marketkonekt
0 0
0
 

Sallatë me avokado


Artikull me foto

21 Kor

Përbërësit për sallatë:

* sallatë e gjelbër e çfarëdo lloji
* avokado
* misër
* bizele
* mish i bardhë pule
* majonezë

Dresing:

* lëngu i 2 limonëve
* 3-4 lugë vaj ulliri
* 1 lugë e mesme mustardë (senf)
* 5 lugë salcë domatesh
* kripë
* piper

Përgatitja:

Në pjatë ovale, vendoset sallata e prerë në pjesë të mëdha. Avokadoja pritet përgjysmë, largohet bërthama, qërohet, pritet në pjesë të gjata dhe spërkatet me lëng limoni që të mos nxihet. I hidhen dy-tri lugë majonezë, përzihet mirë dhe vendoset mbi sallatë. Bizelet zihen sipas nevojës, si dhe misri dhe vendosen mbi avokado. Mishi i bardhë pritet në bërxolla të holla, kriposet, i hidhet piper dhe fërgohet nga të dyja anët gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Pritet në pjesë të gjata dhe vendoset mbi sallatë.

Në enë të thellë tunden 3 lugë vaj ulliri, lëng limoni, pak kripë, piper, 1 lugëz sheqer, 1 lugë e mesme mustardë. Shtohet salca e domateve, përzihet mirë dhe hidhet mbi sallatë. Kjo sallatë e begatshme mund ta zëvendësojë një drekë të lehtë ose darkë./telegraf/






em





ilma




Sondazh
Tek partneri që do të dëshironit të kishit
(Cilën nga cilësitë e mëposhtme do te rendisnit te paren)








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
 1.279 907210027





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan