ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

Sëmundjet e hundës. Sëmundjet e syve


Artikull me foto

13 Mar

Një hundë e bllokuar nga të ftohtit, gripi apo rrallë nga alergjia është e zakonshme në fëmijëri dhe shpesh nuk është serioze.

HUNDET E BLLOKUARA APO Që RRJEDHIN
Sekrecionet e tepërta në hundë që çon në rrjedhjen e hundëve shkaktohet nga një virus i të ftohtit. Cipa e brendshme e kanaleve të hundës infektohet, fryhet dhe shkakton bllokimin. Shkaqet e tjera mund të jenë alergjia apo ndonjë trup të huaj në hundë.
Shenjat
Qurrat që shkaktohen nga viruset e të ftohtit, në fillim janë të rrjedhshme dhe të pastra, por mund të trashen dhe të zverdhen kur trupi sulmon infeksionin.
Trajtimi
Nxiteni fëmijën t’i shfryjë hundët shpesh. Tregojini si ta bëjë duke pastruar njëherë njërën anë e pastaj tjetrën. Disa pika mentol në jastëkun apo rrobat e fëmijës mund të ndihmojnë. Konsultoni me mjekun nëse hundët rrjedhin më shumë se tre ditë.
 

RRJEDHJA E GJAKUT NGA HUNDET
Shumica e gjakrrjedhjeve mund të ndalohen lehtësisht. Nëse gjakrrjedhja vazhdon më shumë se 30 minuta, çojeni fëmijën tek mjeku. Ajo shkaktohet tek fëmijët nga kapja me forcë e hundës.
Shenjat
Gjakrrjedhja vjen nga enët e vogla të gjakut në pjesën e brendshme të hundës. Mund të formohet një kore në hundë, që nuk duhet të hiqet.
Trajtimi
Vendoseni fëmijën me kokën poshtë në lavaman dhe shtrëngojini pjesën e butë të hundës. Ushtroni presion për tre minuta deri sa gjakrrjedhja të ndërpritet. Asnjëherë mos ia vendosni kokën mbrapa, sepse ai mund të gëlltisë gjak dhe të sëmuret.
 

SINOZITI
Sinuset janë zgavra në kockat e hundës, faqeve dhe mbi sy që janë të mbështjella nga cipa. Mukusi/
sekrecioni rrjedh nga ato tek hundët. Sinoziti shfaqet kur rrjedhja e mukusit keqësohet. Kjo vjen kur për arsye të një të ftohti ose të një gripi, ose kur ndonjë infeksion kalon nga fyti te hundët.
Shenjat
Qurret në fillim kur fëmija ftohet janë të pastra dhe të rrjedhshme. Më pas bëhen të trasha dhe më të verdha. Kjo është normale. Por nëse kjo është e vazhdueshme, atëherë ka shumë të ngjarë që të jetë zhvilluar sinoziti. Jep dhimbje koke, bllokim të hundëve, ulje të shijes dhe ndonjëherë ethe.
Trajtimi
Trajtohet me antibiotikë dhe ilaç me pika në hundë. Mbajeni mjedisin të lagësht në shtëpi, përgatisni mentol dhe jepini paracetamol për dhimbjet.


Sëmundjet e syve

Problemet më të zakonshme të syve janë infeksionet, që mund të kurohen me higjenë të mirë dhe me antibiotikë me pika.
 

INFEKSIONI I QERPIKëVE (BLEFARITIS)
Ky është një infeksion i qerpikëve të syrit. Nuk është serioz dhe mund të ndalohet me masa ndihmëse. Flisni me mjekun nëse sytë bëhen ngjitës ose nuk pastrohen brenda një jave.
Shenjat
Cepat e syrit janë të kuqe, të infektuara dhe mund të vini re pika qelbi të tharë tek qerpikët. Kurimi. Duke përdorur pambuk me ujë të zier me gjysmë luge kripë, pastroni sytë e fëmijës duke nisur nga hunda. Përdorni pambuk të ri sa herë që i pastroni dhe bëjeni këtë çdo mëngjes dhe darkë, derisa të shërohet. Mjeku mund t’ju japë ilaç me pika, nëse ka infeksion.
 

INFEKSIONI I MEMBRANëS Që MBULON KOKëRDHOKëT E SYRIT (KONJUKTIVIT)
Ky infeksion mund të vijë nga një virus, nga futja e një trupi të huaj në sy dhe një reaksion alergjie. Eshtë shumë ngjitës, kështu që kujdesuni për syrin tjetër nëse nuk është infektuar.
Shenjat.
Infeksioni shkakton dhimbje dhe vështirësi për të parë dritat e forta. Kur konjuktivi shkaktohet nga bakteret, mund të ketë qelb në kapakun e poshtëm të syrit. Konjuktivi alergjik shkakton lot dhe qepalla të fryra.
Trajtimi
Pastrojeni mirë syrin me ilaç të përshtatshëm ose me ujë. Duhet të trajtohen të dy sytë, sepse ky infeksion është shumë ngjitës. Kur ka trup të huaj hiqeni me kujdes. Në rastin e një infeksioni të rëndë,
mjeku do t’ju japë antibiotikë apo ilaç me pika.
 

BYCI
Kur rrënja e qerpikut infektohet, atëherë në sy shfaqet një fryrje e dhimbshme, plot qelb, në anë të qepallës. Fërkimi i syve mund ta keqësojë.
Shenjat
Në fillim qepalla enjtet pak dhe pastaj mbushet me qelb. Trajtimi Megjithëse byci nuk është aq ngjitës, fëmija duhet të përdorë peshqir të veçantë. Mjeku do t’ju rekomandojë antibiotikë dhe kompresa me ujë të ngrohtë.
 

SYTë E VëNGëR/ STRABIZMI
Sytë e fëmijës shohin në drejtime të ndryshme, ndonjëherë drejt njëri-tjetrit dhe ndonjëherë në drejtim të kundërt. Deri në tetë javë kjo është normale, por më vonë duhet të flisni me mjekun.
Shenjat
Nëse dyshoni për strabizëm, shikoni sesi reflektohet drita në sytë e fëmijës. Drita duhet të reflektohet nga i njëjti vend në çdo sy, nëse jo, pra nëse sytë janë drejtuar në drejtime të ndryshme, thërrisni mjekun.Trajtimi Mbuloni syrin e fortë me një fasho. Kjo do të detyrojë muskujt e syrit të dobët të bëhen më të fortë. Sytë duhet të drejtohen brenda 5 muajsh, megjithëse mund të duhet edhe më tepër kohë. Për fëmijët që janë mbi 1 vjec, mjeku mund t’ju këshillojë syze.




hygeia655x90




Dermatologji
Stërvituni për një lëkurën të re
Harrojini solucionet e shtrenjta kundër rrudhave, sekreti i një lëkure të re qën
Pyet Dermatologun







Sondazh
Cfare mendimi keni per depilimin lazer?





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
 3.961 903130036





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan