Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Ndoshta bëra gabim që i fola ashtu?
 
Shperndaje
ikub#: 1611190077
Megjithatë mua më erdhi keq sepse nuk doja të hynte në borxhe bankave.

Përshëndetje. Para disa ditësh jam konfliktuar me një miken time. Ne jemi prej vitesh kolege në punë dhe kemi kaluar mirë. Kemi krijuar edhe shumë konfidenca me njëra –tjetrën. Duke qenë se unë jam më mirë nga gjendja ekonomike dhe ajo nuk është dhe aq mirë pasi ka dhe djalin student në Tiranë, dhe shpesh më kërkon lekë borxh. Kur i duhen lekë, vjen e më ankohet duke më thënë se është shumë keq, se nuk ka pasur lekë as për bukë, se vjen në punë me këmbë se s’ka lekë për urban. Kurse kur jemi në kolektivin e zyrës, i pëlqen të duket si grua e dalë dhe e kamur. Tregon për blerjet që bën, veshjet, kozmetikën, mobiljet e shtëpisë. Ndërkohë që mua më ka rreth 60 mijë lekë të reja borxhe. Madje edhe shoqet e zyrës më thanë një herë, “po kjo është në terezi, edhe me borxhe edhe shet mend.” Edhe mua shpesh më bën përshtypje sjellja e saj dhe veprimet që bën. Nxjerr foto në facebook nga lokalet, blen lloj lloj budalliqet dhe kur vjen fjala për të shlyer borxhet, bën si shpirt i keq.

 

Konflikti që pata para disa ditësh erdhi kur na tha në zyrë se kishte blerë një televizor hd me këste. Të gjitha i thanë “ta gëzoni” ndërsa unë nuk e ngrita kokën fare nga tavolina dhe ajo e kishte vënë re mërzitjen time. Në një moment që ishim vetëm më tha që pse si thashë dhe unë e gëzofsh. Aty i thashë të gjitha ato që mendoja, që për të blerë lloj-lloj gjërash jo të domosdoshme i gjente lekët, kurse tek unë ka një vit që zë borxhi borxhin dhe shumë të tjera si këto. Do ta kuptoja shumë mirë po t’u blinte fëmijëve diçka që u duhet, por të shpenzosh për gjëra që nuk kanë rëndësi jetike, ndërkohë që ke borxhe për të larë, më duket mungesë korrektese dhe respekti. Ajo m’u përgjigj se më konsideronte mikeshë të ngushtë dhe duke e ditur që nuk më duheshin me urgjencë, e kishte menduar të m’i jepte pak më vonë. Të nesërmen kishte marrë kredi në bankë dhe erdhi m’i shleu. E bëri nga krenaria. Megjithatë mua më erdhi keq sepse nuk doja të hynte në borxhe bankave. Tani jam penduar. Ndoshta bëra gabim që i fola ashtu?



Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BORXHET GABIM KOLEGE

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
FAF
facile

Digicom

Më të lexuarat


Cineplexx
Teoren


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved