Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Kësaj here i vuri kapakun…
 
Shperndaje
ikub#: 1611120046
Si mundej ajo ta pyeste vajzën ashtu?

Përshëndetje. Jam nëna e dy vajzave. Kur vajza e madhe përfundoi studimet, u fejua me një djalë. Me familjen e tij kishim njohje. Ata e pëlqyen vajzën tonë dhe na e thanë këtë. Nëse të rinjtë do të pëlqeheshin, mund të vendosnim për më tej. Ndodhi që ime bijë u pëlqye me atë djalë dhe kanë gati një vit të fejuar. Një ditë vajza kishte qenë në shtëpinë e të fejuarit vetëm me vjehrrën.

 

Ajo e kishte pyetur nëse ishte e virgjër. Kjo pyetje i kishte rënë si tullë mbi kokë vajzës sepse nuk ishte ajo njeriu i duhur që duhet ta pyeste. Vajza i kishte thënë se ç’ishte ajo pyetje, por ajo ishte përgjigjur se djali i saj ishte pa eksperiencë, ishte një djalë i mbarë dhe kjo mund t’ja hidhte duke u shtirur si e virgjër. Vajza i ishte përgjigjur se nëse nuk kishin një djalë të aftë për partneren e tij të mos e fejonin fare më mirë dhe se ajo ishte punë vetëm e atyre dhe e askujt tjetër.

 

Vajza erdhi me lot në sy në shtëpi dhe më tha se kurrë nuk ishte ndier aq e ofenduar. Unë u shqetësova shumë dhe u mërzita në të njëtën kohë. Në fillim mendova ta merrja në telefon vjehrrën e saj, e saj dhe të bisedonim për këtë po pastaj mendova që është më mirë që të mos marirm pjesë në çështje të tilla. Dhëndri është një djalë që ja dëgjon shumë fjalën familjes dhe e respektoj për këtë, por ndonjëherë e tepron. Ata ndërhyjnë shumë jo vetëm në jetën e tij, por edhe jetën e tyre në çift pa marrë parasysh se djali i tyre tani është i fejuar dhe vendimet i merr me të fejuarën. Dhe shpesh vazja mërzitet.  Megjithatë kjo ua vuri kapakun të gjithave. Si mundej ajo ta pyeste vajzën ashtu? Jo se jam nëna e saj, por edhe nëse do të ishte e fejuara e tim biri, nuk do të më shkonte në mendje një gjë e tillë. Sot në çift vlerësohet sinqeriteti,  respekti ndaj tjetrit, përkushtimi i ndërsjelltë. Sot virgjërinë e ble me lekë në një klinikë, por a bëhesh dot ajo gruaja e mirë, e dashur, e respektueshme për partnerin dhe familjen e tij nëse nuk je edukuar të jesh e tillë…



Ventouris
ventouris


Postuar: 12 Nën
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: PYETJA VAJZA VIRGJERESHA VJEHRRA

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Digitalb

Digicom

Më të lexuarat


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved