
Për të përgatitur gjellë për katër persona nevojitet:
* 0.5 kg mish i grirë
* 4 ose 5 kungullesha
* 2 qepë
* 1 karotë
* 2 speca
* 1 domate
* majdanoz, kripë, veget, biber i zi ,
* 200 gr kos dhe pak hudhër
* 60 gr gjalpë, pak oriz
Pergatitja:
Kungulleshët prehen në trashësi 5−6cm. (varësisht prej madhësis së kungullit, preferohet të jenë të gjitha pjesët përafersisht të njejta) u largohen farat nga mesi me kujdes ashtu që të formohet një unazë, radhiten pjesët e prera në tavë ose enë tjeter.
Mishit të grirë i shtohet qepa dhe fërgohet pak, i shtohen melmesat, karota, speci, domatja (të gjitha të coptuara në pjesë të vogla) dhe fërgohet edhe 10 min, largohet nga zijarri i shtohet orizi dhe majdanozi përzihet mir dhe me këtë përzierje mbushen kungujt e prëgatitur më parë, pasi të mbushen kungujt në enën ku është fërguar mishi hidhet 0.5 lit. ujë, gjalpë pak veget dhe e hidhet ngadal në tavën e prëgatitur dhe e futet në furrë të nxehtë dhe piqet max. 1 orë pastaj e shtypet hudhra me pak kripë, përzihet me kos dhe me lugë e lyhet secila pjesë e kungullit dhe futet në furrë edhe 5 min.