Alexa
0 0
0
 

Komposto dardhe


Artikull me foto

02 Pri

Për 4-5 persona duhen :

    * dardha : 500 g,
    * sheqer : 1 gotë uji,
    * verë : 1 filxhan kafeje,
    * lëndë aromatike,
    * ujë : 1 litër,
    * limontoz : një majë lugë kafeje.

 

Pergatitja:

Dardhat pasi lahen mirë, qërohen ose lihen të paqëruara, priten përgjysmë, u hiqen farëzat dhe çdo gjysmë pritet në feta portokalli. Gjatë pastrimit që të mos nxihen dardhat hidhen në enë me ujë të ftohtë e limontoz. Lëkurat dhe farëzat bashkë me zemrën hidhen në tenxhere me ujë të vluar dhe zihen 10-12 minuta. Pastaj lëngu kullohet, i hidhet sheqer, vihet në zjarr dhe lihet derisa të marrë valë, pastaj hidhen dardhat e përgatitura. Lihen të ziejnë 5-10 minuta sipas llojit të dardhave, në qoft se janë të llojit që zbuten shpejt, atëherë ato hiqen nga zjarri menjëherë sapo të marrin valë. Për aromë, kompostos mund t'i shtohet pak kanellë ose karafil. Ndërsa për të përmirsuar shijen, kur kompostoja të jetë ftohur, i hidhet verë e kuqe e ëmbël.

 




hygeia655x90








ebuy




Sondazh
Tek partneri që do të dëshironit të kishit
(Cilën nga cilësitë e mëposhtme do te rendisnit te paren)








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
 1.146 904020036





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat


none

Spitali Amerikan

none