ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
7
 

Infeksionet e fytit


Artikull me foto

12 Mar

DHIMBJA E FYTIT

është shenja më e shpeshtë e infeksionit që mund të godasë një nga zonat e fytit: nga bajamet tek faringu. Përgjegjës janë në përgjithësi viruset dhe bakteret, por ndonjëherë dhimbja e fytit mund të jetë një reagim ndaj irrituesve si pluhuri, tymi, smogu (ajri i ndotur) dhe ajri shumë i thatë. Infeksionet e fytit, të tilla si bajamet/ tonsilitis, janë të rralla tek fëmijët nën një vjeç. Ato janë më të zakonshme tek fëmijët që sapo kanë filluar shkollën dhe që ekspozohen në një shkallë më të madhe ndaj baktereve.
 

Si dallohet
Mjafton të hapësh gojën e fëmijës dhe dallohet një fyt i skuqur, me bajamet që mund të jenë skuqur gjithashtu. Nxirrini gjuhën jashtë dhe bëjeni të thotë: “Aaaaaa”, për të parë. Fëmija ka dhimbje kur gëlltitet, mund të thotë se e ka fytin e tharë, mund të ketë temperaturë, kollë, ulje zëri.
 

Si të ndërhyjmë
Nëse është një dhimbje e zakonshme fyti që nuk shkakton gjendje të keqe fizike të përgjithshme, është e mjaftueshme t’i jepen pije të freskëta dhe në përgjithësi ushqim të lëngët. Në të kundërt, po pati temperaturë, dhimbje të theksuar dhe vështirësi në frymëmarrje, është e nevojshme të thirret pediatri, që do të japë kurën më të përshtatshme.
 

BAJAMET
Këto organe të vogla në formë bajamesh që gjenden në fund të fytit, formojnë një unazë të vërtetë mbrojtëse. Detyra e tyre është të pengojnë bakteret dhe viruset.Pra nuk është për t’u habitur që skuqen dhe kjo ndodh shpesh tek fëmijët mbi dy vjeç. Bajamet, që janë të vogla në lindje, zhvillohen në vitet e para të jetës për të ndihmuar trupin të mbrohet nga infeksionet. është normale pra, që një fëmijë në moshë parashkollore mund të ketë gjatë dimrit 4-5 episode të mprehta të bajameve.
 

Viral apo bakterial?
Pjesa më e madhe e skuqjeve të bajameve është me origjinë virale (rreth 70 %). Shfaqet me temperaturë të lartë (38.5-39 gradë), dhimbje fyti dhe skuqje të lehtë të bajameve. Këto shenja lehtësohen që nga dita e dytë për t’i lënë vendin ftohjes, kollës së thatë dhe pastaj rrjedhjes së ujshme të hundëve. Kura parashikon pothuajse ekskluzivisht përdorimin e mjekimit kundër temperaturës për ta ulur atë. Brenda një jave shqetësimi zhduket. Vetëm 30 % e bajameve bëhen nga bakteret. Por t’i dallosh nuk është gjithmonë e thjeshtë: temperatura shkon mbi 39 gradë dhe vazhdon për të paktën dy ditë; bajamet duken të zmadhuara dhe shumë të skuqura. Gjëndrat në anë të nofullave janë rritur. Pediatri mund të sigurohet për tipin e bakterit duke vendosur një pambuk në fund të fytit (Kujdes! Ky është një veprim që i lejohet vetëm mjekut të specializuar dhe jo familjarëve). është e rëndësishme të përjashtohet prania e një bakteri veçanërisht të rrezikshëm: Streptokoku betahemolitik i grupit A. Ai është
i vetmi që mund të shkaktojë, për fat të mirë shumë rrallë, probleme të rënda si temperatura reumatike,
ose infeksioni në veshka. Gjithashtu, duke dalluar bakterin, pediatri mund të përshkruajë antibiotikun më të mirë pasi ka bërë antibiogramën (analizë e rekomanduar nga mjeku).
 

Kur hiqen?
Më parë mjaftonin disa shqetësime të bajameve dhe mjekët vendosnin t’i operonin. Sot mjekët përpiqen
t’i ruajnë sa më shumë të jetë e mundur këto organe mbrojtëse të vogla, por shumë të dobishme. Heqja
bëhet vërtet e nevojshme kur:
• Bajamet zmadhohen, aq sa bëjnë të vështirë frymëmarrjen dhe gëlltitjen.
• Inflamacionet bakteriale janë më shumë se 7 në një vit dhe antibiotikët nuk iu bëjnë asgjë.
• Formohen çibanët e qelbëzuar të bajameve, që shkaktojnë temperaturë të lartë dhe dhimbje fyti.

 

Kolla dhe infeksionet e kraharorit (të rrugëve të frymëmarrjes)

Te fëmijët e vegjël kanalet e kalimit të ajrit, sinuset, veshët, hunda dhe fyti janë një sistem i vetëm, sepse tubat janë shumë të shkurtra. Infeksionet e kraharorit mund të shkaktohen nga çdo lloj infeksioni në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Këto infeksione janë gjithmonë serioze. Rrugët e ajrimit janë aq të ngushta, sa që frymëmarrja bëhet e pjesshme dhe mund të zhvillohet pneumonia. Nëse frymëmarrja e fëmijës vështirësohet, thërrisni menjëherë mjekun.
 

KOLLA
është një veprim që pastron fytin nga irritimet e tilla si sekrecionet mukoze, pluhuri apo duhani. Kolla mund të jetë edhe si pasojë e irritimeve nga gripi, të ftohurit, bajamet apo infeksioni në kraharor. Duhet të trajtohet shkaku i kollës dhe jo vetëm kolla, e cila është thjesht një shenjë. Shenjat. Ka dy tipe kollash: kolla e thatë dhe kolla me gëlbazë. Të dyja pengojnë gjumin. Tek një bebe e vogël, mukusi që mund të jetë në fundin e fytit mund të shkaktojë të vjella.
 

Trajtimi
Nëse dyshoni se fëmija ka azmë, duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Nëse ka ndonjë infeksion të brendshëm si për shembull, të bajameve, ky duhet trajtuar më vete. Mos e lini fëmijën të vrapojë, të marrë frymë rëndë dhe shtrijeni anash apo përmbys për të fjetur. Kjo pengon mukusin që të
rrjedhë poshtë fytit. Jepini shumë pije të ngrohta.
 

LARINGITI
Infeksioni i laringut shkaktohet nga të ftohtit dhe fyti i tharë. Nëqoftëse nuk çon në bllokim të rrugëve të frymëmarjes, nuk është problem serioz.Shenjat Shenjat më të përgjithshme janë humbja e zërit dhe ngjirja. Fëmija mund ta ketë të vështirë dhe të dhimbshme të gëlltitet, mund të ketë kollë të thatë dhe ethe të lehta.
 

Trajtimi
Shumica e rasteve të laringitit nuk zgjasin. Fëmija duhet të pushojë mundësisht në një mjedis të lagësht, ku të qarkullojë ajri. Jepini shumë lëngje dhe mos e lini të flasë shumë. Nëse temperatura vazhdon, ka nevojë për antibiotikë. Sigurohuni që nuk është i nxehtë dhe nëse vini re shenja të bllokimit,
lajmëroni mjekun.

 

BRONKITET DHE BRONKIOLITET

Rrugët e gjera të ajrit në mushkëri quhen bronke dhe ato më të voglat bronkiole. Bronkitet dhe bronkiolitet ndodhin kur infeksionet virale çojnë në mbushjen e tyre me mukus, apo bllokimin e tyre. Bronkioliti është më serioz, sepse mund të sjellë vështirësi në frymëmarrje dhe vihet re më shumë tek
bebet dhe fëmijët e vegjël. Bronkiti zakonisht nuk është serioz tek fëmijët mbi 1 vjeç. është një maisje e bronkeve që paraprin ose i bashkangjitet maisjes së rrugëve të frymëmarrjes (grip, trakeit ose laringit). Një sëmundje tipike gripi, shfaqet shpesh gjatë dimrit, kur fëmijët jetojnë në mjedise të mbyllura dhe thithin ajrin e ndotur të qytetit. Në shumicën e rasteve shkaktohet nga viruse, por mund të shkaktohet edhe nga baktere ose irritues të tjerë (tymi, ajri i ndotur).
 

Si dallohet?
Kollë dhe frymëmarrje e vështirë, që mund të sjellë edhe vështirësi në ushqyerje. Fëmija ka temperaturë dhe zbehje të përgjithshme. Gjuha dhe buzët mund të marrin ngjyrë blu. Shenjat e bronkitit janë kollë e thatë që mund të kalojë në kollë me gëlbazë jeshile apo të verdhë, temperaturë të lartë dhe
mundet edhe në mungesë oreksi. Nëse fëmija vazhdon të bëhet më keq dhe ka vështirësi në frymëmarrje, mund të dyshohet për një infeksion të rëndë ose madje edhe për pneumoni.
 

Në pritje të pediatrit
Mjetet që mund të përdorni për të lehtësuar janë të thjeshta:
• Përpiquni ta lehtësoni frymëmarrjen e fëmijës gjatë një krize kolle. Vendoseni shtrirë mbi gjunjët tuaja me barkun poshtë dhe goditeni lehtësisht mbi shpinë. Mos i jepni ilaç për të ndaluar kollën, pasi duhet të nxjerrë gëlbazën.
• Mbajeni fëmijën në shtrat, duke e bërë mjedisin të lagësht për të lehtësuar frymëmarrjen.Në rast se fëmija është foshnjë, vendosni një jastëk nën dyshek për t’i ngritur kokën. Nëse është më i madh, vendosjani jastëkun direkt poshtë kokës.
• Mos e mbuloni shumë fëmijën duke e djersitur.
• Nëse ka temperaturë, jepini shpesh për të pirë, që të marrë lëngjet e humbura (ujë, kamomil, lëngje etj.).
 

Si kurohet?
Pediatri do t’ju këshillojë një mjekim kundra temperaturës, nëse temperatura është më e lartë se 38 gradë, dhe nëse bronkiti shkaktohet nga bakteret, një antibiotik. Nëse kolla është e vazhdueshme dhe nuk e lejon fëmijën të flejë, mund të jetë i nevojshëm një shurup i lëngshëm për të larguar gëlbazën. Edhe aerosoli mund të lehtësojë. Kini parasysh që mjekimet kundër temperaturës dhe shurupet jepen për periudha të shkurtra dhe gjithmonë në fazën e theksuar të sëmundjes.
 

Rikthimi i sëmundjes
Zakonisht bronkiti shërohet brenda një jave, pa lënë gjurmë. Por ka disa fëmijë që kanë kollë me gëlbazë (në mënyrë të veçantë natën) për periudha të gjata dhe e rimarrin infeksionin dhe 5-6 herë. Për të luftuar këtë “ndjeshmëri bronkiale” është e nevojshme:
• Të mos pihet kurrë duhan në prani të fëmijës ose në mjediset ku rri zakonisht Të mbahet fëmija larg personave me grip
• Të mos nxirret në të ftohtë dhe në ajër të ndotur
• Të mos jepen shurupe pa fund për kollën, që bëhen të panevojshme dhe nga ana tjetër largojnë oreksin
• Të ndërpritet (kur është e mundur) dimri me një pushim 15 ditësh në det ose në mal.




hygeia655x90




Dermatologji
Stërvituni për një lëkurën të re
Harrojini solucionet e shtrenjta kundër rrudhave, sekreti i një lëkure të re qën
Pyet Dermatologun







Sondazh
Cfare mendimi keni per depilimin lazer?





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 7
 21.463 903120039





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
eda ledia
Para 21 ditesh  
  
prsh...jam 24 vj kam problem me fytin,me zihet fyti nga gelbaza me mban goja ere te keqe.u be ca kohe kshu.nese me ndihmon ndonje me ndonje kure ne kushte shtepie ose ndonje ilac ne farmaci...ju flm
+4     
bena gepkiv
Para 31 ditesh  
  
Femija 18 muajsh ka kolle me ze te ngjirur e hunde te bllokuara e qe I kullojne . Si dhe ka syrin e majte me shume sklepa . temperatur mbi 38 . E kam mjekuar me caj kamomili syrin si dhe i kam dhene cdo 6 ore sirop paracetamoli 5 ml. . Cfare me rekomandoni ju . Faleminderit pres pergjigje mundesisht .
     
tarik hakimi
Para 46 ditesh  
  
E kam djalin 5 vjet bajamet I ka me celb ka shpesh temperatur a duhet ti operojm ato.flm
     
Neti
Para 17 muajsh  
  
Pershendetje une jam 33 vjeqare dhe kam problem me fytin me ne anen e djathte kam nje kokerr me ajet shpesh dhe me dhemb po tash po kam veshteris ne frymarrje te arza e fytit mu ka aj mbrenda nuk po mundem te marr frym ju faleminderit
+1     
ketushe halimi
Para 22 muajsh  
  
probleme me bajamet te skuqura mundim me japin dhimbje konsultohem me mjekun por as antibiotiket sme ndihmojn ju prshendes
+2     
ketushe halimi
Para 22 muajsh  
  
pershendetje jam vajz 24 vjece kam problem me fytin me qart me bajamet ekam cdohet fytin e skuqur edhe kam dhimbje ju falemderit ju pershendes
+1     
berna
Para 33 muajsh  
  
pershendetje shpresoj te mos pengoj, une jam nje vajz 18 vjeq por ne fyt kam si lloj kokkra te vogla me qelb dhe iu vie ere e keqe shpresoj te jem e qart ju faleminderit shume
+5     


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan