Hidratimi i organizmit gjatë 9 muajve të shtatzënisë
 
Shperndaje
ikub#: 1606300132
Hidratimi i duhur kthehet në një domosdoshmëri të vërtetë për nënën.

Hidratimi i duhur kthehet në një domosdoshmëri të vërtetë për nënën. Normalisht, nga muaji i tretë e në vazhdim, ajo merr thuajse 1 deri në 1.5 litra ujë në ditë dhe nëse ka nevojë të pijë më shpesh, duhet të lë hapësirë për të gjitha ushqimet e freskëta, të cilat përveçse ujë ofrojnë kripëra minerale në sasi të mëdha. Perimet verore janë alternativa e parë e vlefshme karshi ujit mineral. Mjaftojnë dy kastravecë (rreth 200 g) për të përftuar ekuivalentin e një gote e gjysmë ujë.

Ata janë aq të njomë, sa përqindja e ujit arrin madje deri në 94%. Edhe gjithë gama e plotë e sallatave, duke filluar që nga rukola deri te marulet, meriton vëmendje të veçantë, ashtu si dhe kopra e selinoja, burime të shkëlqyera të ujit, kripërave dhe fibrave; jeshillëqet janë të dobishme për një funksionim të mirë të zorrëve, që shpesh tregohen kapriçoze në këtë periudhë.

Domatja, përveçse hidraton organizmin - 1/2 kg ka 470 gr ujë – ofron gjithashtu sasi optimale të vitaminave A, C dhe likopen, një antioksidant që mbron trupin nga rrezet ultraviolet.

Sa për frutat, një fetë shalqi përmban sasinë e dy gotave uji të freskët. Pjepri është thuajse në të njëjtin nivel... për të përftuar sasinë e dy gotave të mëdha uji nga konsumi i pjeprit, duhet të hani vetëm tre feta normale. Kështu do të arrini sasinë e plotë të vitaminave A dhe C.

Kujdes nga FRYRJA!
Vapa favorizon mbajtjen e tepërt të ujit, sidomos te gratë shtatzëna, çka sjell vështirësi në qarkullimin e gjakut. Sistemi i venave dhe ai limfatik shpesh nuk punojnë mire gjatë shtatzënisë, favorizuar nga të nxehtët. Kur venat humbasin tonifikimin, një pjesë e gjakut ngec brenda tyre, duke shkaktuar rrjedhje të lëngut nga vetë venat; sidomos në gjymtyrët e poshtme, këmbët, të cilat kanë kështu tendencën të fryhen.
Ushqimet e përshtatshme ndihmojnë në këtë rast. Duhen minimizuar të kripurat, mishi, djathërat, si dhe duhen përfshirë në dietë frutat e pyllit dhe kumbullat e kuqe, të cilat për shkak të përmbajtjes së veçantë në antioksidantë, përmirësojnë elasticitetin dhe tonifikimin e enëve të gjakut.




Shfleto artikuj te tjere per: HIDRATIM ORGANIZMI SHTATEZENIA

Marre nga living.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved