0 0
13
 
Infeksionet në shtatzani, kur e rrezikojnë bebin    nga ikubFEMRA.com 
Infeksionet në shtatzani kanë një domethënie specifike, duke u bazuar në faktin se bëhet fjalë jo
  29 Maj

Infeksionet në shtatzani kanë një domethënie specifike, duke u bazuar në faktin se bëhet fjalë jo vetëm për infeksion të nënës, por edhe të fëmijës, që mund të lërë pasoja të më vonshme të rënda dhe të përhershme. Shkaktarët e infeksioneve janë të njëjtët, si në rastin jashtë shtatzanisë; viruset, bakteret, protozoarët. Sa më shumë që afrohet çasti i lindjes, më të mundshme janë infeksionet bakterale (streptokokët e grupit B), ndërsa gjatë shtatzanisë, rëndësi të veçantë kanë infeksionet virale (rubeola, varicela, citomegalovirus, parvo virus B19). Pesha, zgjatja dhe ecuria e infeksioneve varet nga numri dhe virulenca e shkaktarit, vetitë imunobiologjike, pra vetitë mbrojtëse të shtatzënës, rrugët e përhapjes së infeksionit si dhe vjetërsia e shtatzënisë – javët e shtatzanisë. Shtatzania është një periudhë shumë e përshtatshme për zhvillimin e një infeksioni. Gjatë shtatzanisë është i deprimuar funksioni i limfociteve T, shumë shpesh ndryshon flora normale e kanalit të lindjes. Infeksionet mund të shfaqen gjatë shtatzanisë, lindjes ose pas lindjes. Rrugët e infeksionit mund të janë ascendente- ngjitëse, nga vagina dhe descendente nga tubat uterine. Rrugë të tjera të shfaqjes së infeksionit janë rrugët hematogjene – përmes gjakut ose përmes limfës – limfogjene.
Bebet, të rrezikuara në varësi të kohës së infektimit
Ndikimi i infeksionit te bebi varet shumë nga periudha në të cilën ndodh infeksioni (vjetërsia e shtatzanisë). Në rastet kur infeksioni ndodh në 12-të javët e para të shtatzanisë mund të shkaktohen embriopatitë – dëmtimi i embrionit. Embriopatitë nuk janë specifike për llojin e shkaktarit të infeksionit, por janë specifike për fazën e zhvillimit – vjetërsisë së shtatzanisë kur ka ndodhur infeksioni. Nëse ndodhin dëmtime të rënda të embrionit, ndodh dështimi spontan. Këtë veprim e shfaqin të gjitha infeksionet piogjene, infeksionet me toksoplazmë ose me listerje, por edhe varicella ose chlamydia. Fetopatitë, përkufizohen si dëmtim i fetusit në fazat e mëvonshme të shtatzanisë, pas javës së 12-të të shtatzanisë deri në lindje. Nëse infeksioni vjen në këtë periudhë të shtatzanisë, pasojat e mëvonshme varën nga lloji i shkaktarit të infeksionit. Infeksioni i fetusit ka rrjedha të ndryshme nëse ka ardhur deri te infeksioni me toksoplazma, varicelë ose rubeolë. Mund të shfaqen dëmtime të sistemeve të ndryshme të organizmit, ngecje intrauterine të rritjes, lindje para kohe, por mund të lind fëmijë krejtësisht i shëndoshë, pa pasoja të mëvonshme. Kur bëhet fjalë për infeksion vetëm të nënës, atëherë infeksioni në shtatzani mund të kalojë pa asnjë efekt negativ te foshnja. Pasojat e mëvonshme shfaqen në formë të leuçemisë (influenza), tumore të sistemit nervor qendror (varicella), ose karcinomit hepatocelular primar (hepatiti B).
Infeksioni mund të rrezikojë jetën e të dyve
Kur është në pikëpyetje ndikimi i infeksionit në ecurinë e shtatzanisë, dhe për shtatzënën mund të priten pasoja edhe më të mëdha, sidomos nëse këto infeksione janë të shoqëruara me temperaturë të lartë trupore, ose infeksionet pas lindjes në periudhën e puerperiumit, ose pas dështimit. Në këto raste, ecuria e infeksionit merr karakter shumë të rëndë, shfaqen numër i madh komplikimesh, me pasoja të rënda. Si pasojë e infeksionit gjatë shtatzanisë shfaqen infeksionet e cipave amniale dhe plasja e parakohshme e cipave amniale, e shoqëruar me dështim spontan ose lindjen para kohe, gjë e cila shoqërohet me shkallë të lart të vdekjes së fëmijës dhe nënës.
Testet tregojnë gjendjen e antitrupave
Infeksionet ma të rëndësishme në shtatzani përfshihen me shkurtimin T O R C H. Në këtë rast T është shkurtimi për Toksoplazmozën, O (përfshijnë hepatitin B, Parotitin, Treponema palidum), R është shkurtimi për rubeolën, C është shkurtimi për citomegalovirus, dhe H paraqet shkurtimin për herpes simplex virus. Simptomat e këtyre infeksioneve sillen nga shkalla e lehtë në të moderuar, e shoqëruar me dobësim të përgjithshëm, ngritje e lehtë e temperaturës, rritje e nyjeve regjionale limfatike, puçrra-manifestim në lëkurë, ndërsa dëmtimet e fetusit janë shumë të mëdha. Disa nga këto infeksione janë të shoqëruara me embriopati tipike për këto infeksione. Si te sëmundjet e tjera në shtatzëni edhe këtu mbrojtja vendit të lindjes ka rëndësi të veçantë. Për shumicën e infeksioneve të përmendura, ekzistojnë teste specifike në gjak, përmes të cilëve mund të zbulohet se a ka qenë e sëmurë shtatzëna nga këto sëmundje dhe a ka antitruptha mbrojtëse, të cilët mbrojnë bebin gjatë shtatzanisë. Përcjellja e shtatzanisë me ekzaminime ultrasonografike, duke kërkuar simptoma të mundshme, e në disa raste sipas nevojës edhe me anë të amniocentezës, mund të sqarojnë se a është bebi i infektuar apo jo. Në disa raste te këto infeksione aplikohet terapi specifike si përdorimi i spiramycinës te toksoplazmoza ose aplikimi i transfuzioneve me gjak te infeksionet me parvovirus B19, ndërsa te infeksionet tjera, nuk ka mundësi mjekimi. çdo lloj infeksioni gjatë shtatzënisë është i rrezikshëm dhe duhet parandaluar (prevenuar).

BOX
Rreziku
9 muaj, asnjë vaksinë veç asaj të poliomelitit
Shtatzania nuk është kohë-periudhë në të cilën mjekët të insistojnë në vaksinimin e rregullt të shtatzanave, edhe pse nuk janë të gjitha vaksinat të ndaluara për t u bërë në shtatzani. Gjithësesi, parim themelor është të mos bëhet asnjë vaksinim me virus të gjallë (vaksina kundër fruthit, rubeolës, shytave-parotitit dhe tuberkulozit), e as në raste kur viruset janë të trajtuar, pasi edhe në këto raste, mund të priten dëmtime të fetusit. I vetmi përjashtim bëhet te poliomieliti, ethet e verdha, kundër të cilave shtatzëna duhet patjetër të vaksinohet, nëse gjatë periudhës së shtatzanisë udhëton për arsye të ndryshme në vende në të cilat ekziston rreziku nga infektimi me këto sëmundje (Afrika Qendrore, Afrika Jugore dhe Azia jugperëndimore).
Në rast se shtatzëna vjen në kontakt me të sëmur nga fruthi, rubeola ose varicela, e në anën tjetër nuk e di se a ka qenë vetë e sëmurë nga këto sëmundje, duhet të kontrollohet niveli i antitrupthave në gjak, dhe të përcaktohet statusi imunologjik. Në rast të mungesës së antitrupthave kundër sëmundjeve të përmendura, në vend të vaksinimit duhet të aplikohet terapi mbrojtëse me imunoglobulinë. Kur është fjala për të sëmurë me tuberkuloz, statusi imunologjik i shtatzanave kontrollohet me testin e tuberkulinës.
Kur bëhet fjalë për vaksinim, te të cilat vaksina përmbajnë baktere ose viruse gjysmë të vdekura, atëherë shtatzënave u lejohet që të vaksinohen. Ky vaksinim me këto vaksina mund të bëhet sidomos nëse gruaja rrezikohet potencialisht nga këto sëmundje:
• poliomieliti
• influenca
• hepatiti B
• tetanosi
• difteria
• tifoja
• kolera
• encefaliti
• tërbimi

Shqetësimi
Të vjellat në shtatzani, disa hipoteza për shkaqet
Të vjellat e mëngjesit janë ndër shenjat më të mundshme të shtatzanisë. Edhe pse këto të vjella quhen të mëngjesit, ato mund të shfaqën edhe në mesditë, edhe në mbrëmje. Të vjellat e mëngjesit mund të jenë të pranishme gjatë tërë ditës, e në raste shumë të rralla, mund të pengojnë marrjen e ushqimit në atë masë sa që kjo të pengojë zhvillimin normal të frytit (bebit). Për shumicën e grave, të vjellat e mëngjesit pushojnë me përfundimin e tremujorit të parë, mirëpo ndonjëra nga shtatzënat mund të ballafaqohet me këto shqetësime deri në lëvizjet e para të bebit. Në raste të rralla, disa nga shtatzanat, të vjellat e mëngjesit i shoqërojnë deri në fund të shtatzënisë, kjo sidomos është e pranishme te shtatzanat me shumë fryte (binjakë, trinjakë etj).
Problemi shfaqjes së të vjellave të mëngjesit, në tërësi nuk është i qartë. është e sigurt se qendra për të vjella, mundime e nauze ndodhet në pjesën e trurit që quhet medulla oblongata. Ka një numër të mëdha teorish të cilat mundohen të sqarojnë se në ç mënyrë kjo pjesë e trurit stimulohet gjatë shtatzanisë. Gjinekologët besojnë se niveli i lartë i hormonit të shtatzanisë ß-hCG-së në gjakun e shtatzënës në tremujorin e parë të shtatzënisë, mund të jetë njëri nga shkaqet e ngacmimit të tepërt të qendrës për vjellje dhe nauze. Shkaqe të tjera të cilat mund të janë përgjegjëse për të vjellat janë mosmarrja e ushqimit ose kequshqyeshmëria, shtimi i thartirës në lukth ose tretje jo e mirë e ushqimit për shkak të lëshimit të tonusit muskulor nën veprimin e hormonit të shtuar gjatë shtatzënisë – progesteronit. 

(marre nga gazeta ballkan)
 

salus
Na ndiqni
register
living
Ndarja në çift është një fenomen normal sot
(Por a mund të ruhet së paku miqësia me ishin?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: honkyponky
ikub #:
 13
905290010





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
danieli
Para 8 muajsh  
  
Jam nje djal ne moshen 34 vjecare dhe jetoj ne Angli,jam diagnostikuar me Hepatitin B kronik para 4 muajve. Kam bere nje eko per melcine dhe organeve te tjera rreth saj, dhe me kane dale mire, te pa prekura.Kam bere dhe analizat e gjakut ku me dale si fillim; 1300 heren e dyte Viral load 300 dhe kjo e fundit ALT 35 dhe Hep B DNA level 3200. kur kam takuar doktorin me ka thene LFT normal, HBsAG+ dhe HBeAG-. Mund te me tregoni ju lutem a ka ndonje ilac per tu sheruar dhe a zhduket Hep B ne kete situate qe e kam une, dhe ndonje gje tjeter qe do te me ndihmonte.
Ju lutem me ktheni pergjigje, faleminderit.
     
mimi
Para 14 muajsh  
  
pershendetje per te gjith nga un mimi un nuk kam fmi hiq jam ne finland por kam qen dy her shtatzane te dy djemt e mi me kan vdek ne mujn e 4 te shtatzanis qe 12 vite nuk kam femi qe nje jav me ka vjdek dja dyt mujn e 4 po ju kisha keshi llu mos me pas stres shum po edhe me shku te spitali cili esht ma i afermi i juaji dhe te bisedoni me gjinokologun
qe te jet e munder ju te rrini ne spital te shtriheni ne spital esht ma mir per gruan shtatzan qe ka gjakdedhje me mujore se pershkak te saj infeksioni po u shfaqe ma shum tek nanat dhe te femiju ndoshta me kenu kuptu prej provojes time ashtu kam shkru ok ok pershendetje mimi.
     
mimi
Para 14 muajsh  
  
ju lutem un jam mimi nga finlanda kisha desht me pyet me kan vdek dy djem ne mujn e 4 te shtatzanis prej infeksionit ketu me kan than ne finland infeksioni quhet pezmatim po kisha desht nje keshill po kam qen me mujore prej mujt te 3 te shtatzanis dej mujn e 4 e vet jam kan shum e semur bebi u kan shum mir po ma kan hjek beben per shkak timin qe jam kan shum e semur prej infeksionit ju pershendes mimi.ma kthni pergjigjejen ju lutem?
     
esma
Para 15 muajsh  
  
pershendetje ju lutem me ketheni pergjigje jam 1 muajshe shtatzan dhe me kan per shenja zakonet ka 3 dit me vin jo rregullisht ca shum pak are ju lutem me tregoni
     
denyy
Para 18 muajsh  
  
ju lutem me ktheni pergjigje sa me shpejt sepse jam shum ne merak dhe esht femia im i par ,ju faliminderit ...denyy
     
denyy
Para 18 muajsh  
  
persendetje quhem deny dhe jam 27 vjece . ne muajin mars me dat 26 kisha nji abort i cili ishte dy muajsh .mjeket me than qe nga nji infeksion embrioni esht shkeputur ne lidhje me mitren dmth infeksion qe domton embrionin.prej 1 muaji po kurohem me antibjotik kunder infeksionit .dmth ato i kam filluar me dat 19 maj dhe sot me dat 29.05.2013 i kam nderprer sepse jam shtazan perseri mund te them qe jam 10 diteshe me shum jo . dhe ilacet i kam nderprer .mjeket me kan then qe mir esht embrioni. dhe her pas here me duket sikur nga qafa e mitres me del ajer . a esht normale? : frika ime esht se infeksioni qe kam a ma domton embrionin???dhe a mund te kurohem une gjat shtazanis per infeksionin;;; ju faliminderit
+2     
besa
Para 18 muajsh  
  
pershendetje, une jam shtatzane ne javen e 6 kete e kam vertetuar tek mjeku,por disa her kam nga pak gjak,dmth eshte shum pak por qe mua me shqetson,flm klm
+1     
besa
Para 18 muajsh  
  
pershendetje,jame 6 javesh shtatzene e kam vertetuar tek mjeku mirpo nga nje her kam nga pak gjak dmth shum pak por qe mua me shqetson
-1     
njomza avdyli
Para 27 muajsh  
  
jam e martuar qe 3 vite dhe nuk po mundem te mbes shtatzen kam perdorur klomofen per zmadhimin e vezorev per shkak se jan shum te vogla dhnuk kam pas sukses qka me thoni te bej
+2     
nora
Para 30 muajsh  
  
a mund ta shkaktoj bakeria e-koli vdekjen e femijes ne muajin e tet te shtatezanis si dhe abruksionin e placentes
-1     
linda
Para 33 muajsh  
  
mirdita jam gra 23 vjeqare jam martuar edhe jam shtazane ne mujin e 6 shum shpesh kam infektim te vagines kam perdorur masta po nuk me ndimojn ashtu rrezik diten e mir e pres pergjigjjen e juaj
-2     
sheribane
Para 34 muajsh  
  
jam nje vajze 24 vjeqare.Jam martuar ne muajin korrik te vitit 2011.Para se te mbes shtatezene kam pas infeksion.Ne muajin nentor kom mbete shtatezene,por pas 2 muajsh kom abortu sespse per shkak te infeksionit nuk u zhvillua.
Problemin em infeksion e kam edhe tani,pasi qe kom kruarje te jashtezakonshme ne vagine.Kam qene te gjinekologu.Kam perdor vazhdimisht kremera por nuk me kane ndihmuar.
Ju lutem a mund te me udhezoni se qfare te perdori.JU falemnderit.
-2     
atifete . a
Para 34 muajsh  
  
mirdita jam nje grua 22 veq jam shtatzan ne muajn e6 dhe mekan then ne gjermani mjeku ki bakterje ne rruget urinare ne fshigzen eujt po ne javen e12 jam kon ne spital kom nejt 1jav mekan thon se ki qe 6vite kto bakterje eme ifuzijon mukan largu tonashi apet mas nje jave apet jom shtri ne spital nje javapet mukan largu me ifuzijon edhe mat fort makan dhon shum shtrejt kushton po tash jam ne javen e 27 apet ushtriva ne spital pata dhimje te fun barkut edhe njonen an te veshkave po bebi me thojn mir esht mir po zhvillohet po ju boj nje pytje amuj me qu deri ne fund shtatzanin
edhe aesht broblem per bebin naj sen si mar ifuzijon sektui me thojn jo nuk esht problem
ok pra faleminderit shpresoj se dote ndimoni
nese kini kuptu
diten emir kaloni mir te lutem same shpejt pergjigjen nese muni
-1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan