Dielli gjatë shtatzënisë, si të nxiheni të sigurta
 
Shperndaje
ikub#: 1606140043
Mund te merrni diell kur jeni shtatzënë? Nëse po, si? Ja disa këshilla qe duhet te keni parasysh nëse dëshironi te nxiheni por me siguri.

Mund te merrni diell kur jeni shtatzënë? Nëse po, si? Ja disa këshilla qe duhet te keni parasysh nëse dëshironi te nxiheni por me siguri.Nëse jeni shtatzënë dhe do te niseni me pushime duhet te tregoheni te kujdesshme gjate ekspozimit tuaj ne diell. Mbase keni shume pyetje ne koke. Është e mundur te nxiheni kur jeni shtatzënë? Dielli ne bark i bën dem fëmijës? Si mund te mbroheni ne mënyrë qe te mos keni probleme? Këto janë vetëm disa nga pyetjet.

 

1. A është e mundur te nxiheni kur jeni shtatzënë?

Ne këtë moment te veçante ne jetën e çdo femre, lëkura behet veçanërisht e ndjeshme. Ndryshimet hormonale sjellin një shtim te prodhimit te melaninës qe është përgjegjëse për shfaqjen e pigmentit me te erret ne lëkurë. Po ju mund te merrni rreze dielli ndërsa jeni shtatzënë por duke ndjekur disa këshilla si përdorimi i kremrave mbrojtës, mos ekspozimi ne orët me te nxehta ter ditës etj.

2. Dielli ne 3 mujorin e pare

mbi te gjitha ne tremujorin e pare është e rëndësishme te ekspozoheni ne diell me shume kujdes për te evituar dehidratimin dhe lodhjen te cilat mund te komprometojnë zhvillimin e foshnjës. Dielli ne shtatzëni nuk i bën keq foshnjës por rregulli i pare qe duhet te keni parasysh është te evitoni orët e nxehta gjithashtu duhet te hidratoheni shume duke pire ujë dhe duke zgjedhur ushqime te pasura me vitamina dhe minerale. Është e rëndësishme te hidratoni ne çdo moment lëkurën duke aplikuar një krem mbrojtes me faktor 50 SPF te paktën 30 minuta përpara se te ekspozoheni ne diell.

3. Dielli ne bark i bën keq fëmijës?

Një nder frikët me te mëdha te femrave shtatzënë është ajo se duke marre rreze dielli mund te dëmtojnë foshnjën ne bark. Lëngu amniotik shërben edhe për te mbajtur konstante temperaturën e brendshme ku rritet fetusi. Te merrni diell ne shtatzëni nuk modifikon temperaturën e lëngun amniotik apo ne brendësi te organizmit, por është mire te evitoni diellin drejt e ne bark.

4. Dielli ne shtatzëni ne tremujorin e dyte

Nëse jeni ne tremujorin e dyte dhe do te shkoni me pushime është momenti me i qete kur mund te merrni diell sigurisht qe me moderim.

5. Dielli ne shtatzëni ne tremujorin e trete

Tremujori i trete është edhe me i qete për sa i përket ekspozimit ne diell. Por kërkon disa kujdesie te tjera. Sistemi i qarkullimit ne këmbë mund te filloje tu jap probleme, këmbë te fryra ose te renduara te cilat mund ti qetësoni duke bere shëtitje buze detit. Barku është me i sigurt kështu qe mund te laheni me shume por gjithmonë duke mbajtur nen vëmendje këshillat e mësipërme.

Shfleto artikuj te tjere per: DIELLI SHTATEZENIA SIGURIA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved