ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

Ripërtëritja e gjakut me hurma dhe karota


Çajin, kakaon dhe kafen duhet ti marrin tri orë përpara se të hanë, ndryshe vështirëson tretjen

23 Nën

Mungesa e hekurit është shkaku më i shpeshtë i anemisë, madje e rastet shfaqjes së saj janë më të shpeshta tek femrat dhe kjo për shkak të menstruacioneve (që natyrisht shoqërohen me humbje gjaku dhe me humbje hekuri). Në moshat e mëdha, anemia nga mungesa e hekurit ka mundësi të jetë pasojë e kancerit në gjak, ndërkohë që tek fëmijët mundet që mungesa e hekurit të jetë pasojë e sasisë të pamjaftueshme në dietë.

Shenjat

Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhë e lëmuar, thonj të deformuar dhe të thyeshëm (koilonychia). Në ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite të vogla dhe me pak hemoglobinë. Niveli i hekurit në serum është i ulët. Niveli i transferinës (njihet edhe si TIBC - angl: total iron binding capacity) është i rritur. Biopsia e palcës të kockave është analiza më e besueshme për sasinë e hekurit në organizëm. Mjekët këshillojnë që në këtë rast, kjo mungesë të trajtohet me sulfat hekuri, 325 mlg 3 herë në ditë. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave dhe niveli i hemoglobinës normalizohet brenda 2 muajsh. Anemia mund të jetë sideroblastike dhe në këtë rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet janë qeliza eritrocitike që kanë një unazë “prej hekuri” në citoplazmë. Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjes janë alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi) dhe defektet gjenetike. si çdo anemi tjetër shenjat më të dukshme janë lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore është niveli i hekurit në serum është i rritur. Niveli i transferinës (TIBC) mund të jetë normal ose i rritur. Niveli i ferritinës është i rritur. Në biopsinë e palcës të kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekëve specialistë, kjo sëmundje mund të trajtohet me piridoksinë (vitaminë B6).

Këshillat për mënyrën e ushqyerjes

Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet ti marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Për kurimin e kësaj sëmundjeje, në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër Anemisë. Gjithashtu karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr. është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga Anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Rrepa e kuqe, u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml. lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.

Anemia shfaqet 7 muajt e parë të jetës

Simptomat shfaqen pas muajit 6-7 të jetës (në 6 muajt e parë bebja ka akoma hemoglobinë fetale alfa2gama2). Tiparet e tjera klinike përfshijnë splenomegalinë, hemopoezën ekstramedulare. Lëng shalqiri dhe mjaltë për të luftuar sëmundjen, sipas mjekësisë moderne, një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve të vogla në ditë nga masa e përftuar me shalqi, karafil, mastikë dhe sheqer. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjes së anemisë ose pagjakësisë. Anemia vjen shpesh pas një gjakderdhjeje të madhe dhe të fuqishme, mirëpo çrregullime mund të vijnë edhe si pasojë e ushqimit të dobët dhe të keq. Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të shumëllojshme dhe të pasura me hekur, si mish, peshk, vezë, perime, fruta etj.


Shenjat e sëmundjes

1-Lodhje
2-Takikardi
3-Zbehje

Ushqimet

1-Anemikët duhet të konsumojnë fruta më vitaminë C
2-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile
4-Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq
5-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë
6-çajin, kakaon dhe kafen duhet ti marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
7-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml. lëng të rrepës së kuqe, para buke.
8-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja
9-Të sëmurët duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.

 




hygeia655x90




Dermatologji
Sekreti për duar rinore dhe të bukura
Mos neglizhoni me kujdesin ndaj duarve tuaja.
Pyet Dermatologun







Sondazh
Cfare mendimi keni per depilimin lazer?





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: honkyponky
Lexuar: ikub #:
 0
 2.076 911230051





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan