marketkonekt
0 0
0
 

Humbja e një prindi


Një nga detyrat më të vështira të prindërve është të ndihmojnë fëmijët që të pranojnë humbjen. Fëmija e ka të nevojshme të mësohet që të pranojë humbjen e një personi të dashur, të një miku, madje edhe të njërit nga prindërit.(Anekse)

02 Mar

Një nga detyrat më të vështira të prindërve është të ndihmojnë fëmijët që të pranojnë humbjen. Fëmija e ka të nevojshme të mësohet që të pranojë humbjen e një personi të dashur, të një miku, madje edhe të njërit nga prindërit. Kjo e fundit është padyshim humbja më e rëndë për fëmijën. Një gjë që ndodh shpesh është mbrojtja ose largimi i fëmijëve nga bisedat për “humbjen”. Prindi dhe të afërmit nuk para i shprehin ndjenjat e tyre për ngjarje të rënda dhe ca më pak për vdekjen, para fëmijës. Por fëmija duhet përgatitur për jetën, e cila ka brenda edhe humbjen, “ndarjen”. Por si i ndihmojmë fëmijët tanë të pranojnë humbjen e një njeriu të dashur? Duhet të kuptojmë se nëse nuk veprojmë me zgjuarsi dhe hap pas hapi edhe për edukimin e fëmijës për të pranuar humbjen, atëherë ato do ta kenë shumë më të vështirë dhe humbjet do të lënë gjurmë tek ata gjatë jetës së tyre.

 Por si mund të ndihmohen në këtë drejtim?

• Të mos fshihet dhimbja përpara fëmijëve. Kjo ndihmon që fëmija të kuptojë se edhe të tjerët janë të mërzitur. Fëmija e ka të nevojshme të mësojë (të dijë) se dhe të tjerët, sidomos prindi, janë të mërzitur, por se të gjithë do të vazhdojnë të kujdesen për të (fëmijën).
• është mirë që prindi t’ia tregojë vetë fëmijës humbjen e prindit tjetër. Në rastet kur prindi është shumë i tronditur, atëherë një i afërm i dashur për fëmijën duhet ta bëjë këtë.
• Duhet treguar e vërteta. “Një gjë e dhimbshme ka ndodhur. Siç e di dhe ti, mami/babi ka qenë shumë sëmurë dhe mjeku tha se ajo/ai nuk është/jeton më. Ne do ta ndiejmë mungesën e kësaj humbjeje”.
• Mos thoni kurrë gjëra të tipit “Babai/nëna jote ka ikur në një udhëtim të gjatë” apo “Zoti e mori me vete”. Fëmijët, nga mosha tetëvjeçare e më pas, e dinë shumë mirë se ç’është vdekja. Përgjigjuni pyetjeve të
tyre.
• Nëse fëmija dëshiron të vijë në varrim, duhet lejuar të vijë. Kjo e ndihmon atë ta pranojë vdekjen. Ai duhet të lejohet të shikojë edhe trupin, nëse e kërkon një gjë të tillë.
• Fëmija duhet ndihmuar të shprehë ndjenjat dhe mendimet.
 

Kur fëmija nuk flet për humbjen, kjo nuk do të thotë se nuk e ndien atë. Ndihmojeni, duke i thënë: “E di se të mungon shumë mami/babi”. Reagimi i fëmijës mund të jetë i ndryshëm. çdo lloj reagimi i tij duhet pranuar, pa u përpjekur për ta qetësuar, duke i thënë  “mos u mërzit”. Qani bashkë me ta nëse e ndjeni ose mund ta bëni diçka të tillë.
• Duhet të përpieni të mbani të gjallë te fëmija kujtimin e prindit që s’është më. Nuk duhen ndaluar bisedat për të dhe rreth tij. është mirë të shikohen fotografi së bashku me fëmijën dhe të flitet për ato që kanë ndodhur në ditën kur është bërë fotografia.






ebuy sondazh



IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Femrat e bukura në politikë
(Mendoni se bukuria është një element ndihmës ne realizimin e detyrës?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
 2.344 903020047





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet



as