amg
0 0
0
 

Regjimi ushqimor eviton tumoret


Mijëra studime në botë kanë provuar se rreth 1/3 e tumoreve malinj mund të parandalohen, vetëm duke përmirësuar mënyrën e ushqyerjes

18 Nën

Rekomandimet e mjekëve këshillojnë se duhen ngrënë më shumë perime, fruta, agrume dhe drithëra, por jo produkte industriale. Perimet e papjekura mirë kanë funksione të ndryshme në mbrojtjen e proteinave dhe stili ushqimor i plotë është në gjendje të ndikojë në hormone dhe metabolizëm. Por një dietë e mirë ndihmon edhe në eliminimin e problemeve të tjera trupore. Ato janë pakësimi i insulinës në gjak, pakësimi i kalorive duke ngrënë më pak se e zakonshmja, pakësimi i ushqimeve që rrisin nivelin e gliceminës, i yndyrnave në gjak dhe proteinave të marra nga produktet prej mishit të kafshëve. Të gjitha këto përkujdesje ndikojnë të kesh një trup më se në formë dhe të shëndetshëm. Në këtë mënyrë luftohen edhe sëmundjet e shumta, si në rastin tonë edhe tumoret malinj. Nëse këto rekomandime bien ndesh me jetën e përditshme, atëherë ndërrimi i mënyrës së ushqyerjes duhet bërë ngadalë, në mënyrë që të arrihet edhe riorganizimi i jetës sonë të përditshme.

Buka e bardhë shton rrezikun për diabetin

Personat që pëlqejnë bukën e bardhë duhet të mësojnë se ky tip ushqimi, ashtu si të gjitha ato që kanë në përbërje të tyre amidonin, shton rrezikun për tu prekur nga diabeti i tipit 2, që është forma më e përhapur e sëmundjes, pasi ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Këtë hipotezë e ka hedhur Allison Hodge, i “Cancer Council” në Viktoria, të Australisë që këshillon të preferohen frutat, perimet dhe buka me përzierje gruri. Hodge ka analizuar efektin e glicerinës së këtij ushqimi. Për të studiuar efektin që ka treguesi glicemik në shfaqjen e diabetit të tipit 2, Hodge ka analizuar të dhënat e 36.787 personave për 4 vjet. Këta nuk vuanin nga diabeti dhe ishin me moshë 40- 69 vjeç. Rreth 400 persona janë prekur nga diabeti gjatë këtyre 4 vitevë vëzhgimi dhe ata që kishin ngrënë më shumë bukë të bardhë (gjysma e hanin të paktën 17 herë në javë), ose ushqime të tjera që kishin tregues glicemik të lartë, ishin më të rrezikuar për tu prekur nga diabeti i tipit 2, në disa raste me një propabilitet 30 për qind më tepër. “Ky lloj ushqimi, ka shpjeguar Hodge,-shkakton rritjen e peshës dhe një punë të madhe për pankreasin, gjë që mund të shkaktojë ezaurim të qelizave që u “është delaguar” prodhimi i insulinës, që të dyja shkaqe të rritjes së rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2”. Por jo gjithçka është kaq lineare. Studiuesit kanë vërejtur se ata që ndiqnin një dietë me vlera të larta karbohidratesh, sheqernash dhe magnezi, duket të ishin të mbrojtur nga diabeti i tipit 2. Veçse nuk është shumë e qartë se përse ndodh një gjë e tillë. Ka mundësi që niveli i lartë i karbohidrateve mund të sjellë një sasi të vogël yndyrnash, rrethanë që mund të kontrollojë prodhimin e insulinës.

Per Te Kuruar Anoreksine

Sipas statistikave, numrin më të madh të atyre që vuajnë nga anoreksia e zënë femrat, pasi për të mos shtuar peshë, u nënshtrohen dietave ushqimore përtej kufijve ekstremë. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje kalon në një gjendje akoma më të vështirë, në bulemi. Mjekësia popullore, për përmirësimin e situatës, vjen në ndihmë me përdorimin e çajrave bimore. Për të rifituar oreksin e humbur, përdoren çajrat bimore me shije të hidhur, të cilat përbëjnë grupin e medikamenteve të hidhura ose të hidhtinave. Ndër çajrat që rekomandohet është çaji i përgatitur me bimën e kinfushës. Rekomandohet që çaji të përdoret i shoqëruar me ushqime, në të kundërt nuk shtojnë sekretimin e stomakut. &Ccedilaji duhet të merret të paktën 15 deri në 30 minuta para marrjes së ushqimit.

Ccedilajrat

Në sajë të heterocideve të hidhura, bari i kinfushës ndihmon në shtimin e lëngut të stomakut, duke shkaktuar dhe hapje të oreksit. Këshillohet të pihet dy herë në ditë nga gjysmë gote me çajin e përftuar.
Një tjetër bimë, që përdoret për të luftuar anoreksinë është edhe bari i pelinit. Ashtu si kinfusha edhe kjo bimë ndihmon në shtimin e lëngut në stomak, për rrjedhim edhe të oreksit. Për përgatitjen e çajit, këshillohet një lugë me bimën e grimcuar, që hidhet në gjysmë gote me ujë të nxehtë. Lihet për 15 minuta në qetësi dhe më pas pihet disa herë në ditë, por gjithmonë gjysmë ore para buke. Duhet patur kujdes, pasi përdorimi në doza të larta i këtij çaji mund të shkaktojë Dëmtime në tru dhe dridhje të trurit. Ky çaj nuk duhet të pihet në asnjë mënyrë nga gratë shtatzëna. Edhe çaji i sanzës është mjaft i mirë për të rifituar oreksin e humbur. Pjesët që përdoren janë rrënjët e bimës. Këshillohet të pihen dy deri 3 filxhanë në ditë, para buke. Rezultate shumë të mira për rikthimin e oreksit ka dhënë edhe çaji i përgatitur me gjethet e arrës. &Ccedilaji të pihet dy herë gjatë ditës, para buke deri në përmirësimin e oreksit.

Përdorimi

Këto substanca duhet të përdoren të shoqëruara me ushqime, përndryshe nuk shtojnë sekretimin e stomakut. &Ccedilajrat bimorë nuk japin efektin e Dëshiruar, kur merren gjatë ushqimit ose mbas tij. Barnat e hidhura duhet të përdoren vetëm para ushqimit 15 deri 30 minuta para tij. Po ashtu çajrat nuk duhet të ëmbëlsohen, meqenëse efekti i tyre sigurohet pikërisht prej këtyre substancave të hidhura. Veprimi rritet pikërisht me rritjen e hidhësisë së tyre. Bimët mjekësore me shije të hidhur, krahas substancave të hidhura, përmbajnë edhe elemente të tjera, të Dëmshme për shëndetin. Prandaj gjatë përdorimit të tyre duhet pasur kujdes, për të mënjanuar efektet e Dëmshme që kanë disa prej tyre.

Ne parandalimin e kancerit

Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikojnë jetën e njeriut. Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundjeje, japin kurat e përgatitura me metoda popullore.

Alkoolin e bimës së brokulës

Një kurë, që ka dhënë rezultate në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, është përzierja me alkoolin e bimës së brokulës. Një litër alkool 60 gradë ose raki e fortë rrushi hidhet në 100 gramë kalendule. Kjo masë hidhet në një shishe, e cila mbyllet mirë dhe lihet në një vend të ngrohtë, por që të mos e zërë dielli. Pas 10 ditësh kjo masë kullohet. Merren 50 deri në 60 pika nga kjo përzierje dhe hidhen në 200 mililitra ujë. Ky lëng pihet nga pak gjatë gjithë ditës. Gjatë kohës që përdoret kjo kurë rekomandohet dhe ngrënia e tre karrotave çdo ditë. Gjithashtu, mund të përdoren rrënjët e bimës, të cilat pasi të thahen, duhet të bluhen dhe pluhuri i përftuar hidhet në një gotë me lëng frutash ose çaj. Kura me pluhurin e brokulës përdoret 3 herë në ditë.

Bima e Aloe Verës

Po për këtë qëllim përdoret edhe bima e Aloe Verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve.

Spinaqi

Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda. Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ullri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh.

Kokë-lakra

Edhe kokë-lakra është vërtetuar se ka dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqëndrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej. Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim.

Salca e domates

Edhe salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira në sëmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë mase. Të sëmurëve me kancer, mjeku u këshillon të pinë sa më tepër qumësht. Qumështi në përbërje të tij ka vitaminën D, armikun numër një ndaj kësaj sëmundjeje. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çdo ditë qumësht kanë më pak mundësi për tu prekur nga kanceri. Gjithashtu, të sëmurëve me kancer, mjeku ju këshillon konsumimin sa më të shpeshtë të frutave dhe perimeve në veçanti të frutave, që mbështillen me lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.

(marre nga gazeta ballkan)









ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: honkyponky
ikub #:
 0
911180026





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan