marketkonekt
0 0
0
 

Infeksionet urinare, arsyet pse nuk duhen nënvlerësuar


Infeksionet e uretrës shpesh shkaktohen nga mikroorganizmat që transmetohen seksualisht

05 Nën

Në çdo 5 gra, 1 prej tyre në jetën e saj të paktën një herë ka kaluar një infeksion të rrugëve urinare. Megjithëse këto infeksione janë të lehta për t’u kuruar, nëse lihen pas dore mund të shkaktojnë probleme serioze me veshkat. Këto infeksione kanë dhimbje, bëjnë që personi të nxitojë për në banjë dhe kur vete mezi zbrazet dhe ka djegie të urinës. Herë pas here shfaqet edhe hemorragji në urinë (ngjyra bëhet si ujë mishi). Ndryshimi i ngjyrës së urinës, era e keqe e saj dhe prishja e kthjelltësisë së saj mund ta merakosin të sëmurin. Rrugët urinare ndahen në të poshtme dhe të sipërme. Në të poshtmet përfshihen uretra dhe fshikëza e urinës. Në të sipërmen përfshihen veshkat dhe ureterët. Rrugët e poshtme infektohen më shpesh.

Infeksionet e rrugëve të poshtme të urinës

Nëse ankesa juaj është thjesht djegie gjatë urinimit me shumë mundësi problemi juaj është me uretrën. Kjo gjendje quhet uretrit. Zakonisht shkaktohet nga mikroorganizmat që transmetohen nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, edhe kateteret (sonda e urinës), kremrat vaginalë, ndërhyrjet kirurgjikale të asaj zone dhe alergjia karshi lëndëve lubrifikuese mund të jenë shkaktarët e tjerë. Nëse infeksioni ngjitet më lart, atëherë përfshihet edhe fshikëza e urinës dhe kjo gjendje merr emrin cistit. Zakonisht cistiti dhe uretriti shfaqen bashkë. Këto infeksione mund të përsëriten.

Infeksionet e rrugëve të sipërme urinare

Nëse infeksionet e rrugëve të poshtme nuk kurohen ashtu si duhen, infeksioni mund të ngjitet deri tek rrugët e sipërme urinare. Nëse edhe veshkat infektohen, atëherë kjo gjendje e merr emrin pyelonefrit. Pyelonefriti është një sëmundje që duhet kuruar patjetër urgjentisht. Këtu ankesat janë më të shumta dhe ka dhimbje të pasme të zonës poshtë brinjëve. Veç nga cistiti këtu ka temperaturë, të vjella, ethe etj. Nëse nuk kurohet mund të kronizohet deri sa mund të përfundojë me insufiçencë të veshkave.

Përse më shumë tek gratë?

Tek femrat infeksionet e rrugëve urinare shfaqen rreth 25 herë më shumë se tek meshkujt. Edhe në vitet e para të menopauzës kjo përqindje rritet edhe më shumë. Shkaku kryesor është anatomia e ndryshme nga e meshkujve. Urina normalisht është sterile (nuk përmban mikroorganizma). Në rast infeksioni mikroorganizmat zakonisht vijnë nga jashtë trupit. Urina dhe presioni i saj gjatë zbrazjes janë edhe një pastrues mekanik i këtyre rrugëve. Por disa baktere si E.Coli e cila gjendet në zorrë pasi del me anë të feçes, gjatë pastrimit mund të kalojë nga anusi tek uretra (organ në formë tubi nga del urina). Meqë uretra e femrës është më e shkurtër, rruga që do të përshkojë bakteria deri në fshikëz, është më e shkurtër. Kjo sjell infeksione më të shpeshta. Gjithashtu, edhe higjiena luan rol të rëndësishëm. Pastrimi i veshmbathjeve po ashtu. Nëse pas tualetit, pastrimi bëhet nga pas para (nga anusi drejt vaginës) kjo rrit infeksionet.
Edhe traumat fizike gjatë marrëdhënieve rrisin infeksionet. Mos bërja synet tek meshkujt rrit infeksionet. Gjithashtu edhe disa ilaçe spermicide (që dëmtojnë qelizat e spermës për të ndaluar shtatzaninë) mund të vrasin e qelizat mbrojtëse të kësaj zone.
Gjatë shtazanisë në rrugët urinare ndodh një ngadalësi e lëvizjes së urinës (ndryshime hormonale). Kjo bën që të ngelet një pjesë urinë në fshikëz ku shumë mirë mund të kolonizohen mikroorganizmat. Infeksionet e këtyre rrugëve gjatë shtatzanisë mund të mos japin shenja, por mund të shkaktojnë lindje të parakohshme, kjo bën që kur një shtatzanë shkon për kontrollin e radhës, edhe sikur mos të ketë shqetësime duhet të bëjë një analizë urine.
Edhe në menopauzë boshatisja e fshikëzës dëmtohet. Me moshën edhe elasticiteti i muskujve dobësohet, duke bërë që fshikëza të mos zbrazet plotësisht. Edhe këtu urina e grumbulluar bëhet shkak për shumimin e mikoorganizmave. Gjithashtu, edhe diabeti me sheqerin e ngritur në urinë ndihmon në shtimin e mikroorganizmave.


80% e infeksioneve në rrugët e poshtme shërohen me antibiotik

Udhëzim se si të veprosh për të siguruar diagnostikim të saktë të urinës

Gurët në veshka janë një tjetër faktor për rritjen e këtyre infeksioneve si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Bllokimet e krijuara prej tyre dhe mikrotraumat bëhen shkak infeksioni. Pas lindjeve të shumta mund të ndodhë një gjendje e quajtur cistosel (lëshimi poshtë i fshikëzës së urinës), një tjetër faktor ky për infeksion. Edhe infeksionet vaginale të kaluara apo ndërhyrjet kirurgjikale të kësaj zone mund të shkaktojnë ngushtim të uretrës dhe më pas infeksion.

Diagnoza

Diagnostikimi është i lehtë. Shpeshherë, një analizë urine apo mbjellja e saj mjafton. Të parët e bakteries dhe e leukociteve është tipike. Për t’u ruajtur nga ndonjë përzierje e ndonjë mikroorganizme tjetër, këshillohet që para se të bëhet urina, të fshihet përreth uretrës me një garzë të pastër dhe pasi të jetë derdhur pak urina e parë pjesa tjetër të derdhet në enën përkatëse të dhënë nga mjeku. Mbjellja dhe antibiograma bëhen për të përcaktuar llojin e bakteries që shkaktoi infeksionin si dhe antibiotikun përkatës. Kështu parandalohet edhe përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve. Nëse infeksioni përsëritet shpesh, duhen bërë edhe disa analiza të tjera për të parë, nëse ka apo jo ndonjë anomali në rrugët urinare. Këto teste janë citometria (matja e rrymës së urinës), cistoskopia (vrojtimi me një sondë dhe kamer i fshikëzës së urinës) apo IVP (grafia e veshkave me anë të një ilaçi të dhënë nga damari ).

Mjekimi

Zakonisht, 80% e infeksioneve të rrugëve të poshtme të urinës shërohen me antibiotikë. Marrja e bollshme e ujit (kujdes tek të sëmurët me zemër), përdorimi i qetësuesve (analgjezikë) apo spazmotikëve dhe antibiotiku mjafton. Infeksionet e rrugëve të sipërme mund të duhet të kurohen duke u shtruar në spital me antibiotikë të dhënë prej damari (intravenoz). Nëse shkaktari është një anomali e cila përsërit infeksionet, mund të ketë nevojë edhe për operacion (p.sh në rastin e cistoselit). Kompresat me ujë të ngrohtë në pjesën rreth kofshëve, bëjnë që ndjenja e djegies gjatë urinimit të pakësohet.


Shenjat (simptomat)
-Vajtja shpesh në tualet dhe pakësimi i sasisë së urinës
-Djegie gjatë urinimit
-Dhimbje mes kofshëve
-Erë e keqe e urinës
-Urina e turbullt
-Urina ngjyrë ujë mishi
-Temperaturë
-Dhimbje të mesit
Këto shenja mund të mos gjenden të gjitha njëherësh


Testet e gjakut mund të tregojnë se çfarë e shkakton gurin në veshka
Guri në veshka është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40, trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve.
Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e paktë e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, aktivitet i kufizuar për disa javë, disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.
Disa njerëz mund të mos kenë simptoma, por jo gjithmonë të pakuptueshme si: dhimbje të mëdha në veshka apo në barkun poshtë dhe ndihen në ije. Dhimbja mund të zgjasë nga minuta në orë, e ndjekur nga periudha qetësie; të vjella, temperaturë, ethe dhe dobësi, urinë e turbullt apo me erë të keqe, bllokim i daljes së urinës. Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë./ballkan

 






em





ilma




Sondazh
Tek partneri që do të dëshironit të kishit
(Cilën nga cilësitë e mëposhtme do te rendisnit te paren)








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: honkyponky
Lexuar: ikub #:
 0
 5.328 911050009





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan