amg
0 0
0
 

Pasojat që shkakton divorci i prindërve te fëmijët


Anekse

02 Mar

Në përgjithësi, fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje më të ulëta në shkollë. Ata nuk janë të lumtur në familje dhe shfaqen më të shkujdesur në shoqëri e në lagje, sesa fëmjët me familje të plota.
Ndikimi negativ i divorcit të prindërve te fëmijët duket më shumë gjatë vitit të parë dhe të dytë pas divorcit dhe fillon të zbehet me kalimin e kohës. Gjatë vitit të parë shpesh fëmijët shfaqin sjellje agresive, bëhen të pashoqërueshëm, krijojnë varësi dhe nuk afrohen lehtë. Gjithsesi këto shfaqen ndryshe tek fëmijë të
ndryshëm dhe jo të gjithë divorcet janë njësoj.
 

Nga studime të ndryshme dhe të besueshme, është vërejtur se faktorët e mëposhtëm ndikojnë në kalimin e gjendjes së vështirë të fëmijëve me prindër të divorcuar. Ndryshimet në jetën e fëmijës Në shumicën e rasteve, jeta e fëmijëve ndryshon për keq kur fillon procesi i ndarjes apo divorcit. Zakonisht, prindërit të cilët po ndahen kanë më pak kohë, vëmendje dhe para për fëmijët e tyre. Pakësimi i parave mund të sjellë ndryshim në jetën e fëmijëve, që ndonjëherë, detyrohen të ndryshojnë shtëpinë, kopshtin, shkollën dhe këto i stresojnë fëmijët. Gjithashtu prindërit ndryshojnë sjelljen ndaj tyre dhe kjo i mërzit fëmijët. Zakonisht nënat kujdesen shumë për fëmijët dhe shtëpinë, por, sidomos në momentet e para të ndarjes ato janë më të shqetësuara për financat (paratë) dhe për të rritur vlerësimin për veten. Pikërisht në momentin kur fëmijët kërkojnë më shumë vëmendje se kurrë, shumë nëna kalojnë gjëndje
trishtimi apo depresioni, apo fillojnë të kërkojnë punë, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të zgjerojnë jetën e tyre shoqërore. Gratë e divorcuara, zakonisht, fillojnë të luajnë më pak me fëmijët dhe të kërkojnë më tepër disiplinë nga ata.
 

Edhe baballarët, sidomos gjatë vitit të parë ndryshojnë sjellje ndaj fëmijëve të tyre. Kur nuk e fitojnë kujdestarinë e fëmijëve, ata zakonisht bëhen më të butë në kërkesat dhe sjelljet e tyre. Shumë baballarë
fillojnë të sillen si më “rinorë” dhe mendojnë për histori të reja. Ata që jetojnë të veçuar nga fëmijët, merren më shumë me sport, ndryshojnë modelin e flokëve, lënë mjekër, apo ndryshojnë llojin e rrobave që veshin. Të gjitha këto ndryshime rrisin shumë pasigurinë tek fëmijët.
 

Mosha e fëmijës

Nuk ka një “moshë të mirë” që një fëmijë ta kalojë mirë divorcin e prindërve, sepse ndjeshmëria e fëmijëve ndryshon nga një moshë në tjetrën. Nëqoftëse divorci ndodh në një moment ndryshimesh për
fëmijën, për shembull kur ai hyn në klasë të parë apo është në fillimet e adoleshencës, ai mund ta ketë shumë të vështirë ndarjen e prindërve. Nëse fëmijët e vegjël i ndiejnë më tepër efektet e menjëhershme
të divorcit, fëmijët më të rritur i ndiejnë këto efekte më gjatë.
 

Gjinia e fëmijës
 

Zakonisht djemtë e kalojnë më rëndë ndarjen e prindërve dhe i kapërcejnë më me vështirësi situatat pas divorcit, sesa vajzat. Te këta djem shfaqen çrregullime në sjellje në shtëpi dhe në shkollë. Në fakt, konfliktet mes nënave dhe djemve janë të zakonshme deri në gjashtë vjet pas divorcit, ndërkohë që nënat me vajzat e gjejnë më shpejt një mënyrë komunikimi të mirë. Një nga arsyet që djemtë e kalojnë më rëndë divorcin mund të jetë edhe fakti se djemtë, duke jetuar me nënat, nuk gjejnë më në shtëpi modelin, shembullin e mashkullit të rritur, i cili i ndihmon ata në jetën e përditshme.
 

Zbutja e efekteve negative të divorcit

Fëmija, ose fëmijët, pavarësisht nga mosha apo seksi, e përjetojnë keq ndarjen e prindërve. Kjo ndikon në sjelljen dhe gjendjen psikologjike të tyre, gjë që, në një mënyrë ose në një tjetër, lë gjurmë e ndikon në formimin e personalitetit të tyre. Ndarja e vë në pozita të pabarabarta njërin nga prindërit në lidhje me
fëmjën apo fëmijët. Prindi (nëna ose babai), që fiton të drejtën e kujdestarisë është në kontakte të vazhdueshme me ta, kurse tjetri është më larg, për të mos thënë që edhe i shkëput fare kontaktet me fëmijët. Ndryshimet në marrëdhëniet me fëmijët mes dy prindërve, mund të varen nga ligji, kultura, morali, psikologjia etj. Sidoqoftë, ato lënë shenja tek fëmijët, prandaj mendimi shkencor sugjeron: Përfshirjen afatgjatë të të dy prindërve në përkujdesjen ndaj fëmijëve është e domosdoshme të përpiqeni, sidomos menjëherë pas divorcit, që fëmijët të mos tronditen rëndë (të traumatizohen). Me kalimin e kohës do të ishte mirë nëse prindërit do të takoheshin me njëri-tjetrin për të folur për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Kjo do t’i ndihmonte fëmijët të ndiheshin më mirë. Pothuajse shumica e fëmijëve, të cilët janë nën kujdestarinë e nënës, kanë probleme për takimet me baballarët. Zakonisht, baballarët pas divorcit i shohin fëmijët një herë në muaj, vetëm pak prej tyre i shohin fëmijët më shpesh dhe mbajnë lidhje të ngushta me ta. Lidhjet me baballarët janë shumë të rëndësishme për fëmijët dhe
ndikojnë shumë në arritjet e tyre në shkollë, kopsht si dhe në lumturinë e tyre në shtëpi.
 

Kapërcimi i pasojave të ndarjes së prindërve është i vështirë për fëmijët, por situatat e vështira mund të zbehen me kalimin e kohës, në qoftëse prindërit kanë parasysh këto këshilla që përmendëm deri tani, si dhe ato më poshtë: Si t’ua shpjegojmë divorcin fëmijëve Fëmijët e kuptojnë gjendjen në familjen e tyre; ata nuk e kalojnë pa dëshpërim ndarjen e prindërve. Asnjë gjë nuk është më stresuese për fëmijët, sesa një situate që nuk e kuptojnë. Shpesh prindërit mendojnë se fëmijët janë shumë të vegjël për të kuptuar arsyet e divorcit dhe për t’u pajtuar me ndarjen e prindërve, prandaj nuk e diskutojnë fare këtë çështje me ta. Gjithsesi, fëmijët e pranojnë më shpejt me situatën kur e kuptojnë atë që po ndodh dhe kur vazhdojnë të kenë mbështetjen e atyre që i duan. Nëse divorci do të ndodhë patjetër, është mirë që fëmijës t’i tregohet menjëherë ajo që pritet të ndodhë. Duke ia mbajtur të fshëhtë, rritet mundësia që fëmija ta marrë vesh këtë nga ndonjë person i papërshtatshëm dhe në një moment po të papërshtatshëm. Edhe pse është shumë e vështirë, më e mira është që të dy prindërit bashkë ta shpjegojnë situatën. Kjo ul mundësinë që njëri prind t’i vërë fajin tjetrit, gjithashtu kjo tregon se prindërit
mund të merren vesh me njëritjetrin për të mirën e fëmijës së tyre. Sa më mirë dhe qetë të diskutohet divorci me ta, aq më të lehtë e kanë.
 

Disa nga gjërat që ju mund të thoni, nëse keni vendosur të divorcoheni, janë këto:

•· “Babi dhe mami kanë vendosur të mos jetojnë më së bashku të dy në të njëjtën shtëpi”
• “Babi dhe mami nuk do të jenë më të martuar; ne do të ndahemi. Na vjen keq që duhet të ndodhë kështu, por mendojmë se kjo është gjëja më e mire jo vetëm për ne të dy, por edhe për ty, pra për të gjithë ne.” është mirë të mos përdoret shprehja: “Babi dhe mami nuk e duan më njëri-tjetrin. Kjo ndikon për keq, sepse fëmijët ju kanë dëgjuar shpesh t’u thoni se i doni shumë dhe tani mund të mendojnë: “Ashtu siç mami nuk e do më babin, mund të mos të më dojë më dhe mua”. Pra mund të mendojnë se dashuria e prindërve për ta një çast mund të mbarojë. Kur fi lloni t’u fl isni, duhet të jeni të saktë dhe të prerë për t’ia bërë të qartë fëmijës se pajtimi juaj është i pamundur. Fëmijët duhet ta dëgjoj-në këtë nga goja e prindërve dhe të binden se çfarëdo që të bëjnë, nuk mund të shpëtojnë martesën e prishur.
 

Reagime të mundshme të fëmijëve ndaj divorcit
 

Gjatë divorcit, fëmijët mund të kenë shumë reagime emocionale. Zakonisht hidhërimi i tyre shfaqet: me mospranim dhe heshtje, me kthim mbrapa, me lodhje fizike, me ndjenjën e fajit dhe me veprime armiqësore, me gjendje paniku/ alarmi dhe konfuzion. Mospranimi dhe heshtja Në këtë gjendje, fëmija “mbyll sytë” ndaj situatës. Duket sikur atij nuk i intereson ajo që po ndodh mes prindërve, apo sikur nuk e kupton. Duke bërë kështu, ai përpiqet të mbrojë veten nga humbja e madhe. Në fakt kjo tregon se ai e shikon ndarjen si një ngjarje shumë të rëndë, të cilën e ka shumë të vështirë ta pranojë. Kjo sjellje shpesh kuptohet gabim nga prindërit, që kujtojnë se fëmija po e pranon situatën. Kthimi mbrapa/Regresioni Ngaqë nuk përballojnë dot ndjenjat e ankthit dhe të sikletit, fëmijët mund të kthehen mbrapa në një moshë më të vogël, me sjelljet e tyre. Ata mund të fillojnë të thithin gishtin, të lagen në shtrat, të flasin si bebe apo të paraqesin sjellje të tjera fëminore. Fëmijët mund të fi llojnë të ankohen shumë, që të rriturit të kujdesen më tepër për ta.
 

Lodhja fizike

Lodhja fizike shprehet nëpërmjet ankesave si, për shembull, “Kam dhimbje barku!” ose “Më dhëmb koka!”. Lodhja fizike shpesh shfaqet atëherë kur fëmija është i pasigurt në gjërat që më parë i fitonte apo i arrinte “pa vështirësi”, si për shembull “jetën”, dashurinë prindërore, ushqyerjen, strehën dhe mbrojtjen.Sjellja armiqësore dhe ndjenja e fajit Sjelljet armiqësore shfaqen në nervozizmit, inatit dhe në shpërthimit të ndjenjave të tilla, që kalojnë nga sikleti në hakmarrje. Fëmijët e shfryjnë inatin te të tjerët në mënyrë që të përballojnë ndjenjën e fajit. Fëmijët e vegjël, shpesh kanë ndjenja faji të forta, sepse besojnë që janë ata përgjegjës dhe shkaktarë të ndarjes së prindërve. Jo rrallë, fëmijët parashkollorë besojnë se kanë fuqi të tilla të jashtëzakonshme dhe se mendimet e tyre për prindërit janë plotësuar në mënyrë të magjishme. U takon prindërve, pra është përgjegjësi e tyre t’u shpjegojnë me durim e dashamirësi fëmijëve dhe t’i bindin se ata nuk kanë asnjë lloj faji për divorcin.
 

Paniku/alarmi dhe konfuzioni

Paniku dhe konfuzioni shfaqen atëherë kur fëmijët duhet të pranojnë jetesën e re. “Lejoje fëmijën të ndiejë” Sipas kësaj kërkese duhet që prindërit t’i lejojnë fëmijët të ndiejnë atë që duan, çfarëdo lloj ndjesie të jetë ajo. Për të arritur këtë, duket pasur kujdes me fjalët që i thuhen fëmijës dhe sidomos djemve, të cilëve zakonisht u kërkohet të jenë të fortë apo të mos qajnë. Lotët janë shprehje e natyrshme e hidhërimit. Ato ndihmojnë për të çliruar emocionet. Por edhe pse prindërit nuk duhet t’i ndalojnë fëmijët të derdhin lot, ata në asnjë mënyrë nuk duhet t’u ushqejnë atyre dhimbjen. Nga ana tjetër, duhet bërë dallimi mes një reagimi normal dhe një tjetri jonormal. Prindërit nuk mund ta bëjnë shpejt këtë dallim. Shenjat mund të jenë: problemet me mësuesit, edukatorët, vështirësi në të mësuar, tërheqje, të qara dhe agresivitet të vazhdueshëm ndaj prindërve, kujdestarëve etj. Duke u dhënë shpjegime për divorcin fëmijëve, prindërit u ushqejnë atyre dëshirën për të folur me ta për çështje të ndryshme, duke
përfshirë edhe arsyet e pasojat e divorcit. Ndërkohë që divorci përfundon, fëmijët përsëri do të kenë pyetje dhe shqetësime të tjera që duhen folur. Kur flitet që në fillim, më pas do të jetë më e thjeshtë, sepse fëmijët rriten dhe mund të arsyetojnë më mirë. Bisedat e ngrohta e të sigurta me prindërit u japin fëmijëve rehati, siguri dhe qetësi.









ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0
903020048





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan