Kilogramët shkrihen shpejt me supën magjike   nga ikubFEMRA.com 
Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës
  16 Jan
 
0
0

Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës

Dieta e thjeshtë me supën “magjike” apo supën me lakra, për shkak të prakticitetit të saj, dikur ishte shumë e popullarizuar. E përshtatshme për të gjithë, sidomos për njerëzit që nuk kanë shumë kohë të lirë, kjo dietë është e pasur me fibra, vitamina dhe minerale. Si e tillë, ajo e përshpejton metabolizmin, ndihmon në shkrirjen e dhjamërave dhe në pastrimin e trupit nga helmet. Bazë e kësaj diete është supa, për përgatitjen e të cilës nuk duhen shpenzime të shumta.

Ajo mund të zihet në sasi të mëdha dhe mund të qëndrojë disa ditë. Përparësia e kësaj diete është që, gjatë mbajtjes së saj, nuk keni nevojë që të duroni nga uria. Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës. Sa më shumë që ta pini, aq më tepër do të dobësoheni, thonë shkencëtarët. Krahas supës, varësisht nga ditët e caktuara, mund të hani pemë, perime, mish pa dhjam, oriz dhe të pini qumësht. Nëse nuk ju pëlqen mishi i lopës, në ditë të caktuara mund të hani gjoks pule pa lëkurë, të përgatitur në skarë, apo mund të hani edhe peshk në skarë. Me rëndësi është që vetëm në disa nga këto ditë të hani mish lope.

Gjatë mbajtjes së kësaj diete, rreptësishtë ndalohet pirja e pijeve alkoolike dhe e pijeve të ëmbla, si dhe nuk lejohet ngrënia e bukës dhe brumërave (duke përfshirë edhe makaronat, spagetat...).
Me rëndësi është që të pini shumë lëngje, të paktën 6-8 gota në ditë, si dhe çaje pa sheqer, apo edhe ndonjë filxhan kafeje të zezë. Nëse i përmbaheni menysë, në javën e parë do të humbni 4,5-7 kg. Nëse humbni më shumë se 7 kile, para se të vazhdoni me dietë, pauzoni disa ditë.

Përbërësit e supës:
6 qepë, një lakër e madhe, një selino i madh, 2 speca të gjelbër, 2-4 karota, 4-5 domate apo 2 konserva domatesh, 1,5 l ujë, 2 paketime supe apo katrorë për supë pule, apo lope, majdanoz, kripë, biber dhe erëza (mëlmesa) bimore sipas dëshirës.

Dita e parë: pini vetëm supë dhe hani pemë.
Mund t’i hani të gjitha pemët, me përjashtim të bananeve.
Mund të pini edhe ujë dhe çaj pa sheqer.
Dita e dytë: pini supë dhe hani perime (të freskëta, të ziera, të konservuara).
Evitoni fasulet, bizelet dhe misrin. Për darkë mund të hani patate të pjekura me lëvore, me pak kripë dhe gjalpë.

Dita e tretë: lejohet që të pini supë dhe të hani të gjitha llojet e perimeve dhe pemëve. Nëse u jeni përmbajtur udhëzimeve, do të duhej të keni humbur 2-3 kile.

Dita e katërt: pini supë dhe qumësht pa yndyrë, hani deri në 3 banane.

Dita e pestë: mund të pini supë në sasi të pakufizuar, si dhe mund të hani mish dhe perime. Mund të hani 300-600 dag mish të zier të lopës dhe 6 domate.

Dita e gjashtë: pini supë, hani mish të zier lope dhe perime, por jo edhe patate.

Dita e shtatë: përveç supës, mund të ushqeheni edhe me oriz integral të zier në ujë, me mëlmesa sipas dëshirës. Hani të gjitha perimet.

Efekti
Qysh në ditët e para të dietës mund të humbni 2-4 kile, kryesisht ujë. Vetëm nëse vazhdoni që t’u përmbaheni rregullave të kësaj diete mund të keni një humbje të qëndrueshme të kileve. Preferohet që, pasi iu keni përmbajtur kësaj diete për shtatë ditë, të pauzoni dy javë dhe të filloni përsëri, natyrisht, nëse doni që të humbni edhe më tepër në peshë.
 

(marre ngaa cdodite.com)






   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
EE
Para 53 ditesh  
  
PO MBAS SUPES SI DUHET TE VAZHDOJE REGJIMII NGRENIES?
 
Medina
Para 23 muajsh  
  
Ne radhe te pare supa nuk eshte e shishme,eshte shume e shpifur, mirepo per kilogram eshte shume e vertet dhe kete e them nga provoja. Edhe nese nuk gjeni dot selino nuk prish shume pune, mund ta beni supen edhe pa selino. Per nje jave kam arritur ti heq 6 kilogram, por mos harroni TA HANI supen sa me shume .
 
kaltrina
Para 27 muajsh  
  
dua te ja boj nje pyetje me tregoni se aheket kilogrami im se srri pa kilogram se epash
 
kaltrina
Para 27 muajsh  
  
dua te ja boj nje pyetje me tregoni se aheket kilogrami im se srri pa kilogram se epash
 
EDFE
Para 27 muajsh  
  
DIELUFG9VJ4EOPQclfw-[q0ufe2t42-0jgovepqc
 
klo
Para 27 muajsh  
  
perimet pasi zihen a duhet te rrine kokerr apo ti grijme ne mikser dhe ta bejme supen si pelte??
 
era
Para 28 muajsh  
  
Duua ta di qar supe ti shtie
 
agnesa
Para 28 muajsh  
  
Gjdo kush qe pyet per selino esh shifni ne internet
 
Dona
Para 28 muajsh  
  
Dua ta nis ket diet por a ben te bej vetem me domate edhe karrota??prish pun??
 
hane
Para 28 muajsh  
  
Cka domethen selino dhe si pihet vetem lengu a edhe perimet hahen
 
hane
Para 28 muajsh  
  
Cka eshte selino dhe si duhet te pihet a vetem uji apo me gjith perimet
 
daisy
Para 34 muajsh  
  
Selino eshte nje lloj ereze ose(melemese)si majdanozi ose kooper,ne Tirane gjendet kudo,besoj dhe ne kosove. Supa me ka dhene me te vertete efekt, per 10 dite kam humbur 5 kg dhe nuk ka qene e mundimshme. Nga pervoja ime, jua keshilloj dhe juve!
 
dona
Para 38 muajsh  
  
po ty argjendi q´te pengon nese bejm pyetje apo jo, ne thjesht pyesim e ti, nese ke pergjigje te sakt ne rregull e nese jo at´her ne nuk dim se ku te pyesim faleminderit per mirkuptim dhe pergjigjet e tua
 
argjenti
Para 38 muajsh  
  
Ky nuk eshte nje forum profesional nga ku mund te merrni pergjigjie nga specialistet, prandaj mos i merrni per baze pergjigjiet e komentuesve te tjere. Me poshte mund te beni thjesht komente rreth temes se mesiperme. Per pyetje te ndryshme drejtohuni tek specialistet.
 
gezime
Para 38 muajsh  
  
ju lutem kthemani sa me shpejt pergjigjet ai pergjigjet ndokush ketyre pyetjev ndokush un spo shoh as nje pergjigje ketu
 
dona
Para 38 muajsh  
  
a mund te pim supen nga frigoriferi sepse tash vap e madhe edhe nuk guxojm ta lem ne taracc apo diku tjeter, dhe kur kam uri nuk duroj dot per ta pir supen dhe vap e madhe edhe ssupa e nxehet nuk shkon ju lutem nje pergjigje flm per mirkuptim...
 
gezime
Para 38 muajsh  
  
qka o selino dhe si do ta pim supen vetem lengun sa dit qendron supa me tregoni ju lutem flm
 
sara
Para 38 muajsh  
  
me tregoni qka eshte SELINO dhe supen vetem lengun duhet ta pim dhe supa sa dit qendron
 
arta
Para 38 muajsh  
  
kisha dashur nje pyetjee qka ehste selini nuk ekuptoj kete ju lutem te me ktheni pergjigje sa me shpejtt
flm
 
Ester
Para 42 muajsh  
  
Po Supen si do ta pime dmth vetem lengun nuk I hajme perimet e zjera ma shpjegoni pake
 
adea
Para 43 muajsh  
  
A eshte e vertet se humben kilet...?
 
ina
Para 44 muajsh  
  
me falni qeshte kjo selino se se kuptoj ?
 
elsa
Para 50 muajsh  
  
diete shume e vertete
 


Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shëndeti dhe Fitness
raiffeisen
living
Sot ka platforma vendase për blerjet online
(A jeni të kënaqur me shërbimin dhe produktet që ofrojnë?)


FILXHANI SOT

Mos i "gelltit" gjerat qe do te shprehesh... thjesht thuaja ...
RECETA E DITES

Kek me proshutë dhe mustardë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Jeta e vështirë e një jetimi


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: honkyponky
ikub #:
901160017










Reklame
Hako
Reklame
spitali amerikan