amg
0 0
1
 

Sëmundjet e veshit


Infeksionet në vesh janë të zakonshme tek fëmijët, sepse tubat e veshit janë të ngushtë dhe horizontalë kështu që mezi thahen, duke bllokuar veshin e mesëm.

11 Mar

Infeksionet në vesh janë të zakonshme tek fëmijët, sepse tubat e veshit janë të ngushtë dhe horizontalë kështu që mezi thahen, duke bllokuar veshin e mesëm. Ato duhen mjekuar menjëherë, sepse ekziston rreziku që qelbi i mbledhur të grumbullohet dhe të çajë daullen e veshit, duke përhapur kështu infeksionin deri në kockën pas veshit (mastoide) e në cipën e trurit.
 

VESHëT ME DYLLë
Dylli i veshëve prodhohet nga gjëndra në kanalin e veshit të jashtëm dhe mbron veshin nga pluhuri dhe infeksioni. Tek fëmijët prodhohet më shumë dyll nga një e ftohur apo nga një fyt i thatë dhe nëse ky dyll thahet dhe forcohet, mund të çojë në humbjen e dëgjimit.Megjithëse zakonisht kjo nuk është serioze, më mirë fl isni me mjekun.
Shenjat
Dylli i veshit mund të bëhet i fortë dhe sjell ulje të dëgjimit, një ushtim tingulli në kokë apo fëmijës i duket sikur veshi i jashtëm është i mbushur me diçka. Ju mund ta shikoni vetë dyllin e formuar.
Trajtimi
Ilaçi me pika në vesh përdoret për të zbutur dyllin e fortë, duke e lënë që të dalë jashtë gjatë natës tek pambuku që duhet të vendosni në hapjen e kanalit. Asnjëherë nuk duhet të fusni diçka në veshin e fëmijës për ta pastruar, as gishtin apo pastruesin e veshit (kunja me pambuk). Ato vetëm do ta shtyjnë
më shumë dyllin, apo do të dëmtojnë veshin.

INFEKSIONI I VESHIT Të JASHTëM
Kanali që çon tek daullja e veshit mund të infektohet duke u pastruar me forcë apo duke u kruar, si edhe nga prania e një trupi të huaj në vesh. Kjo mund të jetë e dhimbshme, por nuk është problem serioz.
Shenjat
Fëmija do të ankohet për dhimbje veshi dhe kanali dhe llapa e veshit mund të jenë të skuqura. Ju mund
të vini re edhe qelb. Nëse fëmija ka shumë dhimbje, duhet dyshuar se brenda kanalit të veshit mund të
jetë formuar një enjtje.
Trajtimi
Trajtimi në shtëpi përfshin mbajtjen pastër të veshit dhe kurimin me paracetamol, për të hequr dhimbjet
dhe për të ulur temperaturën. Mjeku mund t’ju japë antibiotikë apo ilaç me pika. çdo trup i huaj në vesh, apo çdo e enjtur duhet të trajtohet në spital.
 

INFEKSIONI I VESHIT Të MESëM
Infeksioni i veshit të mesëm është i zakonshëm tek fëmijët. Infeksioni shkaktohet nga bakteret që futen në vesh nga hunda apo nga fyti, nëpërmjet tubave. Nëse ky infeksion nuk kurohet, mund të shkaktojë humbje të dëgjimit përgjithmonë. Një fëmijë në tre vuan nga ky infeksion në vesh që në shumicën e rasteve, shfaqet pas një dhimbje fyti ose ftohje. Pse është kaq e shpeshtë në vitet e para të jetës? Arsyeja është e thjeshtë. Tek fëmijët, sidomos më të vegjlit, pjesa që lidh fytin me veshët, është shumë e shkurtër dhe e ngushtë dhe bllokohet më lehtë. Pra rrjedhjet e lëngshme të hundëve shkaktojnë infeksion dhe mund t’i hapin rrugën kështu baktereve. Këto baktere infektojnë mukozën duke e kthyer në qelb që, duke shtypur murin e timpanit, shkakton një dhimbje të menjëhershme.
Shenjat
Shenjat më të përgjithshme janë një dhimbje e madhe veshi dhe humbje e oreksit. Fëmija mund të ketë
ethe dhe mund të mos dëgjojë. Një fëmijë me infeksion mund të jetë i stresuar dhe të kruajë fort veshin,
i cili do të jetë shumë i skuqur. Ai mund të ketë edhe shenja të tjera si për shembull mungesë oreksi,
diarre, dhe të vjella.
Si dallohet
Dhimbja e veshit është vërtet shumë e fortë dhe fëmija, nëse është i madh do të ankohet shumë. Nëse fëmija është shumë i vogël dhe ende nuk di ta shprehë problemin e vet, do të qajë pa pushim Për t’u siguruar që bëhet fjalë pikërisht për otit, provoni të shtypni pak veshin e fëmijës dhe fëmija do të bërtasë menjëherë nga dhimbja. Shenja të tjera janë mungesa e oreksit, të vjellat dhe temperatura e lartë: nëse këto shfaqen menjëherë pas një të ftohure ose një faringiti, ka shumë mundësi të jetë një infeksion në vesh.
Në pritje të pediatrit
• Mbi të gjitha, mos i jepni pika kundër dhimbjes së veshit pa këshillën e mjekut, edhe pse mund t’jua kishte këshilluar më parë.
• Për të lehtësuar dhimbjen, lëreni fëmijën të pushojë me veshin mbështetur mbi një borsë uji të vakët, të mbështjellë me një peshqir. Nëse fëmija është i vogël, mund të përdoret shumë mirë dhe një rrobë e butë e ngrohur.
• Nëse dalloni rrjedhje qelbi, mos vendosni asgjë në veshin e fëmijës, por përkulni kokën e tij mbi një pecetë të pastër: do të rrjedhë vetë. Si kurohet. Pediatri, pasi ka vizituar veshin, mund të këshillojë një antibiotik për të larguar infeksionin dhe pika ose suposta për të larguar dhimbjen. Nëse otiti përsëritet shpesh, mund të këshillojë kura parandaluese.
 

VESHI NGJITëS
Nëse fëmija ka infeksione të përsëritura në veshin e mesëm, ai fi llon të mbushet me një lëng si qull (xhelatinoz). Meqenëse ky lëng nuk mund të thahet nëpërmjet tubave, ai bëhet si ngjitës dhe pengon dëgjimin, sepse tingujt nuk kalojnë nga veshi i mesëm në veshin e brendshëm. Ky problem duhet marrë seriozisht, se e ngadalëson fëmijën në të mësuar dhe të folur.
Shenjat
Nuk ka dhimbje, por ulje të dëgjimit dhe fëmijës i duket sikur e ka veshin të mbushur me diçka. Një fëmijë me këtë sëmundje mund të flejë me gojë hapur, të gërrhasë dhe të flasë me zë hunde. Nëse nuk kurohet shkakton shurdhim, që çon në probleme të të folurit.
Trajtimi
Lëngu mund të thahet vetë pas disa javësh. Mjeku mund t’ju japë ilaçe për të ndihmuar tharjen. Nëse
lëngu nuk pastrohet mund të rekomandohet operacion, gjatë të cilit bëhet një vrimë e vogël në daullen
e veshit për të nxjerrë lëngun, pastaj mund të vendoset një tub i hollë plastik, që lejon lëvizjen e ajrit në veshin e mesit. çdo lëng që formohet mund të thahet nëpërmjet këtij tubi. Tubi zakonisht bie pas disa muajsh dhe daullja e veshit shërohet. Në disa raste tubi duhet të vendoset prapë, nëse lëngu mblidhet përsëri. Doktorët zakonisht këshillojnë që fëmijët nuk duhet t’i lajnë veshët deri në 6 javë pas operacionit, por pas kësaj  mund të bëjnë ç’të duan.
Si mund të parandalohen infeksionet e veshit?
Nuk ka këshilla të vecanta për parandalimin e infeksioneve të veshit. Një këshillë mund të jetë që në rast se fëmija juaj preket shumë shpesh nga kjo semundje, mundohuni që veshët t’ia mbani ngrohtë dhe të mbështjella gjatë stinës së dimrit.






register


ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 1
903110031





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
klaudja sefa
Para 30 muajsh  
  
shume flm
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan