Simptomat më të zakonshme të shtatzënisë
 
Shperndaje
ikub#: 1607120086
Fillimi i shtatzënisë është një periudhe shume delikate . ka shume femra te cilat ngatërrojnë simptomat e shtatzënisë me ato te ciklit.

Fillimi i shtatzënisë është një periudhe shume delikate . ka shume femra te cilat ngatërrojnë simptomat e shtatzënisë me ato te ciklit. Çfarë te bëni për te kuptuar nëse jeni shtatzënë ? Nëse jeni duke planifikuar një fëmijë prej kohesh atëherë do te arrini te kuptoni ndryshimet ne trupin tuaj. Gjeja me e rëndësishme është te dini nëse jeni apo jo shtatzënë me siguri.

Cilat janë simptomat e fillimit të shtatzënisë

Lodhje, fryrje abdominale, dhimbje barku dhe shpine, shtim peshe, dhimbje koke, dhimbje gjoksi, dhimbje artikulacionesh (kyçesh), diarre apo konstipacion, irritim, melankoli, depresion këto mund te jene disa nga simptomat me klasike te ardhjes se menstruacioneve por edhe te një shtatzënie. Por disa femra nuk kane asnjë simptomë te një shtatzënie as përzierjet dhe pikërisht për këtë e vetmja mënyrë e sigurt është te bëni një test shtatzënie.

Ne fakt nuk është kështu për te gjitha femrat sepse simptomat e shtatzënisë ndryshojnë ne baze te organizmit te femrave dhe nuk janë gjithmonë te njëjta. Kush është shtatzënë ne pjesën me te madhe te rasteve ndjen tension ne gjoks, lodhje dhe ndjeshmëri ndaj aromave por këto simptoma mund te vërehen edhe me ardhjen e ciklit. Dhimbja e kokës, marremendsh, gjinj te fryre dhe te dhimbshëm, shtimi i ndjeshmërisë ndaj aromave etj mund te jene shenja te një shtatzënie. Por mos harroni ajo qe ju bën me te sigurta për shtatzëninë është mungesa e menstruacioneve qe ne rast dyshimi duhet te këshilloheni me mjekun tuaj gjinekolog.

Shfleto artikuj te tjere per: SHTATEZENIA SIMPTOMAT ZAKONE

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved