ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

INFEKSIONI I ZORRËVE DHE I STOMAKUT (GASTROENTERITI)


Gastroenteriti është një infeksion i zorrëve dhe stomakut, që shkaktohet nga ushqimi i prishur. Ai jep të vjella, diarre dhe dhimbje. Ka dhe disa forma gastroenteriti që shkaktohen nga antibiotikët dhe ushqimet pikante.

10 Mar

Gastroenteriti është një infeksion i zorrëve dhe stomakut, që shkaktohet nga ushqimi i prishur. Ai jep të vjella, diarre dhe dhimbje. Ka dhe disa forma gastroenteriti që shkaktohen nga antibiotikët dhe ushqimet pikante. Gastroenteriti nuk zgjat zakonisht më shumë së tre ditë dhe kalon pa ndonjë mjekim të vecantë, por me dhënien e lëngjeve. Megjithatë një foshnjë e vogël nuk mund ta durojë dot humbjen e lëngjeve dhe nëse ajo vjell dhe ka diarre për më tepër se tre ditë, duhet thirrur mjeku.

DHIMBJET E BARKUT
Në një foshnjë nën një vjeç apo në një fëmije të vogël, kriza të përsëritura dhimbjesh të forta barku me intervale prej rreth 15- 20-minuta nga njëra tjetra, të shoqëruara me një rëndim të gjendjes së përgjithshme të fëmijës, mund të bëjnë të dyshosh për një ngatërrim zorrësh.
çfarë mund të bëni?
• Masni temperaturën e fëmijës. Në rast se është e rritur, ka mundësi që të ketë apendisit, veçanërisht nëse dhimbja e barkut është e fortë dhe e lokalizuar përreth kërthizës. Në këto raste, nëse prekim apo shtypim barkun e fëmijës, ai do të kërcejë përpjetë nga dhimbja.
• Në këtë rast mos i jepni asnjë lloj qetësuesi dhimbjesh (analgjezik) apo për të ulur temperaturën, si për shembull paracetamol, sepse dhënia e tyre mund ta qetësojë fëmijën dhe të fshehë shenjat e një infeksioni të zorrëve, apendisitit etj.
• Nëse mendoni se fëmija juaj mund të ketë një krizë apendisiti, mos i jepni asgjë për të ngrënë dhe për të pirë. Nëse ka etje, jepini pak ujë, por mos e lejoni të hajë asgjë.
• Qetësojeni fëmijën, përkëdheleni, duke i kushtuar më shumë vëmendje.
• Në rast se mendoni se nuk është apendisit, apo ngatërrim zorrësh, mbushni një borsë me ujë të Dhimbja e barkut mund të jetë shenjë e mjaft sëmundjeve si ato të aparatit të tretjes, infeksionet e rrugëve urinare etj. Mund të jetë e shkaktuar edhe nga të vjellat, apo si shenjë shoqëruese në infeksionet e bajameve, fruthi. Fëmija mund të ankohet se ka dhimbje barku në rast se provon një ndjenjë këputje, pafuqie, ka të përziera, i vjen për të vjellë, apo nëse ka dhimbje në një pjesë të trupit, që nuk është në gjendje ta përcaktojë mirë.
 

Si të veprojmë përballë një dhimbje barku të fëmijës?

Kërkoni se kush mund të jetë shkaku i dhimbjes së barkut. Shumë fëmijë kalojnë shpesh herë dhimbje
barku kur ndihen të pasigurt, kanë ankth, frikë. Në rast se dhimbja që ankon fëmija juaj nuk është shumë e fortë dhe zgjat një-dy orë, nuk duhet të shqetësoheni; mundohuni të zbuloni se çfarë e shqetëson dhe qetësojeni fëmijën. Në rast se fëmija paraqet një dhimbje të fortë, që zgjat disa orë rresht, duhet ta merrni seriozisht. Mundet që të ketë një apendisit që shfaqet kur apendiksi (apo ndryshe zorra qorre, që është një copëz e vogël zorre, e vendosur në fund të zorrëve në anën e djathtë) është i pezmatuar apo i qelbëzuar; megjithatë, kjo është e rrallë tek fëmijët nën moshën 3 vjeç. Gjithashtu mjaft
krimba dhe parazitë mund të japin dhimbje barku. Në një foshnjë nën një vjeç apo në një fëmije të vogël, kriza të përsëritura dhimbjesh të forta barku me intervale prej rreth 15- 20-minuta nga njëra tjetra, të shoqëruara me një rëndim të gjendjes së përgjithshme të fëmijës, mund të bëjnë të dyshosh për një ngatërrim zorrësh.
 

çfarë mund të bëni?
• Masni temperaturën e fëmijës. Në rast se është e rritur, ka mundësi që të ketë apendisit, veçanërisht nëse dhimbja e barkut është e fortë dhe e lokalizuar përreth kërthizës. Në këto raste, nëse prekim apo shtypim barkun e fëmijës, ai do të kërcejë përpjetë nga dhimbja.
• Në këtë rast mos i jepni asnjë lloj qetësuesi dhimbjesh (analgjezik) apo për të ulur temperaturën, si për shembull paracetamol, sepse dhënia e tyre mund ta qetësojë fëmijën dhe të fshehë shenjat e një infeksioni të zorrëve, apendisitit etj.
• Nëse mendoni se fëmija juaj mund të ketë një krizë apendisiti, mos i jepni asgjë për të ngrënë dhe për të pirë. Nëse ka etje, jepini pak ujë, por mos e lejoni të hajë asgjë.
• Qetësojeni fëmijën, përkëdheleni, duke i kushtuar më shumë vëmendje.
• Në rast se mendoni se nuk është apendisit, apo ngatërrim zorrësh, mbushni një borsë me ujë të ngrohtë dhe mbështilleni me një peshqir. Më tej kërkojini fëmijës të shtrihet dhe të mbajë borsën mbi bark.
 

Drejtohuni menjëherë tek mjeku në rast se fëmija juaj:
• Hidhet përpjetë dhe bërtet nga dhimbja me intervale 15-20 minuta, duke u zbehur mjaft gjatë këtyre krizave
• Nxjerr feçe me ngjyrë të kuqe të errët, apo të ngjashme me reçelin e manaferrave
• Ka dhimbje të fortë barku të pandërprerë që zgjat mbi dy - tre orë
• Ka dhimbje të fortë barku, të shoqëruar dhe me ngritje të temperaturës.
Drejtohuni për vizitë tek mjeku pediatër në rast se fëmija juaj:
• Paraqet edhe shenja të tjera, duket mjaft i lodhur, me temperaturë, ka të vjella etj
• Ka dhimbje barku më shumë se tri orë rresht.
• Në rast se fëmija juaj vuan shpesh nga dhimbjet e barkut, këshillohuni me pediatrin tuaj
 

çfarë mund të bëjë mjeku?
Mjeku do të vizitojë fëmijën për të kuptuar shkakun e dhimbjeve të barkut. Trajtimi do të varet nga shkaku, por shpesh ky shqetësim nuk ka nevojë për asnjë mjekim. Në rast se mjeku dyshon për një
apendisit apo ngatërrim zorrësh, do të kërkojë ta çoni fëmijën menjëherë në spital, sepse ka nevojë
për ndërhyrje kirurgjikale.

PëRDREDHJA E ZORRëVE

Në këtë rast, zorrët e holla të fëmijës përdridhen me njëra- tjetrën dhe mund të krijojnë një bllokim, që është shumë i rrezikshëm. Ky bllokim ndodh më shpesh në bashkimet e zorrëve të holla me ato të trasha.
Shenjat
Foshnja mund të qajë me të madhe me intervale dhe të ngrejë këmbët lart. Mund të ketë të vjella dhe diarre, madje dhe gjak në jashtëqitje. Barku i fëmijës mund të jetë i fryrë, gjendja mund të vështirësohet
nga ndonjë e çarë në zorrë, që mund të çojë në infeksion të pjesës së brendshme të barkut.
Trajtimi
Kalimi i ajrit nëpër zorrë mund t’i zhbllokojë ato. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë duhet bërë operacion. Në rastet më të rënda mund të hiqet një pjesë e zorrës.
APENDISITI
Infeksioni/pezmatimi i apendisitit është një shkak i zakonshëm i dhimbjeve të barkut. Shkaku nuk njihet, por mund të jetë një pengesë nga copa të vogla jashtëqitjesh, apo më rrallë edhe nga krimbat e zorrëve.
Apendiksi enjtet dhe infektohet. Nëse kapet shpejt, apendisiti nuk është serioz. Megjithatë, nëse shenjat gabohen apo ngatërrohen me kapsllëkun dhe ka vonesë në trajtim, apendisiti mund të plasë.
Shenjat
Shenja e parë është dhimbja rreth kërthizës. Mbas disa orësh, dhimbja e fortë kalon në anën e djathtë,
në pjesën e poshtme të barkut. Fëmija mund të ketë pak temperaturë dhe të mos pranojë të hajë. Gjuha mund t’i thahet dhe mund të ketë të vjella, diarre apo kapsllëk.
Trajtimi
Flisni menjëherë me mjekun. Apendisiti duhet të hiqet sa pa plasur. Nëse kjo nuk bëhet, çon në formimin e një qeseje me qelb (abses) të brendshëm.




hygeia655x90




Dermatologji
Sekreti për duar rinore dhe të bukura
Mos neglizhoni me kujdesin ndaj duarve tuaja.
Pyet Dermatologun







Sondazh
Cfare mendimi keni per depilimin lazer?





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
 10.983 903100032





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan