digitalb
0 0
0
 
Pankreasi i pamjekuar kthehet në cerozë   nga ikubFEMRA.com 
Dëmtimi i pankreasit shkakton edhe nëntë sëmundje të tjera në organizëm
  26 Nën

Për shkak të vendosjes së thellë, pankreasi nuk është lehtë i kapshëm nga vëzhgimet mjekësore dhe sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira. Sëmundja e pankreasit është mosfunksionimi jo i rregullt i këtij organi. Kur ky organ vazhdon të mos kryejë mirë punën e tij për një kohë të gjatë, atëherë sëmundja kthehet në kronike. Lënia pas dore e kurave parandaluese dhe e mjekimit të rekomanduar nga mjekët përkatës mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të tjera edhe më të rënda, siç janë sëmundja e sheqerit, ose e tumoreve të ndryshme, të cilat shfaqen si pasojë e mosprodhimit të insulinës nga ky organ. Insulina është një hormon që prodhohet nga gjëndra e pankreasit. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat indore. Në të njëjtën kohë, insulina njihet prej të gjithëve, si preparat medikamentoz që përdoret për mjekimin e sëmundjes së diabetit të sheqerit. Në këto raste duhet treguar kujdes i veçantë, pasi kjo neglizhencë nga ana e të sëmurit mund të shkaktojë dëme të mëdha, deri në infektim të gjakut. Me përparimin e sëmundjes mund të bëhet e domosdoshme kryerja e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit, një në tre të sëmurë të prekur nga sëmundja e pankreasit janë të detyruar tu nënshtrohen operacionit.


Shenjat më të shpeshta të sëmundjes së pankreasit janë dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, këputje të trupit, shoqëruar dhe me zverdhje. Të sëmurët ndiejnë një gjendje të fikëti. Shpesh çon edhe në shfaqjen e sëmundjes së sheqerit. Pankreasi preket nga mikrobet abscese. Infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut ose mikrobe që gjenden në duoden. Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme, si dhe nga gurët e formuar rishtazi në tëmth. Pankreasi është një gjëndër e gjendur në bark, e cila lëshon një lëng tretës (lëngun pankreasor) në zorrën dymbëdhjetëgishtore përmes një ose më shume tubëzave. Pankreasi prodhon edhe disa hormone të rëndësishme, si: insulinën, glukagonin, somatostatinën, sekretinën, pankreocyminën etj. Kjo gjëndër është një organ në formë pyke, me gjatësi rreth 14-20 cm, gjerësi 4 cm, shpesh 1,5 - 2cm dhe 65 - 80 gr i rëndë (te gratë peshon pak më lehtë) dhe ka ngjyrë të kuqërremtë ose të përhirtë kur është në fazën e veprimtarisë së dendur prodhuese. Ajo gjendet pas shtyllës kurrizore. Sëmundjet më të shpeshta janë: pankreatit i thjeshtë, nekrotik ose hemorragjik, tumoret, cistet, diabeti dhe gurët në veshka, tëmth etj.



Alkooli, shkatërrues



Përdorimi i alkoolit është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh, duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, dëmton shumë rëndë edhe pankreasin. Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që progreson në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar për ditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Kështu, është vërtetuar se sasia e rrezikshme e alkoolit është ajo prej 20-40 gr alkooli etilik, alkooli që përmban pije dehëse, ndërsa përdorimi 100-150 gr alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë. Nga ana tjetër është vërtetuar edhe shkencërisht se për shkak të fiziologjisë femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëzit që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndiejnë asgjë, papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cerotike ose kanë shqetësime të lehta që nuk ia vënë veshin deri në momentin që vdesin. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. është vërtetuar se konsumimi i 20-50 ml alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime, ndërsa pirja e 100 ml alkool etilik ose mbi dy dopio raki (200 ml) apo 2 litra birrë për një periudhë 6-12 vjet, jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit. Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankretit akut, që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë.



Mbipesha



është provuar se obeziteti është përgjegjës në 57 për qind të rasteve, te personat që kanë probleme me pankreasin. Veçanërisht nxitëse është dhjami që akumulohet në nivelin e abdomenit. Mekanizmi që çon te sëmundja lidhet me fenomenin e quajtur rezistenca ndaj insulinës, në kushte normale insulina transporton glukozën brenda qelizave ku përdoret për të prodhuar energji. Me rritjen e peshës qelizat fillojnë ti rezistojnë këtij veprimi dhe glukoza nuk arrin të futet në gjak. Sheqeri që mbetet në qarkullim stimulon pankreasin të prodhojë më shumë insulinë për të përballuar përkeqësimin e metabolizmit, deri në ezaurimin e qelizave pankreatike dhe shkakton diabetin e tipit 2. Ulja në peshë mund të çojë me shpejtësi në një sprapsje të sëmundjes dhe kështu shmang përdorimin e ilaçeve.




Kurat e këshillueshme për qetësimin e pankreasit



Dafina



Të sëmurët që vuajnë nga dhimbjet e pankreasit janë të konsiderueshëm. Mosfunksionimi i këtij organi sjell shqetësime të shumta, siç janë dhimbjet e forta të barkut, që shpesh bëhen të padurueshme. Megjithatë, për qetësimin këtyre dhimbjeve dhe për funksionimin sa më mirë të këtij organi mjekët popullorë kanë zbuluar bimët që përdoren në formën e çajeve. Dafina është një ndër bimët e shumta që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi. Pjesët që përdoren për kurë janë gjethet, të cilat pasi grimcohen, mund të përzihen me lëvoret e portokallit, edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas.



Kinfusha



Një tjetër mënyrë për funksionimin sa më të mirë të pankreasit është edhe bima e kinfushës. Nga kjo bimë merret një lugë e grimcuar dhe shtohet 1 gotë ujë. Lihet për 5 minuta në zierje. Kjo masë pihet në dy vakte, por gjithmonë 2 orë përpara buke. Një kujdes i veçantë duhet treguar te fëmijët, të cilëve nuk duhet tu jepet në doza të mëdha si tek të rriturit. Kjo kurë shërben për shtimin e lëngut të stomakut dhe përmirëson tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson dhe sekrecionet e tëmthit në pankreas.



Samza



Edhe çaji i samzës është një mënyrë mjaft e mirë për shërimin e sëmundjes së pankreasit. Samza e grimcuar hidhet në një litër ujë dhe zihet për 20 minuta. Nga ky çaj pihen 3 filxhanë në ditë para buke. çaji shërben për gjallërimin e organizmit në lëngun e stomakut dhe të pankreasit. Pirja e këtij çaji nuk rekomandohet te nënat me fëmijë në gji, pasi hidhëron qumështin, duke dëmtuar kështu shëndetin e fëmijës.



çikorja



Edhe bima e çikores përdoret për këtë sëmundje. Gjethet ose rrënjët e grimcuara të kësaj bime zihen në një enë me ujë. çaji i përftuar kullohet dhe pihet 2 deri në 3 doza të tilla në ditë. Ky mjekim e gjallëron organizmin, përmirëson tretjen dhe urinimin si dhe zbrazjen e fshikëzës së tëmthit të pankreasit dhe jashtëqitjen pa acaruar aparatin tretës.

salus
Na ndiqni
Të rejat e fundit vijne në inbox tuaj
ipazar
living
Jeta sot është bërë shumë dinamike. Për të qenë në trendin e kohës
(Cilën do të shihni me më shumë përparësi)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: honkyponky
ikub #:
 0
911260450





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as