhe pastrohet me alkol 70°. Kërthiza duhet të mbahet e thatë.
Pikat në sy. Pasi ka kaluar rreth 1 orë nga lindja, fëmijës i hidhen në sy pika të eritromicinës (kolir 1-2%), ose të tretësirës ujore të betadinës (2.5%). Mund të përdoret edhe pomada e teranit ose koliri i nitratit të argjentit. Pikat në sy janë një veprim që duhet të kryhet domosdoshmërisht pas lindjes së një fëmije, për të parandaluar infeksionin e syve. Temperatura e përshtatshme e mjedisit. Menjëherë pas lindjes,
duhet të ruhet një temperaturë e mjedisit rreth 24° C, kurse në shtëpi është e mjaftueshme një
temperaturë rreth 20° C. Fëmija me nënën nuk duhet të ndahet. Kur nuk ka ndonjë arsye të fortë, gjithmonë kërkoni ta keni fëmijën pranë. Ja se cilat janë përparësitë kryesore të këtij veprimi:
• Nëna shijon (sheh dhe prek) frutet e mundit të saj.
• Krijohet menjëherë një lidhje midis nënës dhe fëmijës.
• Nëna ngroh me trupin e vet edhe atë të fëmijës.
• Duke e vendosur në gji, nxit prodhimin e qumështit të vet.
• Fëmija ndihet mirë sepse dëgjon një zë që e njeh (fëmija dëgjon zërin e nënës qysh nga java e 28-të e shtatzanisë), paçka se pak më ndryshe. Në orët e para pas lindjes, megjithëse fëmija duket pak si i përgjumur, në fakt është mjaft i vëmendshëm ndaj asaj që ndodh përreth tij. Ky raport me mjedisin është shumë i rëndësishëm, sepse krijon dhe bazat e para të marrëdhënieve në vijim me nënën dhe babain e vet. Fëmija i porsalindur i kushton shumë më tepër vëmendje fytyrës njerëzore, ajo e tërheq më shumë. Mos mendoni se fëmija i vogël nuk sheh, nuk dëgjon, ose nuk ndjen. Ai është në gjendje të
shijojë dhe të ndiejë dhimbje, aq sa pakujdesia jonë në këtë drejtim mund të ndikojë jo mirë në rritjen e tij dhe mënyrën sesi do ta përballojë stresin në të ardhmen. Por mos u fusni në siklet nga kjo: nuk është nevoja të sforcoheni apo të bëni ndonjë gjë të veçantë: shumë thjesht merreni fëmijën në krahë,
përkëdheleni dhe mos lejoni të tjerët të kujdesen për të, kur keni mundësi. Edhe kur nuk mundeni, asnjëherë larg syve tuaj (jo për dyshim, por sepse me siguri, fëmija juaj, ndihet më mirë vetëm pranë jush).
A ka nevojë i porsalinduri për të atin? Kur një fëmijë lind, vëmendja e të gjithëve është e përqëndruar
tek ai dhe nëna. Zakonisht babai ndihet i lënë pas dore ose i përjashtuar. Aq sa është e rëndësishme lidhja nënë-fëmijë, po aq është edhe lidhja me babain. Shumë shpejt pas lindjes edhe babai duhet të
sigurojë kontaktin fizik me fëmijën, domethënë kontaktin lëkurë me lëkurë. Në këtë mënyrë fëmija do të njohë erën e trupit të të atit dhe pas disa javësh kjo erë do t’i ndjellë një gjendje qetësie dhe sigurie. Babai gjithashtu duhet t’i flasë fëmijës, në mënyrë që ai të njohë dhe të dallojë zërin e tij. Në fakt, kur ai i ka folur fëmijës që në bark të nënës, fëmija është në gjendje t’ia njohë zërin menjëherë pas lindjes. Babai duhet të përfshihet edhe në kujdesin e përditshëm të fëmijës; ai duhet ta mbajë atë në krahë, ta ndërrojë dhe të marrë pjesë në bërjen e banjës. Nëse fëmija ushqehet me gji, ai mund ta ushqejë me qumësht gjiri të shtrydhur, të futur në një shishe të pastruar me kujdes.
Vlerësimi me pikë sipas Apgar-it. Apgar-i, është një tregues, në bazë të disa “pikëve” që i jepen fëmijës
tuaj në lindje. Kjo u përcaktohet të gjithë fëmijëve në minutën e parë dhe të pestë pas lindjes. Pikësohen disa shenja të rëndësishme si frymëmarrjet, rrahjet e zemrës etj.









ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 1
901070022





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
analove@yahoo.com
Para 37 muajsh  
  
tegjithe njerzit i kane qejf femijet por disa nuk i kane qejf sepse ndonjehere i merzisin ose femije evegjel qajne
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan