Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 gjërat që nuk duhet të thoni gjatë një interviste pune
 
Shperndaje
ikub#: 1610280016
Si p.sh. "Sa ditë pushimi më takojnë?"
Intervistat e punës krijojnë nervozizëm tek të gjithë personat. Trafiku, nervozizmi, kopjet e CV dhe shumë gjëra të tjera u kalojnë në mendje personave që presin të japin një intervistë pune.
 
Ja disa këshilla për një intervistë pune të suksesshme dhe 5 gjërat që nuk duhet ti thoni asnjëherë intervistuesit tuaj.
 
1-Më fal jam me vonesë.
 
Nuk duhet të jeni asnjëherë me vonesë në intervistën tuaj. Më mirë qëndroni 30 minuta më herët duke pritur orarin tuaj se të shkoni me vonesë. Kur shkoni herët i jepni edhe vetes kohë për tu qetësuar dhe menduar saktë ato që do të thoni.
 
Të shkosh me vonesë përpara se ju të keni filluar punë është një sinjal i keq në intervistën e punës.
 
2-Cila është praktika e pushimeve tuaja?
 
Kjo pyetje nuk duhet bërë pa u konfirmuar që ju do të zgjidheni për vendin e  punës. Me anë të kësaj pyetje ju jeni duke i kërkuar punëdhënësve që a mund të kërkoj pushim pa filluar ende punë.
 
Punëdhënësit janë në kërkim të kandidatëve të etur për punë dhe çdo gjë që ka të bëjë me pushimin dhe kohën e lirë është sinjal negativ.
 
3-Sa mundësi ekzistojnë që të rritem në detyrë?
 
Kjo është një pyetje që më mirë ta shmangni në intervistën e parë. Nëse ju jeni duke u punësuar si asistent, nuk mund të nxitoni duke pyetur se a mund të bëhem menaxher apo CEO. Fillimisht siguroni vendin e  punës dhe më pas pasi keni shprehur arritjet tuaja në atë postë mund të diskutoni për rritje përgjegjësish.
 
4-Nuk kam shkuar mirë me shefin e mëparshëm.
 
Nëse kjo është e vërtet atëherë bëni mirë ta mbani atë për vete. Punëdhënësit janë të interesuar për të punësuar persona që arrijnë të shkojnë  mirë më të gjithë kolegët dhe dinë të komunikojnë.
 
5-Çfarë duhet të bëjë unë këtu?
 
Përpara se të shkoni për një intervistë punë kërkoni dhe informohuni se për çfarë ka të bëjë posti që doni të merrni dhe se me çfarë merret kompania.
 
Nuk mund të paraqiteni në intervistë dhe të mos e dini se për çfarë keni aplikuar dhe përgjegjësitë kryesore. Gjatë intervistës do t’ju informojë vetë punëdhënësi për më shumë rreth postit të punës.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: INTERVISTE KESHILLA NDALIMI PUNE PYETJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved