Si të mbani pastër dhomën e gjumit
 
Shperndaje
ikub#: 1611180112
Në këtë mënyrë do të bëni një gjumë të qetë.
Pastrojeni dhe rregullojeni rrëmujën në dhomë në mënyrë që të krijoni një hapësirë relaksuese, të qetë dhe të ngrohtë. Ndiqni këto 10 hapa të thjeshtë.
 
1-Mbani në dhomë vetëm gjërat e nevojshme dhe ato që ju duhen. Mos e mbingarkoni dhomën me gjëra të kota që thjeshtë do të lodhin sytë, do të zënë hapësirat dhe do të krijojnë rrëmujë.
 
2-Largojini mobiliet që nuk ju duhen. Karriget apo stolat e vegjël thjeshtë do të krijojnë rrëmujë. Shpesh ato as që do të duken në dekorin e dhomës pasi do të mbulohen nga rrobat e hedhura rrëmujshëm.
 
3-Mbajini komodinat anash krevatit të pastra dhe të rregullta. Në të mund të mbani vetën librin që lexoni përpara se të flini apo të vendosni telefonin.
 
4-Mos mbani koleksione të kota të revistave të vjetra. Mos e shtoni më shumë pirgun e revistave në komodinën apo dyshemenë tuaj, por hidhini ato që nuk u duhen ose vendosini në bibliotekën tuaj.
 
5-Vendosni varëse në pjesën mbrapa derës. Kjo do të shërbejë për varjen e rrobave, çartës apo gjërave të përditshme që nuk keni dëshirë të duken.
 
6-Mbajini në rregull produktet e makeup-it. Në një kosh mbani të gjitha produktet e flokëve, tualetet ose furçat. Në këtë mënyrë nuk do të krijoni rrëmujë dhe se do ti vendosni sërish në vendin e  tyre pas përdorimit.  
 
7-Përdorni hapësirën poshtë krevatit. Përdorni kuti të mëdha plastike dhe mbushini ato me veshje, çanta, këpucë apo aksesorë të ndryshëm. Kjo është një mënyrë e mirë nëse për momentin doni të largoni rrobat e dimrit apo verës dhe të mos krijoni rrëmujë në dhomë.
 
8-Aksesorët e vegjël vendosini të gjitha në një vend. Përdorni një pjatancë, kosh apo kuti për ti mbledhur në të njëjtin vend të gjitha unazat apo vathët. Në këtë mënyrë ato nuk do të humbasin dhe nuk do të shpërndahen nëpër tavolinë duke krijuar rrëmujë.
 
9-Mbani dollapin të rregullt. Mos e mbingarkoni gardërobën me veshje që nuk ju bëjnë më apo që nuk i vishni. Pastrojeni dollapin çdo sezon dhe në këtë mënyrë do të largoni gjërat e panevojshme dhe do të keni më rregull dhe sirtarë më të sistemuar.
loading...

Loading...



Shfleto artikuj te tjere per: DHOMA E GJUMIT MIREMBJATJA PASTERTIA SHTEPIA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved