Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
4 mënyra për të bërë një panine më të shëndetshme
 
Shperndaje
ikub#: 1611250037
Ja disa këshilla te vlefshme për te kaluar pushimin e drekës ne zyre shëndetshëm dhe light.

Thoni panine dhe mendoni për sandwich te mbushur me salca te ndryshme te cilat qëndrojnë ne stomak duke ju shqetësuar për te gjithë ditën. Por edhe paninia mund te kthehet ne një vakt te ekuilibruar dhe te shëndetshëm. Ja disa këshilla te vlefshme për te kaluar pushimin e drekës ne zyre shëndetshëm dhe light.

Kur porositim një panine me mire nëse e kërkoni te mbushur me salce me baze kosi apo djathi ne vend te salcave te ndryshme. Mund te kërkoni te aromatizohet me erëza te ndryshme se sa me mustarde apo ketchup etj te cilat shpesh nuk keni informacion për datën e skadences apo për prejardhjen e tyre te cilat janë shpesh me prejardhje industriale. Ja 4 mënyra efikase për te kthyer një panine ne një vakt te shëndetshëm dhe te shijshëm.

1. Nëse jeni ne diete

Paninia me e mire  për ju është ajo e bere nga maja birrës por natyrale, miell integral. Këtë panine mund ta mbushni me një filete mishi te tymosur duke e shoqëruar me kunguj te pjekur, rukola dhe domate. Shume i këshilluar është edhe fileto i salmonit i marinuar me agrume.

2. Nëse keni një aparat tretës dembel

Shqetësoheni nga  konstipacioni? Mund te preferoni te konsumoni një sandwich i përbëre nga buka e thekrës e cila është shume e pasur me fibra dhe vitamina evitoni bukën e bardhe dhe ushqimet me shume kripe.

3. Nëse ju pret një pasdite stresuese

Ne këtë rast ju duhen energji dhe një doze e mire humori. Një panine me miell misri është ajo qe bën për ju te cilën mund ta mbushni me feta roastbeef, gjethe te ndryshme sallate dhe pak mustarde.

4. Nëse jeni vegjetarian

Preferoni një panine krokante me miell integral dhe synoni ta mbushni me kunguj te marinuara, djathë, gjethe mente dhe domate te thara. Nëse dëshironi ti shtoni një konsistence me kremoze mund te zgjidhni pate ullinjsh te zi.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: MENYRA PANINE SHENDETI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved