Sallatë me avokado    nga ikubFEMRA 
Artikull me foto
  21 Kor
 
0
0

Përbërësit për sallatë:

* sallatë e gjelbër e çfarëdo lloji
* avokado
* misër
* bizele
* mish i bardhë pule
* majonezë

Dresing:

* lëngu i 2 limonëve
* 3-4 lugë vaj ulliri
* 1 lugë e mesme mustardë (senf)
* 5 lugë salcë domatesh
* kripë
* piper

Përgatitja:

Në pjatë ovale, vendoset sallata e prerë në pjesë të mëdha. Avokadoja pritet përgjysmë, largohet bërthama, qërohet, pritet në pjesë të gjata dhe spërkatet me lëng limoni që të mos nxihet. I hidhen dy-tri lugë majonezë, përzihet mirë dhe vendoset mbi sallatë. Bizelet zihen sipas nevojës, si dhe misri dhe vendosen mbi avokado. Mishi i bardhë pritet në bërxolla të holla, kriposet, i hidhet piper dhe fërgohet nga të dyja anët gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Pritet në pjesë të gjata dhe vendoset mbi sallatë.

Në enë të thellë tunden 3 lugë vaj ulliri, lëng limoni, pak kripë, piper, 1 lugëz sheqer, 1 lugë e mesme mustardë. Shtohet salca e domateve, përzihet mirë dhe hidhet mbi sallatë. Kjo sallatë e begatshme mund ta zëvendësojë një drekë të lehtë ose darkë./telegraf/







   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shtëpia dhe kopshti
Yasmine
Screen
Mes një shefi dhe një shefeje
(Cilën do të preferonit të kishit mbi kokë)

FILXHANI SOT

Një femër mund te humbe krenarinë për dashuri, ndërsa një ma...
RECETA E DITES

Sallatë me rukola dhe parmixhano
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Kur ndihesh më e pavlerë se një qen…


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
907210027











Reklame
tfz
Reklame
inTV