0 0
1
 
TË VJELLAT E FËMIJËS   nga ikubFEMRA 
Me fjalën të vjella, kuptohet nxjerrja e pjesës më të madhe të përmbajtjes së ushqimit në stomak. Janë shumë dhe të ndryshme shkaqet për të cilat vjell një fëmijë.
  09 Mar

Me fjalën të vjella, kuptohet nxjerrja e pjesës më të madhe të përmbajtjes së ushqimit në stomak. Janë shumë dhe të ndryshme shkaqet për të cilat vjell një fëmijë. Tek foshnjat, shpesh nxjerrja e të gjithë ushqimit është pasojë e një dobësie të përkohshme të muskulit që mbyll hyrjen e stomakut. Ky muskul duhet të pengojë që ushqimi të dalë prapë nga gryka. Në muajt e parë, ndodh që ky muskul të mos mbyllet mirë. Kështu, nëse gjatë ushqimit fëmija ka gëlltitur shumë ajër, mund të ndodhë që në vend të gromësimës normale, të vjellë.
 

Të vjellat theksohen veçanërisht kur:
• ushqimi jepet me orar të përafërt.
• ushqimi jepet me sasi të tepërt dhe shpejtësi
• ushqimi nuk është gatuar mirë
• nëna ka pak qumësht. Fëmija vjell sepse thith sasi të madhe ajri gjatë ushqyerjes me gji.
Shpeshtësia e vjelljes së zakonshme pakësohet pas muajit të gjashtë të jetës. Nëse kjo ndodh kohë pas kohe dhe nuk pengon rritjen e fëmijës, nuk ka gjë për t’u shqetësuar: është diçka normale dhe që kalon vetë. Nëse përsëritet aq shpesh sa ngadalëson rritjen në peshë, pediatri duhet të sigurohet që nuk bëhet fjalë për një problem tjetër. Tek fëmijët më të mëdhenj, vjellja është një mbrojtje që përdor trupi, për të nxjerrë diçka që e shqetëson: një ushqim të patretur, një tepricë ushqimesh të pasura me yndyrna, por edhe baktere e viruse që sulmojnë stomakun dhe zorrët (temperaturë, anoreksi, diarre, gjendje e keqe në përgjithësi).
 

Kujdes:

Të vjellat e shumta  rrezik serioz!çfarë duhet të bëni?
• Një fëmijë që vjell humbet shumë lëngje dhe ky është problem. Në rastin e foshnjes, drejtohuni menjëherë tek pediatri. Në rast se fëmija është pak më i madh se 1 vjeç, jepini të pijë pak, por shpesh. është e kotë të përpiqeni që ai të hajë: më mirë të mos hajë për 10 – 12 orë deri sa shqetësimi të ketë kaluar dhe të rifillohet pastaj ushqimi ngadalë.
• Nëse fëmija ka temperaturë, është mirë t’i jepet një supostë kundër temperaturës, sipas këshillës së mjekut: pikat ose shurupi mund të villen para se të bëjnë efekt. është plotësisht e ndaluar t’i jepen ilaçe kundra të vjellave pa këshillën e pediatrit: në doza të tepërta këto ilaçe mund të japin probleme të rënda.
• Mbani fëmijën mbi një legen dhe qetësojeni ndërsa vjell. Më tej pastrojini fytyrën dhe jepini disa gllënjka ujë. Stomaku i fëmijës që vjell duhet të ketë një periudhë qetësie.
• Mundohuni të pijë lëngje sa më shumë. Fëmija ka nevojë për rreth 1.5-2 litra ujë në ditë. Përgatisni solucionin rehidrues të trisolit (shih Diarreja), që duhet ta keni gjithnjë në shtëpi.
• Për disa orë mos jepni asnjë ushqim tjetër përvec lëngjeve.
 

Mbasi të jenë ndërprerë të vjellat, mund të fillohet të futet fëmija në ushqyerjen normale, duke filluar në orët e para ushqime pa shumë yndyrë, që treten lehtë, për shembull, makarona, pilaf, qumësht pa yndyrë, me sheqer. Shpesh të vjellat janë shenjat e një sëmundjeje: do të jetë pediatri që, pasi e dallon, do të japë edhe terapinë e duhur. Kur është shenjë e një sëmundjeje kalimtare, nuk duhet të shqetësoheni: mjafton të ndiqni këshillat që ju kemi përshkruar për trisolin (shih Diarreja) dhe do të zhduket vetë brenda pak kohe.
 

Drejtohuni tek mjeku, në rast se fëmija juaj:
• Vjell dhe duket shumë i përgjumur, apo është mjaft i këputur dhe nuk reagon
• Nxjerr të vjella në ngjyrë të verdhë-jeshile, ose të përziera me rryma gjaku
• Ka të vjella të pandërprera për më shumë se 6 orë, apo rifillon të vjellë, pasi ju i keni filluar ushqimin normal
• Ka shenjat e humbjes së lëngjeve dhe nuk merr asgjë nga goja për 10-12 orë
• Ka temperaturë shumë të lartë.
 

KAPSLLëKU
çfarë është?
Fëmija juaj ka kapsllëk kur nxjerr feçe më të forta se sa zakonisht.Jashtëqitja tek fëmijët e vegjël është e ndryshme, disa dalin jashtë dy herë në ditë, të tjerë një herë në ditë, apo një herë çdo dy tre ditë. Cilado qoftë mënyra e jashtëqitjes së fëmijës tuaj, ajo është normale dhe mos u mundoni ta ndryshoni. Shpesh foshnjet e vogla kanë kapsllëk në momentin kur mësojnë të qëndrojnë ulur apo zvarriten dhe ende nuk janë në gjendje të ecin.
 

çfarë mund të bëni:
• Mos u shqetësoni nëse fëmija juaj ka përkohësisht kapsllëk, kjo nuk do t’i shkaktojë ndonjë dëm të rëndë. Mos i jepni asnjë ilaç, qoftë edhe popullor kundër kapsllëkut, sepse ai do të çrregullojë aktivitetin normal të zorrëve dhe mos i hidhni më shumë sheqerna apo mjaltë ushqimeve të fëmijës.
• Jepini më shumë lëngje, veçanërisht në kohë të nxehtë, për të zbutur feçet. Në rast se fëmija është nën 6 muajsh dhe ushqehet vetëm me gji, jepini më shpesh dhe më gjatë qumështin e gjirit.
• Lëngu i frutave, veçanërisht ai i kumbullave të zeza, mund të ndikojë në lehtësimin e kapsllëkut tek fëmijët mbi një vjeç.
• Mos e nxitoni fëmijën në rast se është ulur në uturak, por edhe mos e lejoni që të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë në të.
• Përpiquni që në dietën e fëmijës tuaj të shtoni ushqime që ndihmojnë jashtëqitjen normale, pra ushqime të pasura me fibra si buka e zezë, makaronat, perimet (patatet, karrotat, frutat e freskëta, pjeshka, frutat e thata, kumbullat e thata etj). Fibrat i bëjnë feçet më të buta dhe kështu ato arrijnë me lehtësi të shtyhen përpara nga zorrët.
 

Drejtohuni tek mjeku në rast se fëmija juaj:
• Qan, apo ankohet për dhimbje kur mundohet të dalë jashtë
• Paraqet gjak në feçet e tij, apo në panolina, ose në mbathje
• Ka kapsllëk për më shumë se tri ditë.

salus
Na ndiqni
register
living
Ndarja në çift është një fenomen normal sot
(Por a mund të ruhet së paku miqësia me ishin?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 1
903090036





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
fiqe
Para 21 muajsh  
  
faleminderit
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan