femra
0 0
0
 
Mentja qetëson nervat, bliri shëron gripin   nga ikubFEMRA.com 
Aloe Vera. eliksir i jetëgjatësisë, kurse çaji jeshil ul rreziqet kardiologjike
  09 Dhj

Të gjithë e dimë, se çajrat janë pije të shëndetshme, që më së shpeshti i pimë kur jemi të ftohur, apo kemi grip. Por, çajrat kanë edhe një aftësi të madhe parandaluese, kështu që nuk do të ishte keq që ti konsumojmë rregullisht. Vetitë mjekuese të llojeve të ndryshme të tyre janë të njohura që nga kohët e lashta.
Dikur, sëmundjet mjekoheshin kryesisht me çaj dhe preparate të tjera bimore. Sot, kur ekzistojnë barnat, çajrat kanë marrë rol ndihmës në shërimin e sëmundjeve. Problemet e përditshme shëndetësore mund ti zbutni me zgjedhjen adekuate të llojit të çajit. Më së miri është që çaji të pihet pa asnjë shtesë, por nëse nuk ju pihet i tillë, atëherë mund ti shtoni limon dhe mjaltë, por vetëm kur çaji të jetë ftohur. Mjalti dhe limoni humbin vetitë e tyre të dobishme, kur të qiten në çaj tepër të nxehtë.
Shtrohet pyetja se cili çaj është më i dobishëm. Ja disa këshilla.
Mentja
Përpos që ka shije dhe aromë të mirë, çaji i mentes ka edhe shumë veti mjekuese. Ai është shumë efikas në mjekimin e ftohjes, ndihmon edhe tek problemet me tretjen, meqë qetëson lukthin dhe zorrët. Mentja ndikon mirë edhe në sistemin nervor, prandaj u preferohet personave nervozë dhe me ankth. Ndihmon edhe në rastet e kokëdhembjes dhe të përzierave.
çaji jeshil
çaji jeshil (i gjelbër) ka prejardhjen nga Kina dhe ka veti të mëdha antioksiduese. Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, karcinoma dhe shumë sëmundje të tjera kronike. çaji jeshil lehtëson tretjen, por ka ndikim të dobishëm edhe në lëkurë. Nga shumë njerëz konsiderohet si çaji më i shëndetshëm i cili mund të parandalojë shumë sëmundje. Meqë përmban edhe kafeinë, përdoret edhe si stimulues.
Aloe vera
Qysh në Egjiptin e lashtë, aloe vera është përdorë si ilaç, por konsiderohej edhe eliksir i jetëgjatësisë. Indianët me aloe kanë shëruar plagët, kokëdhembjen dhe artritin. Aloe vera ka shumë veti mjekuese, e ndihmon veçanërisht te artriti, psoriaza dhe ekzema. çaji nga aloe vera preferohet për forcimin e imunitetit, si dhe ka veti antiinflamatore.
Hithra
çaji i hithrës që nga lashtësia përdoret për mjekimin e inflamacionit të rrugëve urinare dhe te sëmundjet e veshkave. Hithi ka sasi të mëdha të kaliumit i cili është diuretik natyror, por edhe hekur, i cili ndihmon në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut. çaji i hithit pastron gjakun dhe nxitë përtëritjen e qelizave. Preferohet edhe si ilaç për lëkurën problematike.
Kamomili
çaji i kamomilit te ne përdoret shumë shpesh, meqenëse relakson, është i mirë për tretje, zbutë dhembjen, zvogëlon urtikarien, e ndihmon edhe për ngërçet. Për shkak të vetive të tij, çaji i kamomilit përmirëson pamjen e lëkurës dhe flokët i bën më të forta dhe më të shëndetshme. Femrat shpesh përdorin çajin e kamomilit për zbutjen e problemeve menstruale.
Bliri
çaji i blirit po ashtu përdoret në vendin tonë. Dihet se ky lloj çaji ofron ndihmë të madhe te ftohja, gripi dhe fyti i irrituar. Përdoret edhe si ilaç natyror kundër pagjumësisë, e është edhe i mirë për relaksim, meqë qetëson nervat. Për këtë shkak, ai u preferohet njerëzve që janë të ngarkuar psiqikisht. Por, duhet pasur kujdes, se sasitë e mëdha të çajit të blirit mund të shkaktojnë probleme me zemër.

(marr nga gazeta ballkan )

salus
Na ndiqni
register
living
Ndarja në çift është një fenomen normal sot
(Por a mund të ruhet së paku miqësia me ishin?)



Ariel


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: honkyponky
ikub #:
 0
912090012





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan