amg
0 0
0
 

Sëmundjet e gojës


Me përjashtim të mykut që kërkon trajtim të menjëhershëm, shqetësimet e tjera të gojës së fëmijës janë serioze. Fëmija mund të refuzojë ushqimin nëse i dhëmb goja. Jepini ushqime të lëngshme.

13 Mar

Me përjashtim të mykut që kërkon trajtim të menjëhershëm, shqetësimet e tjera të gojës së fëmijës janë serioze. Fëmija mund të refuzojë ushqimin nëse i dhëmb goja. Jepini ushqime të lëngshme.
 

DHIMBJET E DHëMBëVE
Dhëmbët fillojnë të dalin që në moshën gjashtë muajsh dhe plotësohen kur fëmija është tre vjeç. Gjatë periudhës së daljes së dhëmbëve, mishi i dhëmbëve është i enjtur dhe i skuqur.
Shenjat
Nëse prekni mishin e enjtur dhe të skuqur të dhëmbëvë, ju do të ndieni një fryrje. Fëmija do të jetë i shqetësuar dhe më i lëvzishëm dhe do të kërkojë të përtypë sende. Mund të bëjë gjumë të shqetësuar
dhe të ketë dhimbje gjatë ngrënies.
Trajtimi
Zakonisht, trajtimi mjekësor nuk është i nevojshëm. Mos mendoni se shenja të tjera si mungesa e oreksit apo të vjellat vijnë nga dhëmbët. Asnjëherë nuk ndodh kështu. Flisni me mjekun në këto raste.
 

PLAGëT E HAPURA Të GOJëS (ULCERAT)
Ulçerat shfaqen brenda buzës së poshtme, megjithëse mund të jenë të zakonshme edhe në gjuhë, mishin e dhëmbëve apo brenda faqeve. Ato kanë formë ovale apo rrethore, ngjyrë të verdhë dhe janë të infektuara. Ato shërohen vetë brenda 10-14 ditësh, por nëse rishfaqen, flisni me mjekun.
Shenjat
Të gjithë ulçerat e gojës janë të dhimbshme. Fëmija mund të ketë vështirësi në të ngrënë, sidomos ushqim të kripur apo mund të mos të pranojë të hajë.
Trajtimi
Mjeku mund t’ju japë ilaçe kundërm infeksionit. Pëprpiquni që të largoni shkaqet e tyre: mund të jetë ndonjë majë dhëmbi e mprehtë, ose fëmija mund të kafshojë gojën kur ha etj. çfarëdo lloj ulçere të ketë fëmija, jepini ushqime të lëngshme që t’i pijë me anë të një pipëze dhe shmangni ushqimet e kripura dhe me aciditet. Megjithëse nuk është serioz, i shkakton fëmijës probleme gjatë thithjes apo ushqimit.
Tek fëmijët, myku mund të shihet vetëm në gojë, por ai infekton edhe traktin gastro-intestinal dhe zonën anale (të jashtëqitjes), ku shpesh ngatërrohet me irritimin nga panolina.
Shenjat
Myku prodhon njolla të bardha në mishin e dhëmbëve, në gjuhë dhe qiellzë. Nëse përpiqeni t’i fshini fort, ato mund të gjakosen. Përreth zonës anale myku shfaqet me pika të kuqe apo irritim.
Trajtimi
Mund të trajtohet shpejt me antimykotikë në formë lëngu për gojën dhe krem për zonën anale. Këshillohen ushqimet e lëngshme dhe të vakëta, sidomos kosi. Nëse ka myk anal, duhet ta mbani fëmijën sa më thatë që të jetë e mundur.
 

MYKU
Membrana mukoze mund të infektohet nga një kërpudhë që quhet kandida. Rritja e saj mbahet në kontroll nga prania e baktereve te tjera, por kur këto baktere zhduken nga antibiotikët, kandida fillon të shumëfishohet. Myku mund t’i kalojë fëmijës nga nëna në lindje, nëpërmjet vaginës. Megjithëse nuk është serioz, i shkakton fëmijës probleme gjatë thithjes apo ushqimit. Tek fëmijët, myku mund të shihet
vetëm në gojë, por ai infekton edhe traktin gastro-intestinal dhe zonën anale (të jashtëqitjes), ku shpesh ngatërrohet me irritimin nga panolina.
Shenjat
Myku prodhon njolla të bardha në mishin e dhëmbëve, në gjuhë dhe qiellzë. Nëse përpiqeni t’i fshini fort, ato mund të gjakosen. Përreth zonës anale myku shfaqet me pika të kuqe apo irritim.
Trajtimi
Mund të trajtohet shpejt me antimykotikë në formë lëngu për gojën dhe krem për zonën anale. Këshillohen ushqimet e lëngshme dhe të vakëta, sidomos kosi. Nëse ka myk anal, duhet ta mbani fëmijën sa më thatë që të jetë e mundur.

 

Gjëndrat

Edhe gjëndrat janë bajame, por ndryshe nga ato që gjenden në grykë, gjëndrat janë të fshehura në pjesën e pasme të gypit të fytit, që vjen menjëherë pas gojës. Detyra e tyre është të jenë mur mbrojtës për bakteret dhe viruset. Por jo gjithmonë arrijnë t’i rezistojnë sulmeve të tyre dhe atëherë skuqen dhe zmadhohen. Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë, rrjedhje të trasha dhe më të lëngshme nga hunda, dhimbje veshi, të flasë me zë hunde sikur është ftohur. Nëse gjëndrat janë zmadhuar shumë, ka vështirësi në frymëmarrje, që e bën të marrë frymë me gojë dhe të gërhasë natën. Pediatri këshillon një mjekim kundra temperaturës dhe nëse infeksioni është bakterial, antibiotike. Kur gjëndrat skuqen shumë shpesh duke çuar në infeksion të veshit të mesëm, ose zmadhohen deri sa pengojnë frymëmarrjen, ai mund të këshillojë një vizitë tek specialisti otorinolaringolog, që do të vendosë nëse është nevoja për operim

 GJëNDRAT LIMFATIKE
Gjëndrat limfatike prodhojnë më shumë qeliza të bardha të gjakut në rastin e ndonjë infeksioni për të vrarë bakteret. Prodhimi i qelizave të bardha të gjakut bën që gjëndrat limfatike të infektohen dhe të dhembin.

GJëNDRAT E FRYRA
Gjëndrat limfatike tek veshi dhe tek qafa fryhen nga infeksioni në fyt. Për t’i dalluar ato, vendosini gishtat poshtë qafës së fëmijës.






register


ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0
903130035





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan