0 0
0
 
FËMIJËT DHE MUZIKA   nga ikubFEMRA 
Muzika dhe fëmijët 18-36 muajsh
  14 Shk

Vitet e para të jetës janë një kohë e veçantë gjatë së cilës prindërit dhe fëmijët mund të luajnë së bashku me muzikën dhe mund ta përdorin për të krijuar mes tyre lidhje të fuqishme. Gëzimi që provojnë prindërit dhe fëmijët kur ato dëgjojnë së bashku për disa çaste muzikë, forcon lidhjet ndërmjet tyre. Kjo do ta ndihmojë fëmijën që të vendosë lidhje të forta me prindërit, gjatë gjithë jetës së tij. Gjithnjë ne dëgjojmë zërin e ëmbël dhe ritmik të nënës,që i këndon fëmijës së saj. Kur foshnja i përgjigjet, atëherë midis të dyve fillon një duet, që forcon dashurinë dhe besimin reciprok.

Muzika është gjithashtu një mënyrë e fuqishme që fëmijët të lidhen me origjinën, me rrënjët e tyre. Një këngë popullore, një ninullë, e njeh fëmijën me trashëgiminë kulturore të familjes. Dhe lidhja me rrënjët është një tjetër mënyrë për t’i bërë fëmijët më të sigurt. Studimet kanë treguar se muzika ndikon gjithashtu në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve të vegjël. Ajo krijon një mjedis të pasur që fuqizon vlerësimin e fëmijës për veten dhe nxit zhvillimin social, emocional dhe intelektual. Fëmijët e vegjël njihen me muzikën nëpërmjet marrëdhënieve që ato krijojnë me ju. Nëpërmjet këngës, dëgjimit, kërcimit dhe lojës ju i ndihmoni fëmijët tuaj të rriten siç duhet. Muzika ndihmon trupin dhe mendjen për punë. Fëmijët e vegjël janë të tërhequr nga struktura dhe lloji i muzikës. Ato e shfaqin këtë në disa mënyra, si për shembull, duke përplasur duart në fund të këngës, ose duke bërë lëvizje të duarve në pjesë të veçanta të këngës (si rosaku që ul kokën poshtë dhe ngre bishtin liri).. Gjithashtu muzika i njeh fëmijët me tingujt dhe kuptimin e fjalëve dhe ndihmon në forcimin e kujtesës. Këngët me alfabet dhe numra e ndihmojnë fëmijën të mbajë mend radhën e gërmave dhe numrave. Këngë të tjera u tregojnë atyre si funksionojnë gjërat. Muzika u jep fëmijëve një mundësi të bashkëveprojnë me fëmijë të tjerë në mënyrë të gëzueshme dhe me dashuri. Duke qenë se muzika është një eksperiencë e pasur për të mësuarit, sa më shumë fëmijë të jenë, aq më shumë mësojnë.
 

Shkëmbimi muzikor midis foshnjave dhe prindërve të tyre është një nxitje për krijimtarinë dhe imagjinatën. Fëmijët 1-2 vjeç pëlqejnë të krijojnë fjalë pa kuptim dhe tinguj të rinj për t`ju përshtatur melodive të njohura dhe shpesh ato këndojnë gjatë kohës që kryejnë aktivitetet e tyre. E gjithë kjo ndihmon të zhvillohet mendja e vogëlushit, së bashku me gjuhën. Krijimi i këngëve të reja për foshnjet është një mënyrë perfekte për të nxitur krijimtarinë, siç janë këngët që shoqërojnë rutinën e përditshme për ju (për shembull banjën e foshnjës). Përdorni mendjen tuaj për t’i bërë më zbavitëse këto. Muzika është gjithashtu një mënyrë e mirë për fëmijët dhe prindërit që të shprehen për veten. Fëmijët mund të zemërohen, të kërcejnë nga gëzimi etj. Shumë prindër mund të shikojnë se duke kënduar me fëmijët qetësohen edhe vetë. Muzika është dhe një zbavitje e mirë. Për shembull, ju mund të këndoni një këngë humoristike për ta larguar fëmijën që nuk do të futet në shtëpi mbas një shëtitjeje, apo që nuk do të dalë nga makina.
 

Si përfundim, mund të themi se muzika luan një rol të mrekullueshëm në jetën e fëmijëve të vegjël dhe të prindërve. Nëpërmjet muzikës, fëmijët lidhin ndjenjat e tyre dhe kuptojnë botën që i rrethon. Ata veprojnë kështu që nga komunikimi më i hershëm me prindërit e tyre, deri tek loja muzikore me shokët. Kënga dhe muzika në përgjithësi është një mënyrë për fëmijët dhe familjen, pavarësisht nga mosha, të luajnë dhe të zbaviten, të jenë të ëmbël dhe të butë, të lumtur dhe plot dashuri.
 

Muzika dhe fëmijët 18-36 muajsh

Në këtë periudhë moshe:
• Fëmijët në këtë moshë pëlqejnë të këndojnë, të kërcejnë vetë dhe së bashku me të tjerët.
• Fëmijët shpesh i këndojnë vetes për t’u ndier më rehat. Ju mund t’i dëgjoni ata të këndojnë një nina-nana, për shembull mbasi i keni puthur duke i uruar natën e mirë. Kjo është mënyra e tyre për t`ju mbajtur pranë vetes.
• Fëmijët do t`ju kërkojnë t’ia këndoni përsëri këngën që pëlqejnë, ashtu sikurse duan që librin e tyre më të pëlqyer t’ia lexoni me qindra herë.
• Muzika ndërton aftësitë e kujtesës, kur fëmija mëson të përsërisë fjalët e këngës.
• Fëmijët pëlqejnë të kërcejnë me njëri-tjetrin, gjë që forcon lëvizjen dhe shoqërimin.
• Fëmijët kërcejnë gjithashtu me kukullat apo kafshët prej pellushi, duke imituar lëvizjet që kanë mësuar me kujdestarët e
tyre.
• Fëmijët shpesh shoqërojnë aktivitetet e tyre me këngë.
• Fëmijët janë të shpejtë për të lidhur këngën me pamje apo aktivitete të caktuara. Kjo tregon se fëmijët po bëjnë një hap përpara në të mësuar. Ata kuptojnë tani më mirë se si janë të lidhura gjërat dhe mund ta përdorin muzikën vetë, si një rrugë për të kaluar këtë tranzicion.
• Për shumë fëmijë në këtë moshë, jeta është një film muzikor. Ata do ta kthejnë gjithshka në këngë.
• Fëmijët 2-3 vjeç shpesh luajnë së bashku me njëri-tjetrin duke përdorur dhe instrumentat muzikore, apo edhe duke formuar një kompleks muzikor. Këto janë sinjale të rëndësishme zhvillimi për aftësitë sociale të fëmijës, që luan me shokët dhe krijon miqësi.
• Fëmijët do të eksperimentojnë,duke krijuar këngët e tyre dhe duke i lidhur ato me këngë që kanë mësuar më parë.
 

çfarë mund të bëni ju si prindër?

• Mbi të gjitha, këndojini fëmijës tuaj. Studimet kanë treguar se fëmijët preferojnë mbi këdo tjetër, zërat e prindërve të tyre. S`ka gjë se ju mendoni se nuk keni zë të bukur, fëmija juaj do të jetë një spektator që do t`ju adhurojë.
• Kërceni me fëmijën tuaj, bjerini ndonjë vegle muzikore. Merrni një rrake apo dajre dhe kërceni me ritmin.
• Kur fëmija juaj të jetë më i rritur, shikoni video me muzikë dhe bashkohuni me të duke kënduar dhe kërcyer. Ju mund ta përdorni këtë kohë për të bërë disa sqarime. Për shembull, thuajini fëmijës se mbasi kënga e rosakut do të mbarojë, do ta lini atë me gjyshen, se do të shkoni në punë.
• Kur ju i këndoni fëmijës, shikoni se si mëson. A ju imiton dhe mezi pret gjestet dhe tingujt tuaj? Dëgjoni si fëmijët mbi 1 vjeç kopjojnë ngritjet dhe zbritjet e melodisë, edhe kur thonë disa vargje.
• Muzika dhe kërcimi ecin dorë për dorë. Kërceni me fëmijën tuaj një këngë që ju pëlqen. Bëjeni më interesante duke ndryshuar lëvizjet tuaja kur ndryshon muzika.
• Fëmijët 2-3 vjeç pëlqejnë lojrat në rreth, si roza-rozina. është edhe më zbavitëse kur ju ftoni edhe një apo dy miq të fëmijës të luajnë me të.
• Muzika është një mënyrë e mirë për t’i bërë aktivitetet e përditshme më shumë zbavitëse dhe të lehta. Këndoni rreth larjes së dhëmbëve, veshjes, shkuarjes në tualet etj.
• Kur lexoni libra me vjersha, “këndoni” fjalët. Përrallat mund të bëhen më muzikore kur trregohen me tinguj dhe muzikë.
• Krijoni muzikë në mënyra të ndryshme. Këndoni edhe kur doni të flisni, kërceni kur ecni.
• Nxiteni fëmijën të kërcejë këngët që i pëlqejnë
• Muzika mund të jetë një mënyrë e mirë për të kuptuar atë që ndien fëmija. Nëse ai është i zemëruar mund të thotë “më lër të të tregoj se sa i inatosur jam” dhe të kërcejë me britma, shqelma etj.
• Jepini materiale për të krijuar vegla muzikore - për shembull kuti boshe si daulle, shishe plastike të mbushura me oriz etj.
• Luani me vegla muzikore kur dëgjoni një kasetë muzikore në manjetofon dhe lëvizni së bashku me muzikën.
 

salus
Na ndiqni
register
living
Ndarja në çift është një fenomen normal sot
(Por a mund të ruhet së paku miqësia me ishin?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0
902140015





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan