femra
0 0
0
 
Pse na dhemb veshi?!   nga ikubFEMRA 
Dhimbja e veshit mund të shkaktohet nga probleme të shumta, dhe disa nga ato mund të jenë të lidhura me shëndetin tuaj në përgjithësi, dhe me pjesët e tjera të trupit.
  13 Kor

Dhimbja e veshit mund të shkaktohet nga probleme të shumta, dhe disa nga ato mund të jenë të lidhura me shëndetin tuaj në përgjithësi, dhe me pjesët e tjera të trupit.

Dhimbja e veshit është gjithashtu e njohur si ‘otalgia’,dhe është një ankesë e zakonshme tek të rriturit, por më shumë tek fëmijët. Shkaqet e dhimbjes duhet të jenë të qarta, sepse shërimi nuk mund të bëhet pa e gjetur problemin e vërtetë. Ndër shkaqet kryesore të dhimbjes së veshit, përfshihen edhe infeksionet e veshit të mesëm, infeksionet e veshit të jashtëm, cistën e infektuar, Tinnitus-in ose të rrahurat në vesh, tensioni nga fluturimi ose zhytja, trauma dhe osteoarthritis-i. Shkaqe të tjera për dhimbjen e veshit mund të jenë objektet e panjohura të ndodhura në kanalet e veshit. Por disa shkaqe nuk janë të lidhura me kanalet e veshit, por mund të jenë probleme dentale, problemet e sinusit, çrregullimet e TMJ, nevralgjia e kafkës dhe osteoarthritisi në nofulla.

Duhet konsultuar mjekun

Ka lloje të ndryshme të dhimbjes së veshit, prandaj edhe trajtimet për këtë janë të ndryshme. Për shembull, për infeksionet bakteriale bëhet përdorimi i antibiotikëve të përshkruara në lidhje me dhimbjen. Për probleme të tjera serioze me veshin, hundën, dhe fytin duhet që patjetër të konsultohen mjekët ose ekspertët. Ka shume raste kur injeksionet ose kirurgjia janë të nevojshme për t’u çliruar nga dhimbja. Shumë shkaqe mund të jenë të vështira për t’u parandaluar, prandaj është e rëndësishme të merren masat parandaluese në ambiente të zhurmshme. Ju duhet të jeni të kujdesshmen në këso ambientesh siç janë koncertet, dhe është e rëndësishme të mbahen objektet larg nga kanalet e veshit, sidomos tamponët e pambukut. E vërteta që ju duhet ta dini për dhimbjen e veshit është se kjo nuk është ndonjë sëmundje, por më saktë është një simptomë. Në të vërtetë kjo dhimbje veshi mund të vijë si pasojë e shumë shkaqeve.

Identifikoni problemet, para tretmanit

Por e domosdoshme është që së pari të identifikohen këto probleme, në vend se të merren antibiotikë apo analgjezik për të evituar dhimbjen. Siç dihet veshi ndahet në tri regjione: në veshin e jashtëm, të mesëm, dhe të brendshëm. Këto tri pjesë punojnë së bashku për t’u kujdesur për balancin dhe dëgjimin e duhur. Për shembull veshi i jashtëm tërheq valët e zërit që janë të ndara në vibrime, dhe i kalon deri në veshin e brendshëm. Më pas veshi i brendshëm i shndërron vibrimet në impulsa të nervave, e që më pas udhëtojnë deri në tru. Veshi i brendshëm ka një kanal më të vogël që lidhet me hundën. Ky vendkalim i vogël është i njohur si kanali i Eustachian-it, funksioni i së cilit është të barazojë presionin në mes veshit të brendshëm dhe ambientit rrethues. Infeksionet bakteriale apo virale zhvillohen dhe rriten në kanalin e Eustachian-it, në veshin e brendshëm, e që më pas kalon në një dhimbje brenda në vesh./cdodite/

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
register
living
Ndarja në çift është një fenomen normal sot
(Por a mund të ruhet së paku miqësia me ishin?)



Ariel


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0
907130012





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan