Krem kafe me toptha pjepri
 
Shperndaje
ikub#: 1607080093
Ëmbëlsirë me shije të veçantë...

Përbërësit:

250 gr qumësht

150 gr pana e freskët

80 gr sheqer

10 gr neskafe

8 gr fletë xhelatine

gjysmë pjepri

një shkop vaniljeje

liker (preferohet me shije yll anise)

disa kokrra kafeje

 

Përgatitja:

Për këtë recetë, fillimisht vendosni fletët e xhelatinës në ujë të ftohtë.  Tasat ose filxhanët që do të përdorni për servirjen e ëmbëlsirës vendosini në ngrirje.

 

Në një tenxhere hidhni qumështin, neskafenë, sheqerin, dhe gjysmën e shkopit të hapur të vaniljes. Vëreni tenxheren në zjarr, por pa e lënë të ziejë (deri 80 gradë Celsius).

Hiqeni nga soba dhe bashkojini xhelatinën e zbutur. Përziejeni derisa ajo të jetë shpërbërë plotësisht, më pas kullojeni dhe lëreni të vaket.

 

Rrihni 100 gram pana. Nga gjysma e pjeprit merrni disa topa duke përdorur një lugë të rrumbullakët ose lugë akulloreje të vogël, derisa të merrni 200 gram tul. Shpërndani disa topa pjepri nëpër tasat e servirjes dhe pastaj vërini përsëri në frigorifer. Lini mënjanë disa të tjera për dekorimin.

 

Vendoseni përzierjen e qumështit tashmë të vakët në një tenxhere tjetër me akull brenda  që të ftohet më shpejt dhe aromatizojeni me një gotë likeri anise ose uzo. Shtojini panën e rrahur me delikatesë. Shpërndani përbërjen nëpër tasat e servirjes dhe lëreni në frigorifer për të paktën 3 orë. Kompletojeni me pjesën tjetër të panës së rrahur, topat e pjeprit të mbajtura mënjanë dhe dekorojini me një kokërr kafe. Shërbejini menjëherë.

[I ngjashëm: Semifredo me jogurt ]
[I ngjashëm: Brioshë me kanellë ]
Shfleto artikuj te tjere per: EMBELSIRE KAFE PJEPER SHIJE

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved